Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një ...

Kompania "Sori-Al" ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kursantëve të Akademisë së Sigurisë.
Sipas kompanisë, gjatë monitorimeve të kryera janë dokumentuar raste të futjes dhe konsumimit në ambientet e Akademisë së Sigurisë të produkteve ushqimore të porositura jashtë sistemit të furnizimit të kontraktuar. Ky element, sipas “SORI-AL”, duhet të jetë pjesë e hetimit të institucioneve kompetente, pasi mund të përbëjë një faktor që kërkon verifikim.
Në deklaratë ngrihen gjithashtu shqetësime lidhur me kushtet higjieno-sanitare gjatë konsumimit të ushqimit. Sipas “SORI-AL”, janë konstatuar mungesa të disa elementëve bazë, si mundësia për larjen e duarve me ujë të ngrohtë dhe detergjent para vakteve. Gjithashtu, kompania vëren se studentët në shumë raste konsumojnë ushqimin menjëherë pas përfundimit të stërvitjes.
Deklarata e plotë e "Sori-Al"
Në vijim të deklaratave tona të mëparshme dhe duke mbetur plotësisht të angazhuar për transparencë dhe bashkëpunim me institucionet, Shoqëria “SORI-AL” Sh.p.k. ndjen detyrimin të reagojë lidhur me publikimet në portale të bëra gjatë ditës së sotme për një ngjarje të re të raportuar pranë Akademisë së Sigurisë.
Që nga momenti i marrjes dijeni për shqetësimet shëndetësore të raportuara, përfaqësuesit e shoqërisë kanë ndjekur nga afër situatën, duke qëndruar në kontakt me autoritetet përgjegjëse dhe duke u interesuar vazhdimisht për gjendjen shëndetësore të studentëve, të cilët, sipas informacionit të marr, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë rikthyer të gjithë në ambientet e Akademisë së Sigurisë.
Kjo është hera e dytë që raportohet një episod i tillë në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Pikërisht për këtë arsye, edhe pas ngjarjes së muajit maj, Shoqëria “SORI-AL” Sh.p.k mori masa të shtuara kontrolli dhe monitorimi të proçesit të prodhimit, transportit, shpërndarjes dhe konsumimit të ushqimit, duke forcuar autokontrollin dhe mbikëqyrjen në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor.
Në kuadër të këtij monitorimi janë konstatuar dhe dokumentuar raste të futjes dhe konsumimit në ambientet e Akademisë të produkteve ushqimore të porositura nga jashtë sistemit të furnizimit të kontraktuar. Ky është një element faktik, i dokumentuar nga ana jonë, i cili, sipas vlerësimit tonë, duhet të jetë pjesë e hetimit objektiv të institucioneve kompetente, pasi çdo ushqim i konsumuar jashtë zinxhirit të kontrolluar të furnizimit mund të përbëjë një faktor që duhet të verifikohet.
Shoqëria “SORI-AL” përgatit dhe shpërndan çdo ditë mbi 1.000 racione ushqimore, duke operuar prej më shumë se 23 vitesh në sektorin e kateringut për entet publike. Gjatë gjithë kësaj periudhe aktiviteti, kompania ka ndërtuar reputacionin e saj mbi respektimin e standardeve të sigurisë ushqimore dhe nuk është përballur më parë me episode të ngjashme të përsëritura në një interval kaq të shkurtër kohor. Ky fakt e bën edhe më të domosdoshme që çdo rrethanë të analizohet në mënyrë të plotë, profesionale dhe pa paragjykime. Në këtë kuadër, i bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të Akademisë së Sigurisë që, krahas hetimit të kësaj ngjarjeje, të forcojnë monitorimin e respektimit të rregullave për konsumimin e ushqimit brenda institucionit, duke garantuar që të mos futen dhe konsumohen produkte ushqimore nga burime të pakontrolluara.
Po ashtu, nga monitorimet dhe verifikimet e kryera nga stafi ynë gjatë ofrimit të shërbimit është konstatuar se procesi i konsumimit të ushqimit zhvillohet në kushte ku mungojnë disa elementë bazë të kushteve higjieno-sanitare, si mundësia për larjen e duarve me ujë të ngrohtë dhe detergjent përpara konsumimit të vakteve.
Gjithashtu, është vërejtur se në shumë raste studentët paraqiten për konsumimin e ushqimit menjëherë pas përfundimit të stërvitjes. Këto rrethana nuk paraqiten për të shmangur apo transferuar përgjegjësi, por për të evidentuar se siguria ushqimore është rezultat i funksionimit të të gjithë zinxhirit të sigurisë, duke përfshirë jo vetëm prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimit, por edhe mënyrën dhe kushtet në të cilat ai ruhet dhe konsumohet. Për këtë arsye, vlerësojmë se edhe këta faktorë duhet të jenë pjesë e hetimit dhe analizës objektive të institucioneve kompetente.
Shoqëria "SORI-AL" mbetet e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha institucionet kompetente dhe kërkon që edhe kjo ngjarje të hetohet mbi bazën e provave shkencore, epidemiologjike dhe laboratorike, pa nxjerrë përfundime të parakohshme dhe pa dëmtuar padrejtësisht reputacionin e një kompanie që prej më shumë se dy dekadash operon në këtë sektor.
Shoqëria “SORI-AL” mbetet në pritje të rezultateve të analizave laboratorike të kampioneve të marra nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si dhe të analizave të kryera, me iniciativën e saj dhe në mënyrë të pavarur, pranë një laboratori tjetër të akredituar, në kuadër të sistemit të autokontrollit. Shoqëria “SORI-AL” sh.p.k.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes së Ko...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Policia e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me helmi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka dhënë një de...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka denoncuar një tjetër...
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë në Sa...
Mëngjesin e kësaj të enjteje kryeministri Edi Rama e ka ni...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Në ditën e 25-të të protestës një pjesë e qytetarëve të pr...
Politologu Afrim Krasniqi në një dalje televizive teksa ka...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Për më shumë se dy orë, qytetarët vijojnë të protestojnë p...
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...
Pasditen e sotme një pjesë e territorit të vendit është pë...
Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...