web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga dosja e tërmetit tek pasuria/ Gjyqtarja që iu bëri “dush të ftohtë” prokurorëve

8 Nëntor 2020, 12:14, Vetingu CNA

Gjyqtarja Vjollca Spahiu ende nuk është përzgjedhur për të kaluar në fitrat e Vettingut.

Një pjesë të madhe të karrierës ajo e ka të përqëndruar në Kukës dhe pjesën tjetër në Tiranë, në Gjykatën e Fakt.

Përveç pasurisë së saj, CNA.al do të risjellë në vëmendje edhe disa raste që ajo ka gjykuar.

Një prej tyre është dosja e tërmetit që ka çuar në shpërthimin e gjyqtares ndaj Prokurorisë.

Në Janar këtij viti, gjyqtarja Spahiu konsideroi të paligjshme disa prej arrestimeve të Prokurorisë dhe vendosi lirimin nga qelia për 23 nga 30 të ndaluarit për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ajo kritikoi hetimin e Prokurorisë së Tiranës si të paqartë dhe të paplotë në lidhje me disa prej akuzave të ngritura ndaj të ndaluarve për dëmet e tërmetit në rrethinat e Tiranës dhe në Bashkinë e Vorës.

Sipas saj mungonin aktet e ekspertimit për cilësinë e hekurit apo betonit dhe për këtë arsye u kërkoi prokurorëve Erion Imeraj dhe Alket Mersini që të përfundojnë hetimet e të “kopsisin dosjen”.

Një tjetër dosje në duar të gjyqtares ka lidhje me një denoncim të Partisë Demokratike, për Agim Kajmakun, ish kryebashkiakun e Vorës, i cili kishte fshehur dënimin në Greqi, ku ishte kapur duke qarkulluar me monedha të falsifikuara.

Ndërsa në aspektin e pasurisë gjyqtarja e nis me kredi që në deklarimin e parë dhe deri tek i fundit që në këtë rast përkon me vitin 2018.

Ashtu si për të gjithë gjyqtarët CNA.al, edhe për gjyqtaren Vjollca Spahiu, do të zbardhë deklaratat e pasurisë që do të kalojnë në Vetting.

Gjyqtarja Spahiu, të ardhurat i ka nga paga e saj dhe e bashkëshorti, por edhe nga qiratë e një banesë fillimisht dhe të një dyqani, përgjatë gjithë viteve.

Sipas asaj që deklaron gjyqtarja rezulton të ketë një apartament me sipërfaqe 41.2 m2 me vlerë 1 000 000 lekë si dhe një shtëpi banimi me sipërfaqe 75 m2, ndërtuar në vitin 2000 me vlerë 3 000 000 lekë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Vjollca Spahiu.

Viti 2003

Autoveturë Benz, 800 000 lekë.

Depozitë bankare 2 000 000 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 61 600 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 65 000 lekë.

Shlyerje kredie me afat 25 vjeçar 2 000 000 lekë.

Viti 2004

Shtëpi banimi me sip 75 m2, ndërtuar në vitin 2000 ,e vlerë 3 000 000 lekë.

Depozitë bankare 2 450 000 lekë.

Kredi 2 000 000 lekë për blerje banese. Pa shlyer 1 914 500.

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 760 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 900 000 lekë.

Të ardhura nga interesa të depozitës bankare, 100 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues për periudhën 1998 -2003, 1 800 000 lekë.

Paga , shpërblime të bashkëshortit për periudhën 1998 -2003, 3 000 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në kohën e luftës së Kosovës, 14 640 dollarë.

Viti 2005

Shtuar, gjendja kesh 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga dyqani me sip 53 m2, 63 300 euro. (nuk kuptohet qartë çfarë ka shkruar).

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 800 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 1 200 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e banesës në Tiranë, 360 000 lekë.

Kredi në shumën 40 000 euro. Pa shlyer 37 450 euro.

Kredi 2 000 000 lekë për blerje banese. Pa shlyer 1 800 500 lekë.

Viti 2006

Shtesa të krijuara nga pagat, 440 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e banesës në Tiranë, 360 000 lekë.

Të ardhura nga dyqani me sip 53 m2, 330 000 lekë.

Shpenzime, 130 000 lekë.

Kesh në banesë 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 840 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 1 000 000 lekë.

Kredi në shumën 40 000 euro. Pa shlyer 31 250 euro.

Kredi 2 000 000 lekë për blerje banese. Pa shlyer 1 686 500 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 840 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e banesës në Tiranë, 360 000 lekë.

Të ardhura nga dyqani me sip 53 m2, 360 000 lekë.

Kredi 2 000 000 lekë për blerje banese. Pa shlyer 1 572 500 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 850 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga dyqani me sip 53 m2, 240 000 lekë.

Kredi 2 000 000 lekë për blerje banese. Pa shlyer 1 448 500 lekë.

Kredi 1 000 000. Pa shlyer 895 000 lekë.

Viti 2009

Gjendje cash, 850 000 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 900 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 1 450 000 lekë.

Të ardhura nga dyqani me sip 53 m2, 360 000 lekë.

Kredi 2 000 000 lekë për blerje banese. Pa shlyer 1 344 500 lekë.

Kredi 1 000 000. Pa shlyer 643 000 lekë.

Viti 2010

Shitur ap, 73 m2 me vlerë 3 227 850 lekë.

Blerë ap me sip 41.2 m2 me vlerë 1 000 000 lekë.

Kesh në banesë, 1 400 000 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 950 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga dyqani me sip 53 m2, 540 000 lekë.

Kredi 2 000 000 lekë për blerje banese. Pa shlyer 1 597 950 lekë.

Kredi 1 000 000. Shlyer.

Kredi, 2 200 000. Pa shlyer 2 110 650 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 950 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 480 000 lekë.

Të ardhura nga dyqani me sip 53 m2, 700 000 lekë.

Kredi 2 000 000 lekë për blerje banese. Pa shlyer 1 531 165 lekë.

Kredi, 2 200 000. Pa shlyer 1 748 980 lekë.

Viti 2012

Blerje Benzi ML 270 me vlerë 600 000 lekë.

Të ardhura nga pensioni I bashkëshortit, 287 994 lekë.

Të ardhura nga dyqani me sip 53 m2, 600 000 lekë.

Kredi 2 000 000 lekë për blerje banese. Pa shlyer 1 417 165 lekë.

Kredi, 2 200 000. Pa shlyer 1 843 253 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 1 117 640 lekë.

Të ardhura nga pensioni i bashkëshortit, 321 600 lekë.

Të ardhura nga dyqani me sip 53 m2, 240 000 lekë.

Kredi 2 000 000 lekë për blerje banese. Vijon.

Kredi, 2 200 000. Vijon.

Viti 2014

Kesh, 300 000 lekë.

Benzi për skrap 100 000 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 1 355 837 lekë.

Të ardhura nga pensioni i bashkëshortit, 327 600 lekë.

Të ardhura nga dyqani me sip 53 m2, 720 000 lekë.

Kredi 2 000 000 lekë për blerje banese. Vijon.

Kredi, 2 200 000. Vijon.

Viti 2015

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 1 303 781 lekë.

Të ardhura nga pensioni i bashkëshortit, 327 600 lekë.

Të ardhura nga dyqani me sip 53 m2, 612 000 lekë.

Kredi 2 000 000 lekë për blerje banese. Vijon.

Kredi, 2 200 000. Vijon.

Viiti 2016

Shtuar kesh,200 000 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 1 284 449 lekë.

Të ardhura nga pensioni i bashkëshortit, 334 731 lekë.

Të ardhura nga dyqani me sip 53 m2, 612 000 lekë.

Kredi 2 000 000 lekë për blerje banese. Vijon.

Kredi, 2 200 000. Vijon.

Viti 2017

Llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortit, 143 675 61 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 1 679 793 lekë.

Të ardhura nga pensioni i bashkëshortit, 621 441 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si specialist në Shërbimin e provës, Tiranë, 473 634 lekë.

Të ardhura nga dyqani me sip 53 m2, 612 000 lekë.

Kredi 2 000 000 lekë për blerje banese. Vijon.

Kredi, 2 200 000. Vijon.

Viti 2018

Llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortit, 159 458 52 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtare, 1 376 774 lekë.

Të ardhura nga pensioni i bashkëshortit, 631 316 lekë.

Të ardhura nga dyqani me sip 53 m2, 612 000 lekë.

Të ardhura si eksperte trajnuese tek Urdheri i Psikologut, 102 920 lekë.

Kredi 2 000 000 lekë për blerje banese. Vijon.

Kredi, 2 200 000. Vijon./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga