web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Berati, në Fier për të ardhur në Tiranë/ Prokurores i “mbin” 124 000 euro apartament

17 Tetor 2020, 12:11, Vetingu CNA

Prokurorja Elsa Miha e ka nisur karrierën në Berat për tu zhvendosur më pas në Fier dhe për të ardhur në Tiranë në vitin 2015.

Menjëherë pas transferimit në kryeqytet, emri i saj është lakuar në lidhje me hetimet e një ish drejtori Tatimesh.

Në fakt hetimet janë bërë publike në vitin 2016, kur çështja përfundoi në gjykatë.

Bëhet fjalë për hetimet ndaj ish-kreut të  Tatimeve Adrokli Kokthi, i cili dyshohej për abuzim me detyrën në të paktën katër raste.

Hetimet,  kishin nisur nga prokurorja Elsa Miha, në janar të 2015, teksa Kokthi kishte sekuestruar mallin e një biznesi me vlere 4 milion lekë.

Prokurorja Miha, nuk është e lakuar negativisht, gjatë karrirës së saj. Ajo ka marrë vlerësimin ?shumë mirë?, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

CNA.al ka zbardhur edhe pasurinë të deklaruar nga prokuroja Miha, ku rezulton se burimet e te ardhurave i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit mjek në shtet dhe privat.

Për të blerë një apartment Miha deklaron se kanë marrë kredi 50 000 euro dhe për të paguar në afatin e caktuar për 10 vite, bashkëshorti ka marrë hua mbi 10 000 euro.

Në deklaratën fillestare, e vetmja pasuri që ajo posedon është një makinë me vlerë 250 000 lekë.

Në vitin 2008 ka blerë patundshmëri, një shtëpi banimi me sipërfaqe 88.05 m2, me vlerë 4 200 000 lekë.

Në vitin 2016 prokurorja Elsa Miha deklaron një aprtament në përdorim, 3+1, me vlerë 124 000 euro. Kjo patundshmëri nuk është pasyqyruar në vitet e kaluara dhe nuk kanë asnjë sqarim se kur është vendosur.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurorja Elsa Miha.

Viti 2005

Bashkëshorti ka blerë një makinë me vlerë 250 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si prokurore në Berat, 639 370 lekë.

Të ardhura nga gatishmëria në prokurorinë e Beratit, 121 708 lekë.

Të ardhura nga paga dhe gatishmëria në Prokurorinë e Fierit, 169 703 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit, 192 000 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në prokurorinë e Fierit, 822 161 lekë.

Paga e bashkëshortit nga Senatoriumi, 228 000 lekë.

Viti 2007

Bashkëshorti është bashkëpronar një ap 3+1 me sip 120.05 m2.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në prokurorinë e Fierit, 878 874 lekë.

Paga e bashkëshortit si mjek specialist në spita line  Fierit, 408 000 lekë.

Viti 2008

Shtëpi banimi me sip.88.05 m2, me vlerë 4 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në prokurorinë e Fierit, 933 032 lekë.

Paga e bashkëshortit si mjek specialist në spitalin e  Fierit, 355 576 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në një klinikë private në Fier, 30 000 lekë.

Bashkëshorti, fitim nga klinika, 240 000 lekë.

Kredi e marrë në 2008 me vlerë 50 000 euro me afat 10 vjet dhe këst mujor 602 euro në muaj. Pa shlyer 47 649 euro.

Detyrim për shkollën e djalit, 85 000 lekë.

Qiraja e paguar për klikën mjekësore të bashkëshortit, 30 000 lekë.

Shpenzime për hapjen e klinikës mjekësore, 200 000 lekë.

Bashkëshorti blerë automjet ben mercedez me vlerë 980 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në prokurorinë e Fierit, 376 448 lekë.

Paga e bashkëshortit si mjek specialist në spitalin e  Fierit, 574 100 lekë.

Bashkëshorti, fitim nga klinika, 950 000 lekë.

Të ardhura për raportin e lindjes, 361 974 lekë.

Kredi e marrë në 2008 me vlerë 50 000 euro me afat 10 vjet dhe këst mujor 602 euro në muaj. Pa shlyer 44 275 67 euro.

Detyrim për shkollën e djalit, 118 500 lekë.

Qiraja e paguar për klikën mjekësore të bashkëshortit, 120 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në prokurorinë e Fierit, 843 413 lekë.

Paga e bashkëshortit si mjek specialist në spitalin e  Fierit, 654 520 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në klinikë private, 450 000 lekë.

Bashkëshorti, fitim nga klinika, 150 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga pjesëmarrja në një shfaqje televizive, 200 euro.

Kredi e marrë në 2008 me vlerë 50 000 euro me afat 10 vjet dhe këst mujor 602 euro në muaj. Pa shlyer 39 849 35 euro.

Detyrim për shkollën e djalit, 81 000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në prokurorinë e Fierit, 961 184 lekë.

Paga e bashkëshortit si mjek specialist në spitalin e  Fierit, 689 750 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në klinikë private, 540 000 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagoge e subjektit deklarues në një universitet privat, 156 000 lekë.

Kredi e marrë në 2008 me vlerë 50 000 euro me afat 10 vjet dhe këst mujor 602 euro në muaj. Shlyer 7 515 euro.

Detyrim për shkollën e djalit, 95 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në prokurorinë e Fierit, 1 045 243 lekë.

Paga e bashkëshortit si mjek specialist në spitalin e  Fierit, 714 030 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në klinikë private, 400 000 lekë.

Kredi e marrë në 2008 me vlerë 50 000 euro me afat 10 vjet dhe këst mujor 602 euro në muaj. Pa shlyer 30 990 44 euro.

Viti 2013

Kursime, 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në prokurorinë e Fierit, 932 443 lekë.

Paga e bashkëshortit si mjek specialist në spitalin e  Fierit, 731 520 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në klinikë private, 540 000 lekë.

Kredi e marrë në 2008 me vlerë 50 000 euro me afat 10 vjet dhe këst mujor 602 euro në muaj. Pa shlyer 25 895 euro.

Viti 2014

Kursime, 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në prokurorinë e Fierit, 1 577  855 9 lekë.

Paga e bashkëshortit si mjek specialist në spitalin e  Fierit, 771 830 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në klinikë private, 600 000 lekë.

Kredi e marrë në 2008 me vlerë 50 000 euro me afat 10 vjet dhe këst mujor 602 euro në muaj. Pa shlyer 20 292 48 euro.

Viti 2015

Kursime cash, 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në prokurorinë e Fierit 363 539 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorine e Tiranës, 986 701 lekë.

Paga e bashkëshortit si mjek specialist në spitalin e  Fierit, 297 743 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga SUSM, Tiranë, 394 020 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në klinikë private, 230 000 lekë.

Kredi e marrë në 2008 me vlerë 50 000 euro me afat 10 vjet dhe këst mujor 602 euro në muaj. Është shlyer.

Bashkëshorti ka marrë hua 18 500 euro, për shlyerjen e kredisë për ap.

Kontratë qiraje, me vlerë, 81 000 lekë.

Viti 2016

Ap në përdorim, 3+1, me vlerë 124 000 euro.

Kursimet janë pakësuar me 300 000 leekë. Gjendja është 700 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorine e Tiranës, 1 352 031 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit, në spitalin universitare Shefqet Ndroqi, 744 748 lekë.

Bashkëshorti ka marrë hua 18 500 euro, për shlyerjen e kredisë për ap.. Pa shlyer 17 500 euro.

Viti 2017

Kursimet janë shtuar me 200 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorine e Tiranës, 1 144 512 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit, në spitalin universitare Shefqet Ndroqi, 1 003 887 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga një konferencë, 67 000 lekë.

Bashkëshorti ka marrë hua 18 500 euro, për shlyerjen e kredisë për ap.. Pa shlyer 15 500 euro.

Viti 2018

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorine e Tiranës, 1 173 254 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit, në spitalin universitare Shefqet Ndroqi, 1 040 001 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga një konferencë, 27 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga një konferencë, 79 500 lekë.

Bashkëshorti ka marrë hua 18 500 euro, për shlyerjen e kredisë për ap.. Pa shlyer 14 000 euro./CNA.al





Lajmet e fundit nga