Rama i nxjerr “simpatizantes” së Iranit foton me kryeshërbëtorin famëkeq të Ajatollahëve
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me ndërhyrjen në Banjat e Bënjës, duke i cilësuar ato si një shkatërrim të një prej pasurive natyrore dhe turistike më të çmuara të vendit.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Zhupa ka publikuar video nga betonizimi dhe shkatërrimi dhe shprehet se po shpenzohen rreth 2 milionë euro fonde publike për një projekt që po dëmton ekosistemin dhe identitetin natyror të zonës.
Sipas saj, kjo është hera e dytë që qytetarët paguajnë për ndërhyrje në Bënjë, pasi edhe investimi i mëparshëm, me vlerë rreth 200 mijë euro, rezultoi i pasuksesshëm.
Zhupa kërkon transparencë dhe përgjegjësi për përdorimin e fondeve publike, duke theksuar se Banjat e Bënjës kanë nevojë për mbrojtje dhe menaxhim të kujdesshëm, jo për betonizim dhe ndërhyrje që rrezikojnë të dëmtojnë një pasuri të pazëvendësueshme natyrore.
Reagimi i plotë:
2 milion euro nga FSHZH, për të shkatërruar me paratë e qytetarëve një nga pasuritë natyrore më të çmuara të Shqipërisë është skandaloze!
Këtë video ma ka dërguar një qytetar, i cili denoncon gjendjen alarmante dhe dëmet që po i bëhen Banjave të Bënjës, një prej perlave më të rralla natyrore dhe turistike të vendit.
Qytetari më informon se çdo kishte pushues me fraktura apo lëndime që dërgoheshin në spitalin e Përmetit, pasi rrëzoheshin në atë zonë, deri sa Banjat u mbyllën javën e kaluar.
Burimet termale, kanionet e Langaricës dhe peizazhi unik kanë qenë për dekada një destinacion i veçantë për vizitorët shqiptarë e të huaj, një pasuri që duhej mbrojtur dhe promovuar, jo betonizuar dhe shkatërruar.
Më e rënda është se kjo është hera e dytë që qytetarët paguajnë për të njëjtën histori dështimi. Punimet e mëparshme kushtuan rreth 200 mijë euro, por rezultatet në terren nuk kishin asnjë lidhje me projektin e prezantuar. Fotot e projektit dhe ato të zbatimit janë si nata me ditën. Paratë u shpenzuan, por investimi dështoi.
Në vend që ti kërkohej llogari për atë dështim dhe të coheshin letrat para drejtësise, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi një tender tjetër me objekt “Ndërhyrje e integruar për fuqizimin e potencialit turistik në zonat natyrore, Rajoni 4: Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik”, me fond limit plot 2 milion euro.
Në vend të ruajtjes së natyrës, po ndërhyhet në mënyrë agresive në një ekosistem unik. Pamjet flasin për një punim betoni, shkatërrues për vendin.
Kjo nuk është ndërhyrje restauruese, as ndërhyrje e studiuar në harmoni me eko sistemin. Kjo është shpërdorim fondesh publike, mungesë përgjegjshmërie dhe një tjetër shembull se si pasuritë natyrore të Shqipërisë trajtohen si pronë pa zot. Fillimisht paguajmë për një projekt që nuk realizohet siç duhet, pastaj paguajmë sërish për të korrigjuar dështimin, ndërsa në fund natyra del më e dëmtuar se më parë.
Banjat e Bënjës nuk kanë nevojë për beton, kanë nevojë për mbrojtje, menaxhim të kujdesshëm dhe investime që respektojnë natyrën, historinë dhe identitetin e tyre.
Kush do të mbajë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar? Kush do të japë llogari për qindra milionë lekë të shpenzuara, ndërsa një pasuri e pazëvendësueshme natyrore po degradohet para syve tanë? /CNA
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Policia e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me helmi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka dhënë një de...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka denoncuar një tjetër...
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë në Sa...
Mëngjesin e kësaj të enjteje kryeministri Edi Rama e ka ni...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Në ditën e 25-të të protestës një pjesë e qytetarëve të pr...
Politologu Afrim Krasniqi në një dalje televizive teksa ka...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Për më shumë se dy orë, qytetarët vijojnë të protestojnë p...
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...
Pasditen e sotme një pjesë e territorit të vendit është pë...
Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Zyra e Prokurorisë në Romë ka njoftuar se ka hapur një het...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Një tufë dhish është goditur nga një rrufe e fuqishme në f...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...