LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rrëzoi” konkurentin e Olsian Çelës/ Pasuria e gjyqtarit të Faktit nga Tirana në bregdet

6 Tetor 2020, 10:13, Vetingu CNA

Gjyqtari i Gjykatës së Faktit në Tiranë Ahmet Metaliaj, ka punuar përreth 10 vite në Inspektoriatin e Deklarimit të pasurisë.

Në vitin 2016, Metaliaj është bërë pjesë e sistemit të drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe më pas është emëruar gjyqtar.

Pra, ka një karrierë 4 vjeçare si gjyqtar. Në vitin 2019, Metaliaj mund të themi se pati rol edhe në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ai ishte pjesë e trupës së gjyqtarëve që rrëzoi konkurentin e Prokurorit të Përgjithshëm tashmë të zgjedhur Olsia Çela.

Kandidati për kryepokuror Lulzim Alush paditi Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pas skualifikimit nga gara për kryeprokuror. Por, Gjykata Administrative e rrëzoi padinë e Alushajt, shkruan CNA.al.

Gjyqtari Ahmet Metaliaj, pritet të dalë ?familjarisht?, në Vetting pasi edhe bashkëshorten e ka gjyqtare.

Ajo është Enkelefa Metaliaj Softa, e cila më herët ka punuar në Durrës, më pas në Gjykatën e Faktit në Tiranë, për të përfunduar në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë.

Në vitin 2016 , Bashkia e Tiranës paditi në prokurori gjyqtaren Enkelejda Metaliaj Softa, pasi ajo ishte një nga anëtaret e trupit gjykues për çështjen e 5 pallatave 17-katëshe tek diga e liqenit.

Padia për gjyqtaren Metalia Softa u deklaruar se është bërë për konflikt interesi me çështjen në fjalë. Pak orë pas padisë, zonja Softa dha dorëheqjen nga trupa ku bënte pjesë.

Sa i përket pasurisë, bashkëshortët Metaliaj rezulton me dy apartamente në Tiranë. Njëri sipërfaqe 96 m2 dhe me vlerë 30 720 dollarë si dhe tjetri me sipërfaqe 76 m2 dhe me vlerë 24 320 dollarë.

Në vitin 2007 kanë prenotuar apartament 2+1, me sipëefaqe 96 m2 në plazhin e Durrësit, me vlerë 48 250 euro, për të cilin kanë paguar 9 000 euro.

Në vitin 2009, bashkëshortes, gjyqtares Enkeleda Softa, i është dhuruar nga prindërit dhe vëllai gjysma e një apartamenti në Durrës, ndërsa gjysma tjetër motrës së saj.

Në vitin 2010 deklarohet prenotimi i një apartamenti 1+1 tek firma Lura me sipërfaqe 76 m2 me vlerë 40 000 dollarë. Për pagesë e kësaj pronare, gjyqtari Metalia thotë se i ka marrë borxh vëllait 35 000 euro.

Por ajo që bie në sy gjatë deklarimit, është se gjyqtari Metaliaj,  ndërkohë që deklaronte se ka marrë hua, deklaron edhe të ardhura jo të pakta.

Kështu në 2012 ai ka shitur apartamentin me sipërfaqe 86 m2 në Durrës të përfituar nga privatizimi në shumën 7 000 000 lekë si dhe ka shitur truall, ndërtesë  po në Durrës, të përfituar nga privatizimi në shumën 5 116 620 lekë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Ahmet Metalia.

Viti 2003

Banesë 2 +1 me sip 96 m2, në Tiranë, me vlerë 3 milion lekë.

Autoveturë, Golf me vlerë, 0,3 milion lekë.

Të ardhura nga paga si jurist në shumën 6 milion lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si gjyqtare në shumën 4,5 million lekë.

Viti 2004

Autoveturë Ford Fokus me vlerë 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga si inspektor i lartë në ILDKPKI, në shumën 1 508 135 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Enkelejda Softa, gjyqtare në shumën 312 000 lekë.

Shitur autovetura golf me vlerë 500 000 lekë.

Viti 2005

Gjendja cash në shumën 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga si inspektor i lartë në ILDKPKI, në shumën 1 238 890 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Enkelejda Softa, gjyqtare në shumën 974 300  lekë.

Viti 2006

Shtesë në gjendjen cash në banesë, 500 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës në vlerën 25 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortes në shumën 10 000 lekë.

Të ardhura nga paga si inspektor i lartë në ILDKPKI, në shumën 1 328 614 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Enkelejda Softa, gjyqtare në shumën 836 000 lekë.

Viti 2007

Shitur ap. në plazhin e Durrësit me sip 60 m2, me vlerë 30 000 euro.

Prenotuar ap 2+1, me sip.96 m2 në plazhin e Durrësit, me vlerë 48 250 euro. Paguar 9 000 euro, mbetur pa u paguar 39 250 euro.

Pakësim i gjendjes cash në banesë me 700 000 lekë.

Gjendje cash, 30 000 euro.

Të ardhura nga paga si inspektor i lartë në ILDKPKI, në shumën 1 378 732 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Enkelejda Softa, gjyqtare në shumën 836 758 lekë.

Viti 2008

Pakësim i gjendjes cash në vlerën 30 000 euro. Paguar për ap. e blerë në plazhin e Durrësit.

Llogari rrjedhëse për pagën në shumën 120 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortes në shumën 34 000 lekë.

Blerë autoveturë tip Passat me kursime në shumën 800 000 lekë.

Pakësim i gjendjes cash ne shumën 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si inspektor i lartë në ILDKPKI, në shumën 1 110 107 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Enkelejda Softa, gjyqtare në shumën 850 000 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në privat në shumën 75 000 lekë.

Ap 2+1, me sip.96 m2 në plazhin e Durrësit, me vlerë 48 250 euro. Paguar 30 000 euro, mbetur pa u paguar 9 250 euro.

Viti 2009

Ap banimi në Durrës, dhuruar nga prindërit dhe vëllai dy motrave, Enkeleda Metaliajt dhe Diana Bardhit.

Llogari rrjedhëse për pagën në shumën 90 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortes në shumën 30 000 lekë.

Gjendje ne banesë në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si inspektor i lartë në ILDKPKI, në shumën 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Enkelejda Softa, gjyqtare në shumën 900 000 lekë.

Tomor Metalia me banim në Irlandë u ka dhuruar dy vajzave të subjektit deklarues shumën 1 500 euro.

Ap 2+1, me sip.96 m2 në plazhin e Durrësit, me vlerë 48 250 euro. Paguar 5 000 euro, mbetur pa u paguar 4 250 euro.

Viti 2010

Prenotuar ap 1+1 tek firma Lura me sip 76 m2 me vlerë 40 000 dollarë. Paguar paratë, pasi ia ka marrë borxh vëllait 35 000 euro.

Llogari rrjedhëse për pagën në shumën 80 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortes në shumën 20 000 lekë.

Shtuar gjendja cash në banesë me 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si inspektor i lartë në ILDKPKI, në shumën 1 265 214 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Enkelejda Softa, gjyqtare në shumën 1 000 000 lekë.

Viti 2011

Përfituar nga Byroja e sigurimeve për aksidentin me automjeti tip Passat, shumën 1 240 000 lekë.

Blerë automjet tip Passat me vlerë 1 000 000 lekë.

Llogari rrjedhëse për pagën në shumën 30 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortes në shumën 20 000 lekë.

Hapur numër llogarie për aksidentin në shumën 5 000 lekë.

Dy ap e deklaruara më parë që ndodhen tek Komuna e Parisit janë hipotekuar. Janë shpenzuar 120 000 lekë.

Shtuar gjendja cash me 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si inspektor i lartë në ILDKPKI, në shumën 1 265 214 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Enkelejda Softa, gjyqtare në shumën 1 008 250 lekë.

Hua vëllait 35 000 euro e pashlyer.

Viti 2012

Shitur ap me sip 86 m2 në Durrës i përfituar nga privatizimi në shumën 7 000 000 lekë.

Shitur truall, ndërtesë në Durrës, i përfituar nga privatizimi në shumën 5 116 620 lekë.

Me dt 1.11.2012, në emër të bashkëshortes Enkeleda Metaliaj, tek Posta Shqiptare janë future në bono thesari 7 000 000 lekë, të ardhura nga shitja e ap në Durrës.

Llogari rrjedhëse për pagën në shumën 90 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortes në shumën 50 000 lekë.

Shtuar gjendja cash nga shitja e ap në Durrës, në shumën 20 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si inspektor i lartë në ILDKPKI, në shumën 1 305 933 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Enkelejda Softa, gjyqtare në shumën 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga interesi i bonove të thesarit në shumën 433 377 lekë,

Hua vëllait 35 000 euro, shlyer 5 000 euro,  pashlyer 30 000 euro.

Viti 2013

Llogari rrjedhëse për pagën në shumën 40 000 lekë.

L logari rrjedhëse e pagës së bashkëshortes në shumën 30 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si inspektor i lartë në ILDKPKI, në shumën 1162 885 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Enkelejda Softa, gjyqtare në shumën 1 069 839 lekë.

Të ardhura nga interesi i bonove të thesarit në shumën 228 703 lekë,

Hua vëllait 30 000 euro, shlyer 5 000 euro,  pashlyer 25 000 euro.

Viti 2014 (Deklaratë pas largimit nga detyra)

Të ardhura nga paga si inspektor i lartë në ILDKPKI, në shumën 860 000 lekë.

Viti 2016(Deklaratë para fillimit të detyrës)

Ap me sip. 96 m2, Tiranë, me vlerë 30 720 dollarë.

Ap me sip 76 m2, Tiranë me vlerë 24 320 dollarë.

Bono thesari në emër të bashkëshortes tek posta shqiptare me vlerë 7 000 000 lekë.

Autoveturë tip Passat me vlerë 1 000 000 lekë.

Gjendje cash në banesë 10 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime në Prokurorinë e Përgjithshme, në shumën 791 616 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime të bashkëshortes nga Gjykata administrative e Apelit, Tiranë, në shumën 947 531 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime të bashkëshortes nga Gjykata e shkallës së parë, Tiranë, në shumën 264 355 lekë.

Hua vëllait, 13 000 euro.

Viti 2016 (Deklarata vjetore)

Llogari rrjedhëse për pagën në shumën 30 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortes në shumën 36 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime të bashkëshortes nga Gjykata e shkallës së parë, Tiranë, në shumën 125 726 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime të bashkëshortes nga Gjykata administrative e Apelit, Tiranë, në shumën 215 807 lekë.

Hua vëllait, 13 000 euro.

Viti 2017

Llogari rrjedhëse për pagën në shumën 16 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortes në shumën 10 000 lekë.

Pakësimi i gjendjes cash me 3 000 euro për shlyerje detyrimi dhe 1 000 euro për pushime. Gjendje cash e mbetur është 6 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime në Gjykatën e Shkallës së parë, Tiranë në shumën 965 796 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime të bashkëshortes nga Gjykata administrative e Apelit, Tiranë, në shumën 1 358 761 lekë.

Të ardhura nga interesi i bonove të thesarit, në shumën 144 237 lekë.

Hua vëllait, 13 000 euro. Shlyer 3 000 euro.

Viti 2018

Llogari rrjedhëse për pagën në shumën 16 000 lekë.

Pakësimi i depozitës së bonove të thesarit tek posta shqiptare në emër të bashkëshortes me 2 000 000 lekë. Gjendja e mbetur 5 000 000 lekë.

Shitur autovetura Passat me vlerë 6 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime në Gjykatën e Shkallës së parë, Tiranë në shumën 1 052 050 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime të bashkëshortes nga Gjykata administrative e Apelit, Tiranë, në shumën 1 395 555 lekë.

Hua vëllait, 13 000 euro. Pa u shlyer 10 000 euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga