web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në 9 vite, gjyqtarja u bë me 3 apartamente/ Pasuria e pedagoges së Magjistraturës

5 Nëntor 2020, 13:54, Vetingu CNA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur hetimin për gjyqtaren Tereza Merkaj, që në Mars të këtij viti.

Merkaj, e cila rezulton me një profil të ulët publik, e palakuar në aspektin profesional, e ka ushtruar profesionin e gjyqtares në Elbasan dhe më pas në Tiranë.
Gati një vit më parë, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi komandimin e Tereza Lani (Merkaj) si pedagoge e brendshme, në Departamentin e Formimit Fillestar, të Shkollës së Magjistraturës.

Thënë më qartë do të shërbejë për të formësuar gjyqtarë dhe prokurorë të rinj, që do kalojë nga Magjistratura.
Gjyqtarja është bashkëshortja e Drejtorit të Departamentit të Kufirit të Migracionit, Eduart Merka, i cili në fillim të këtij u konfirmua në detyrë, duke kaluar me sukses Vettingun.

Ashtu si për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e vendit, CNA.al ka zbardhur edhe pasurinë e gjyqtares Tereza Merkaj, ku ndër vite bie në sy blerja e pasurive të patundshme dhe të tundshme e më pas shitja e tyre.Pautundshmëri gjyqtarja deklaron një apartament 1+1 me sipërfaqe 65 m2 , në Tiranë me vlerë 5 000 000 lekë, një tjetër apartament blerë në vitin 2007, me sipërfaqe 34 m2, me vlerë 1 100 000 lekë, të cilin e ka shitur në vitin 2009 për 2 400 000 lekë, pra dyfish më shtrenjtë.

Po në vitin 2009 ka blerë apartament me sipërfaqe 51.25 m2 me vlerë 3 971 875 lekë. Dy vite më vonë, në 2011, sërish ka blerë një apartament të tretë me sipërfaqe 88 82 m2 dhe me vlerë 5 329 200 lekë.
Ndërkohë ajo deklaron një kredi 32 000 dhe disa hua pa interes të marra nga ajo dhe bashkëshorti.
Madje një shumë prej 1 300 000 lekë që gjyqtarja I kishte marrë hua, pas disa viteve deklaron se 700 000 lekë ua ka faluar huadhënësi mbessave.
Në formularët e deklarimit nuk janë të sqaruar të gjitha lëvizjes financiare, por mbi to të hedhin dritë hetimet e Vettingut.

Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë së gjyqtares Tereza Merkaj.
Viti 2003
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare 744 000 lekë.

Viti 2004
Ap 1+1 me sip 65 m2 , në Tiranë me vlerë 5 000 000 lekë.
Kredi për blerje ap në shumën 32 000 euro.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Durrës dhe Elbasan 805 086 lekë dhe 760 824 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, 480 000 lekë.

Viti 2005
Depozitë bankare e bashkëshortit 300 000 lekë.
Kredi për blerje ap në shumën 32 000 euro. Vijon.

Viti 2006
Gjendje cash 250 000 lekë.
Automjet Opel në emër të bashkëshortit, 50 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, 540 000 lekë.
Kredi për blerje ap në shumën 32 000 euro. Pa shlyer 24 200 euro.

Viti 2007
Gjendje cash 50 000 lekë.
Tjetërsim në shitje i automjetit Opel nga bashkëshorti me vlerë 250 000 lekë.
Blerë Ford Fiesta në emër të bashkëshortit, 200 000 lekë.
Blerë ap me sip 34 m2, me vlerë 1 100 000 lekë.
Shtuar të ardhurat nga puna me kohë të pjesshme e bashkëshortit si përkthyes, 30 000 lekë në muaj.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare nëe Elbasan 827 283 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, 540 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si përkthyes, 360 000 lekë.
Kredi për blerje ap në shumën 32 000 euro. Pa shlyer 20 300 euro.
Hua e marrë nga bashkëshortit në shumën 1 000 000 lekë.

Viti 2008
Gjendje cash 250 000 lekë.
Shitur Ford Fiesta 250 000 lekë.
Blerë Benz 300 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare nëe Elbasan 914 737 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, 732 000 lekë.
Kredi për blerje ap në shumën 32 000 euro. Pa shlyer 16 400 euro.
Hua e marrë nga bashkëshortit në shumën 1 000 000 lekë.

Viti 2009
Gjendje cash 200 000 lekë.
Shitur, Ap, garsionere me sip 34 m2 me vlerë 2 400 000 lekë.
Blerë ap me sip 51.25 m2 me vlerë 3 971 875 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ap , 20 000 lekë dhe 90 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare nëe Elbasan 1 023 444 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, 831 569 lekë.
Kredi për blerje ap në shumën 32 000 euro. Pa shlyer 12 260 euro.
Hua e marrë nga bashkëshortit në shumën 1 000 000 lekë.
Kontratë huaje pa interes, 1 300 000 lekë.
Kontratë huamarrje 2 400 000 lekë.

Viti 2010
Gjendje cash 260 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ap. 360 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 1 060 723 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, 1 070 700 lekë.
Kredi për blerje ap në shumën 32 000 euro. Pa shlyer 8 120 euro.
Hua e marrë nga bashkëshortit në shumën 1 000 000 lekë.
Kontratë huaje pa interes, 1 300 000 lekë. Pa shlyer 1 100 000 lekë.

Viti 2011
Gjendje cash 300 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ap. 360 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e një tjetër ap, 95 000 lekë.
Blerë ap me sip 88 82 m2 me vlerë 5 329 200 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 1 070 83 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, 1 096 230 lekë.
Kredi për blerje ap në shumën 32 000 euro. Vijon.
Hua e marrë nga bashkëshortit në shumën 1 000 000 lekë.
Kontratë huaje pa interes, 1 300 000 lekë. Pa shlyer 900 000 lekë.
Hua e marrë nga bashkëshortit në shumën 5 000 000 lekë.

Viti 2012
Gjendje cash 200 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ap. 412 500 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e një tjetër ap, 350 000 lekë.
Shitur automjeti 3 500 euro.
Blerë automjeti 4 000 euro.
Shitur ap i blerë një vit më parë 5 500 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 864 107 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, 846 850 lekë.
Kredi për blerje ap në shumën 32 000 euro. Vijon.
Hua e marrë nga bashkëshortit në shumën 1 000 000 lekë.
Kontratë huaje pa interes, 1 300 000 lekë. Pa shlyer 800 000 lekë.

Viti 2013
Gjendje cash 30 000 lekë.
Pagesë nuk dihet se për çfarë 2 300 euro.
Pagesë për spitalin amerikan, paketë lindjeje, 100 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ap. 360 000 lekë.
Të ardhura për shkak të një aksidenti nga sigurimet, 498 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 787 820 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, 854 894 lekë.
Kontratë huaje pa interes, 1 300 000 lekë. Pa shlyer 800 000 lekë.
Hua e marrë nga bashkëshortit në shumën 1 000 000 lekë.

Viti 2014
Të ardhura nga qiraja e ap. 340 500 lekë.
Gjendje 451 07 lekë.
Gjendje e llogarisë së bashkëshortit, 10 437 24 lekë.
Gjendje cash 300 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare 954 714 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, 1 482 819 lekë.
Kredi për blerje ap në shumën 32 000 euro. Pa shlyer 16 090 24 euro.
Kontratë huaje pa interes, 1 300 000 lekë. Pa shlyer 700 000 lekë.
Hua e marrë nga bashkëshortit në shumën 1 000 000 lekë.

Viti 2015
Gjendja e llogarisë së pagës së subjektit deklarues 283 66 lekë.
Gjendje e llogarisë së pagës së bashkëshortit, 283 66 lekë.
Gjendje cash 450 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare 1 087 860 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, 1 827 433 lekë.
Kontratë huaje pa interes, 1 300 000 lekë. Pa shlyer 700 000 lekë. Por këtë shumë huadhënësi deklaron se ua ka fal mbesave të tij.
Shtesë kontrate për kredinë 32 000 euro. Pa shlyer shuma 13 494 78 euro.

Viti 2016
Të ardhura nga qiraja e ap. 180 000 lekë.
Gjendja e llogarisë së pagës së subjektit deklarues 326 31 lekë.
Gjendje e llogarisë së pagës së bashkëshortit,914 93 lekë.
Gjendje cash 300 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare 1 109 940 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, 1 178 768 lekë.
Kredi për blerje ap në shumën 32 000 euro. Pa shlyer 10 525 12 euro.

Viti 2017
Të ardhura nga qiraja e ap. 157 500 lekë.
Gjendja e llogarisë së pagës së subjektit deklarues 18 994 90 lekë.
Gjendje e llogarisë së pagës së bashkëshortit 93 76 lekë.
Shitur automjeti 9 000 euro.
Depozitë bankare nbë emër të bashkëshortit, 6 000 euro.
Gjendje cash 250 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare 1 127 840 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 350 149 lekë, 957 166 lekë dhe 156 033 lekë.
Kredi për blerje ap në shumën 32 000 euro. Pa shlyer 7 296 26 euro.

Viti 2018
Të ardhura nga qiraja e ap. 155 250 lekë.
Gjendja e llogarisë së pagës së subjektit deklarues 17 341 lekë.
Gjendje e llogarisë së pagës së bashkëshortit 0 66 lekë.
Depozitë bankare e bashkëshortit, 2075 euro.
Gjendje cash 380 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare dhe nga shkolla e magjistraturës, 1 189 079 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 576 840 lekë, 2 250 lekë dhe 1 263 104 lekë.
Kredi për blerje ap në shumën 32 000 euro. Pa shlyer 3 795 51 euro./CNA.al





Lajmet e fundit nga