web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrebeshe shiu dhe breshër në disa qytete/ Kapriçot e motit në vend

24 Qershor 2026, 20:49, Aktualitet CNA

Pasditen e sotme një pjesë e territorit të vendit është përfshirë nga rrebeshe të forta shiu.

Rreshje të cilat në disa qytete kanë shkaktuar dhe problematika.

Konkretisht në qytetin e Elbasanit rreshjet e dendura të shiut kanë sjellë dhe vështirësi në qarkullimin rrugor si dhe shkarkesa të shumta rrufesh.

Ndërsa në qyetin e Gramshit krahas rrebesheve të shiut, pasditen e sotme ka rënë dhe breshër. Banorët tregojnë se breshëri ka rënë vetëm për pak minuta, por ka shkaktuar dëme të mëdha në prodhimin e tyre bujqësor.

Rrebeshe shiu dhe breshër në disa qytete/ Kapriçot e motit

Po ashtu dhe qyteti i Korçës është përfshirë nga rrebeshet e shiut.

Gjithashtu dhe kryeqyteti është përfshirë nga reshje të shumta shiu pasditen e sotme.





Lajmet e fundit nga