Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon "Sori-Al": Futen ushqime nga jashtë
Kompania "Sori-Al" ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 k...

Prokuroria e Elbasanit ka vendosur masa sigurimi ndaj 6 funksionarëve publikë të dyshuar për abuzime me fondet e skemës së ndihmës ekonomike. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, falsifikim dokumentesh dhe hyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike.
Sipas hetimeve, në një njësi administrative të qarkut Elbasan janë përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike familje që nuk plotësonin kriteret ligjore, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 12.5 milionë lekësh. Hetimi nisi pas kallëzimit të një qytetari në prill 2025.
Prokuroria njofton se të dyshuarit A.Ç, N.B, A.Ç, G.S, L.K, M.K, kanë marrë statusin e të pandehurit dhe çështja do të dërgohet për gjykim.
Njoftimi i Prokurorisë së Elbasanit
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u caktuan dhe u ekzekutuan masat e sigurimit ”Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga nenet 234, 242 të KPP, ndaj gjashtë funksionarëve të shtetit, A.Ç, N.B, A.Ç, G.S, L.K, M.K, përkatësisht me detyrë Administrator Shoqëror, Postier, Drejtor Drejtorie në Bashki, specialistë në Drejtorinë Rajonale, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, ”Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Hyrje e paautorizuar kompjuterike” e parashikuar nga neni 248 dhe 25, 135, 186/2 , 192/b i Kodit Penal.
Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve do të dërgohet për gjykim pasi i është njoftuar akuza dhe kanë marrë statusin e të pandehurit.
Hetimet mbi procedimin penal nr.395, datë 24.04.2025, nisën mbi bazën e kallëzimit të një qytetari i cili pretendonte se abuzohej me skemën e ndihmës ekonomike, duke marrë shkas nga rasti i familjarëve të tij.
Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim më Seksionin për hetimin e krimit ekonomik/financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kryen një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, duke nxjerrë në pah abuzimet me fondet shtetërore sa i përket skemës së ndihmës ekonomike, në nivele nga Njësia administriative-Qytet-Qarku Elbasan. Hetimi është shtrirë vetëm në një Njësi Administrative të qarkut Elbasan, për periudhën Tetor 2024-Korrik 2025 dhe ka rezultuar një dëm ekonomik përafërsisht në vlerën 12 500 000 (dymbëshjetë milion e pesëqind mijë) lekë të reja. Kjo ka ardhur si pasojë e përfshirje në skemën e ndihmës ekonomike pa të drejtë të familjeve përfituese që nuk plotësonin kriteret ligjore për përfitim. Pas fillimit të hetimit penal, numri i familjeve përfituese është ulur, konkretisht nga 320 familje përfituese në 110 familje.
Në kuadër të këtij procedimi penal u arrit të provohet se funksionarët shtetërorë në bashkëpunim midis tyre, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke mos administruar dokumentacionin e kërkuar, duke rritur fiktivisht numrin e familjeve përfituese, duke përvetësuar pa të drejtë shuma monetare si dhe duke mos ushtruar një kontroll efekt në mënyrë që të ndalohej kjo veprimtari e paligjshme.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, shpreh angazhimin për hetimin me përparësi të grupveprave që lidhen me krimet financiare në sferën publike dhe private si dhe i bën thirje shtetasve që të denoncojnë çdo lloj akti apo abuzim me detyrën të çdo funksionari publik me qëllim vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale./ CNA
Kompania "Sori-Al" ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 k...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes së Ko...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Policia e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me helmi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka dhënë një de...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka denoncuar një tjetër...
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë në Sa...
Mëngjesin e kësaj të enjteje kryeministri Edi Rama e ka ni...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Në ditën e 25-të të protestës një pjesë e qytetarëve të pr...
Politologu Afrim Krasniqi në një dalje televizive teksa ka...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Për më shumë se dy orë, qytetarët vijojnë të protestojnë p...
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...
Pasditen e sotme një pjesë e territorit të vendit është pë...
Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...