web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria italiane hap hetim për vrasje të paqëllimshme të aktorit Gjergji Lala

24 Qershor 2026, 19:31, Aktualitet CNA

Prokuroria italiane hap hetim për vrasje të paqëllimshme të

Zyra e Prokurorisë në Romë ka njoftuar se ka hapur një hetim për vrasje të paqëllimshme të aktorit të mirënjohur shqiptar Gjergji Lala.

Siç bëhet me dije nga media italiane “Corriere della Serra”, padia është bërë nga fëmijët e artistit.

"Babai ynë vdiq para syve tanë, pa bërë askush asgjë për ta ndihmuar",-thuhet në padi.

Gjergji Lala u ndërroi jetë më datë 16 qershor  në moshën 79-vjeçare në një spital në Itali, ku po trajtohej pas një sëmundjeje me të cilën po përballej prej kohësh.

Lala u lind më 6 dhjetor të vitit 1947 në Lushnjë. Ai njihet për rolet e shumta në teatër dhe film, ndërsa më i spikaturi ishte interpretimi në rolin e Mihal Gramenos në filmin shqiptar “Liri a vdekje”./CNA





Lajmet e fundit nga