
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe përballet me drejtësinë me fakte, me prova, ndjek procesin, shkon në seancë, gjen dëshmitarët për t’u mbrojtur. Ka nga ata që pranojnë fajin, bëjnë gjykim të shkurtuar, e mbyllin shpejt procesin. Ka raste që proceset vazhdojnë, por kryesorja është përballja me drejtësinë. Përballja me prokurorët në gjykatë. Në qoftë se ata të ngrenë një akuzë, kanë faktet dhe provat e tyre, ti duhet të çosh dëshmitarët për të rrëzuar ato fakte dhe prova dhe të vërtetosh se je i pafajshëm. Kështu ndodh në drejtësi. Por kjo nuk po ndodh me Erion Veliajn.
Ka një vit që është çuar dosja në gjykatë dhe procesi gjyqësor duhet theksuar se ende s’ka filluar. Nuk po thirren dëshmitarët, shtyhet procesi, janë ndërruar dhjetëra avokatë, pastaj sëmuret i pandehuri avokati Plarent Ndreca, pastaj nuk shkon Erion Veliaj, nuk shkon një nga avokatët e një pale tjetër.
Kjo na tregon qartazi se ka një strategji për ta shtyrë procesin pambarimisht, për të mos zhvilluar seancat me pyetjet e dëshmitarëve. Dhe rasti i Erion Veliajt është ekzemplar. Është shembulli se si mund të mos gjykohesh dhe drejtësia të tërhiqet zvarrë me procedurat dhe teknikalitetet për të mos u gjykuar një i pandehur me 13 akuza të rënda penale.
Le të shohim rastet e tjera. Kemi Ilir Metën, i cili është arrestuar më 21 tetor 2024. Ilir Meta sot po gjykohet, po thërret dëshmitarë. Javë pas jave zhvillohen seanca gjyqësore. Pyeten, ka debate, ka prova, ka fakte, ka kundërshtime. Dhe megjithëse hetimi ndaj Ilir Metës nuk ka shkuar vetëm gjashtë muaj dhe nuk është çuar me hapësirën e parë ligjore në gjykatë, por janë zgjatur hetimet ndaj Ilir Metës në momentin pasi është arrestuar për llogari të SPAK-ut pas vendimit të gjykatës. Një proces që ecën në drejtësi me problematikat, akuzat që ka Ilir Meta, me problematikat e Monika Kryemadhit, të pandehurve të tjerë, dëshmitarëve, por zhvillohen seancat.
Nga ana tjetër, gjyqi ndaj Sali Berishës. Një gjyq që zhvillohet, seanca korrekte, dëshmitarë, persona që thirren, së fundi qe ish-ministri Ylli Pango, njerëz që mbajnë qëndrime, duan që procesi të ecë, të çohet deri në fund. SPAK ka akuzat e tij, palët e akuzuara kanë faktet dhe provat e tyre dhe procesi ecën.
Edhe Ilir Beqaj, i cili ka dy procese, te njëri qëndron në kafaz, te tjetri jashtë. Proceset e tij gjyqësore po ecin. I vetmi që nuk po zhvillon proces gjyqësor, pas 1 viti që është dorëzuar dosja në gjykatë, por shtyn pambarimisht seancat, është Erion Veliaj. Shokë partie, jo qelie, por nuk janë njësoj në sistem drejtësie. Erion Veliaj duket më i përkedheluri, do ta tërheqë zvarrë procesin e tërheq, prej gati një viti e shohim çdo javë apo çdo dy javë.
Gjoja me historinë e kafazit, që CNA e ka sqaruar vendimin e Strasburgut, nuk shkon në seanca. Është ish-presidenti Ilir Meta, atje ndodhet në kafaz dhe nuk flet. Ka filluar të bëjë betejën me drejtësinë, jo të grindet apo të gjejë skema dhe teknikalitete. Pasi mirë apo keq, nuk ka diskutim që Ilir Meta është më burrë se Erion Veliaj. Të paktën përpara drejtësisë, ndoshta dhe për shumë gjëra të tjera.
Ilir Meta ka vendosur të shkojë të përballet me drejtësinë. Jo t’i shtyjë seancat dhe të bëjë rolin e një karagjozi, palaçoje, frikacaku, të një klouni publik. Ka zgjedhur të jetë dinjitoz. Sali Berisha shkon në gjykatë, dëshmitarët e tij thirren, palët shkojnë, avokatët zhvillojnë seancat. Diferencë shumë e madhe me atë çfarë thotë jashtë kur del apo çfarë thonë kur dalin nga gjykata. Brenda në seancë janë korrektë, gjyqet po zhvillohen.

Ndërsa për Erion Veliajn, nuk zhvillohet gjyqi. E zë rrufa Plarent Ndrecën, apo i bien qurret, popullorçe, të pandehurin e SPAK-ut, avokatin e Zdromsit, nuk zhvillohet seanca. Por u shtynë gjyqet muaj e muaj të tërë merr një avokat, ik një avokat, sill një avokat, fut një avokat. Meselera me xhixhilera.
Një njeri që është me kurajë, i ndershëm dhe i pastër, shkon dhe përballet me drejtësinë me procedurën. Në qoftë se ka bërë dhe ndonjë gabim do të fitonte shumë më tepër pikë po të qëndronte dinjitoz përballë gjykatës.
Pa folur pastaj të kishte burrërinë të merrte përsipër gabimet e tij, fajet e tij, ndoshta dhe të çlironte nga akuza bashkëshorten, biznesmenët dhe këdo tjetër që ndoshta po e tërheq zvarrë ky proces gjyqësor që në fakt është zvarritja që po bën Erion Veliaj me sistemin e drejtësisë.
Zdromsi nuk do që të bëhet gjyqi dhe gjyqi nuk po bëhet, por po zvarritet./CNA
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në seancën e sotme në...
SHBA-ja ka vendosur të zgjasë emergjencën kombëtare për Ba...
Ministria e Financave i ka kthyer përgjigje Shoqatës Kombë...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administ...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Transporti publik urban brenda qyteteve do të jetë i përja...
Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme Librazhdin. Sipas ra...
Spitali Rajonal Durrës ka reaguar pas situatës së krijuar ...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ditën e sotme gjatë zhv...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në ...
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit mes kreut...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Sot në GJKKO po zhvillohet seanca ndaj kreut të Partisë së...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...