web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokurori i “listës së zezë”, së Tahirit/ Mbi 80 000 euro apartament dhe 15 000 makinë

24 Tetor 2020, 12:27, Vetingu CNA

Në vitin 2016, Ministri i Brendshëm  në atë kohë  Saimir Tahiri i dërgoi Presidentit Bujar Nishani, një listë me 29 prokurorë dhe 16 gjyqtarë, të cilët sipas tij kanë shkelur ligjin dhe kanë abuzuar me vendimet.

Pjesë e ?listës së zezë? të Tahirit, ishte edhe Prokurori i Tiranës Etien Kapo.

Sipas Tahirit, prokurori Etien Kapo, ka kërkuar masën ?Detyrim paraqitjeje?, për një shtetas i cili ishte arrestuar në vitin 2014, ku iu gjetën dhe iu  bllokuan një armë e zjarrit pistoletë, me një krehër me një fishek, me 17 fishekë, pa leje. Ndërsa në banesë  iu gjetën një armë automatik kallashnikov, një krehër me 23 copë fishekë model 56 mm, një krehër me 20 copë fishekë model 56 mm, një mbajtëse fishekësh me 14 fishekë 9 mm manover dhe 8 fishekë manover pa kokë më të vegjel se 9 mm, një kuti syzesh me mbishkrimin ?Police?, brenda të cilës u gjet një krehër pistolete me 7 fishekë model 7.62 mm, 29 fishekë model 7.62 mm, 6 fishek manover model 56 mm, një fishek 9 mm me ngjyrë të zezë, 2 fishekë 6.35 mm, si dhe dy fishekë me ngjyrë gri metalizato, një dorezë metalike (përforcues grushti).

Ka qenë ky rast arsyeja që Tahiri, ka kërkuar marrjen e masave ndaj prokurorit Kapo.

Sa i përket pasurisë, prokurori Etien Kapo, fillimisht, pra në vitin 2003,  deklaron  një tokë, arë me sipërfaqe 970 m2, një Volsvagen, 4 900 000 lekë dhe një depozitë bankare 4 000 dollarë.

Pasuria e tij është shtuar në vitin 2007 me një apartament me sipërfaqe ndërtimi 147.52 m2 dhe  me vlerë 85 764 euro.

Po në të njëjtin vit, bashkëshortja  që punonte si oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krime të rënda dhe pedagoge në dy universitete private ka  blerë një automjet  Opel, 4 500 euro.

Dy vite më pas, prokurori Etien Kapo Subje ka blerë një automjet që kushtonte 15 000 euro.

Ndërsa dy fëmijëve të tij, prokurori thotë se u ka hapur llogari babi I bashkëshortes si dhuratë në shumat 1 000 euro dhe 500 euro.

Për me tepër detaje po sjellim deklaratat e pasurisë të prokurorit Etion Kapo.

Viti 2003

Tokë, arë me sip 970 m2.

Automjet Volsvagen me vlerë 4 900 000 lekë.

Depozitë bankare 4 000 dollarë.

Viti 2004

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 917 130 lekë.

Viti 2005

Shtesë në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 011 132 lekë.

Viti 2006

Gjendje cash, 500 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 005 468 lekë.

Viti 2007

Ap me sip ndërtimi 147.52 m2, me vlerë 85 764 euro.

Bashkëshortja  blerë Opel, 4 500 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 902 241 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 574 547 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësimdhënëse në privat, 38 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësimdhënëse në jë universitet privat, 458 euro.

Viti 2008

Hapur numër llogarie me vlerë, në emër të bashkëshortes Mirela Kostaqi, 2 932 euro.

Hapur numër llogarie në emër të djalit, me dhuratë nga babai i bashkëshortes, shumën 1 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 977 034 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 589 747 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësimdhënëse në privat, 106 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësimdhënëse në jë universitet privat, 57  240 lekë.

Viti 2009

Bashkëshortja ka shitur automjetin, 400 000 lekë.

Subjekti deklarues ka shitur makinën 5 000 euro.

Subjekti deklarues ka blerë automjet 15 000 euro.

Kursime të bashkëshortes, 400 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 980 407 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 930 060 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësimdhënëse në një universitet privat, 98 810 lekë.

Viti 2010

Hapur llogari bankare në emër të bashkëshortes 300 dollarë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 108 996 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 930 060 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësimdhënëse në jë universitet privat, 52 081 lekë.

Viti 2011

Hapur numër llogarie në emër të vajzës, me dhuratë nga babai i bashkëshortes, në shumën  500 euro.

Pakësuar llogaria e djalit me 500 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 108 996 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 601 567 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 065 997 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 831 019 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 049 700 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 843 720 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 201 865 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 1 209 581 lekë.

Bashkëshortja ka hapur llogari bankare në shumat 1 000 lekë dhe 100 000 lekë.

Viti 2015

Gjendje në llogarinë e subjektit deklarues, 549 66 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 279 226 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 835 097 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si prokurore në Krujë,  74 249 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 260 773 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si prokurore në Krujë, 1 027 344 lekë.

Kredi në shumën 3 250 000 në emër të babait të subjektit deklarues. Shlyer shuma  108 333 36 lekë. Pa shlyer 2 879 861 02 lekë.

Viti 2017

Shtuar depozita bankare me 6.18 dollarë.

Kursime, 100 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 296 456 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si prokurore në Krujë, 998 712 lekë.

Kredi në shumën 3 250 000 në emër të babait të subjektit deklarues. Shlyer shuma  108 333 36 lekë. Pa shlyer 2 771 527  66 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 314 340 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si prokurore në Krujë, 1 035 300 lekë.

Kredi në shumën 3 250 000 në emër të babait të subjektit deklarues. Shlyer shuma  108 326 lekë. Pa shlyer 2 663 200 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga