LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Binomi pushtet-drejtësi/ Pasuria e prokurorit që ka zaptuar zyrat e shtetit

7 Tetor 2020, 12:15, Vetingu CNA

Në qershor të këtij viti, Komisoni i Pavaruar i Kualifikimit zgjeroi  listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do t?i nënshtrohen procesit të Vettingut.

Në listë edhe prokurori i Tiranës, Besnik Cengu, i cili e ka karrierën të përqëndruar më kryeqytet.

Prokurori Cengu është një nga shembujt që tregon se si shteti u kja hapyr zyrat e punësimit për të gjithë familjen.

Në këmbim të ndonjë nderi kjo nuk dihet, janë hetimet e Vettingut ato që duhet të hedhin dritë.

Familja Cengu rezulton e punësuar në institucione shtetërore. Bashkëshortja e prokurorit është mjekie në Kamzës, djali Rubin Cengu sapo ka mbaruar studimet është punësuar në Shtypshkronjën së Letrave më Vlerë, në Tiranë dhe djali tjetër Arjan Cengu është i punësuar pranë ZVRPP në Tiranë, që prej vitit 2015.

Burimet e të ardhurave të prokurorit Besnik Cengu, janë pagat e katër anëtarëve të familjes, pa llogaritur këtu pensionin e nënës së tij.

Ndër vite nuk rezulton të ketë blerë patundshmëri apo automjete.

Patundshmëria e deklaruar është një apartament banimi me vlerë 4.6 milion lekë, një tokë truall me sipërfaqe 250 m2, ku zotëron 25%, shkruan CNA.al.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Besnik Cengu.

Viti 2003

Ap banimi me vlerë 4.6 milion lekë.

Tokë truall me sip 250 m2. Pjesa që zotëron është 25%.

Autoveturë me vlerë 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga në shumën 100 000 lekë.

Viti 2004

Detyrim financiar ndaj Bashkisë në shumën 574 256 lekë.

Të ardhura nga paga si oficer i Policisë Gjyqësore në Tiranë, në shumën 541 284 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga pensioni i nënës në shumën 9 960 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 780 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në shumën 300 000 lekë.

Viti 2006

Cash 400 mijë lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 836 876 lekë.

Detyrim ndaj entit të banesave në Kukës, në shumën 522 360 lekë.

Viti 2007

Shitur ap me vlerë 2 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 836 876 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në shumën 360 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja (nuk kuptohet se çfarë ka shkruar), në shumën 270 000 lekë.

Detyrim ndaj entit të banesave në Kukës, në shumën 52 326 lekë.

Viti 2008

Shtesë, interesa bankare në shumën 350 000 lekë.

Gjendje cash në shtëpi në shumën 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 877 570 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në shumën 414 916 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga aktiviteti privat në shumën 360 000 lekë.

Viti 2009

Shtesë, interesa bankare në shumën 148 000 lekë.

Gjendje cash në shtëpi në shumën 100 000 lekë.

Blerë autoveturë Land Rover me vlerë 250 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 092 997 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në shumën 588 000 lekë.

Viti 2010

Shtesë, interesa bankare në shumën 148 000 lekë.

Kursime në shumën 150 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si prokuror në Tiranë në shumën 1 111 692 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime të bashkëshortes si mjeke në shumën 620 314  lekë.

Viti 2011

Shtesë, interesa bankare në shumën 147 000 lekë.

Kursime në shumën 130 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si prokuror në Tiranë në shumën 1 110 851 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime të bashkëshortes si mjeke në shumën 555 933  lekë.

Viti 2012

Kursime në cash, 150 000 lekë.

Shitje për skrap të autoveturës ford fiesta në shumën 25 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si prokuror në Tiranë në shumën 1 115 603 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime të bashkëshortes si mjeke në shumën 573 182 lekë.

Viti 2013

Interes bankar në shumën 86 000 lekë.

Kursime në shumën 50 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 074 566 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në shumën 673 282 lekë.

Viti 2014

Tërheqje cash në shumën 48 600 lekë.

Kursime në shumën 45 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 290 574 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në shumën 736 000 lekë.

Viti 2015

Kursime në shumën 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 311 228 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në shumën 686 004 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja e bashkëshortes në seminare në shumën 50 000 lekë.

Të ardhura nga interesa të depozitës bankare në shumën 33 150 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit në hipotekën e Tiranës në shumën 606 204 lekë.

Kredi e marrë nga bashkëshortja në shumën 300 000 lekë. Shlyer 168 000, mbetur pa shlyer 140 000 lekë.

Shpenzime për shkollimin e djalit në shumën 95 000 lekë.

Viti 2016

Kursime në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 329 420 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në shumën 701 379 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit Rubin Cengu punësuar në Shtypshkronjën e letrave me vlerë, Tiranë ,në shumën 397 837 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit Arjan Cengu nga Hipoteka e Tiranës në shumën 609 384 lekë.

Të ardhura nga pensioni i nënës në shumën 174 000 lekë.

Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në shumën 23 000 lekë.

Viti 2017

Kursime në shumën 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 340 908 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në shumën 668 302 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit Rubin Cengu punësuar në Shtypshkronjën e letrave me vlerë, Tiranë ,në shumën 681 480  lekë.

Të ardhura nga paga e djalit Arjan Cengu nga Hipoteka e Tiranës në shumën 630 881 lekë.

Të ardhura nga pensioni i nënës në shumën 184 210 lekë.

Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në shumën 11 500 lekë.

Viti 2018

Kursime në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 361 193 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në shumën 707 791 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në privat në shumën 399 800 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit Rubin Cengu punësuar në Shtypshkronjën e letrave me vlerë, Tiranë ,në shumën 647 563 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit Arjan Cengu nga Hipoteka e Tiranës në shumën 637 436 lekë.

Të ardhura nga pensioni i nënës në shumën 84 210 lekë.

Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në shumën 15 600 lekë.

Kredi e marrë nga djali Rubin Cengu në shumën 300 000 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga