LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patundshmëri nga Shqipëria në Gjermani/ Miliarderi i Gjykatës së Tiranës në Vetting

28 Shtator 2020, 10:01, Vetingu CNA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e nis muajin Tetor me rivlerësimin për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Neritan Cena.

Ky i fundit e ka nisur karrierën si gjyqtar në Kurbin në vitin 2004, më pas në  vitin 2006 është transferuar në Vlorë dhe në vitin 2010, ka ardhur në Gjykatën e Tiranës.

Në vitin 2016 ai është bërë edhe pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili me ngritjen e KLGJ-së, është shkrirë.

Emri i zotit Cena është lakuar në media në vitin 2015, në kohën, kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzoi propozimin e Presidentit të asaj kohe Bujar Nishani, për masë disiplinore ndaj gjyqtarit.

Nishani kishte kërkuar vërejtje, për shkak të zvarritjes së zbardhjes së vendimeve gjyqësore nga ky gjyqtar, por KLD nuk e  pranoi këtë propozim dhe e rrëzoi me shumicë votash.

Të njëjtën masë kishte kërkuar ndaj këtij gjyqtari edhe Ministri i Drejtësisë  që në vitin 2015 ishte Nasip Naço.

Por, ankesat ndaj gjyqtarit Cena u rrëzuan dhe tashmë fjalën e ka KPK-ja.

CNA.al ka shkuar më tej, duke zbardhur pasurinë e gjyqtarit  Neritan Cena, atë që ai ka deklaruar me përgjegjësi të plotë pranë ILDKPKI-së.

Në fakt pa i hyrë përllogaritjeve me detaje ajo që bie në sy është se gjyqtari merr më shumë borxhe dhe kredi se sa të ardhurat që ka. Ai rezulton me një baba të pasur, një motër që i bën dhuratë 16 150 euro, me kunata dhe kushërinj të pasur, që i japin para për të blërë patundshmëri brenda dhe jashtë vendit.

Lëvizjet financiare që ai deklaron vënë në dyshim pasurinë e tij monetare dhe të patundshme.

Cena është pronar i 2 pasurive të patundshme në Gjermani, i një apartamenti në Tiranë dhe një një tjetri në Lukovë si edhe i 2 autoveturave personale.

Në vitin 2015 e më pas në vitin 2016 gjyqtari Cena, e shtriu pasurinë e tij jashtë kufijve të Shqipërisë, në Gjermani, prona të cilat në vitet 2017,2018 deklaron se i ka dhënë me qira. Nga viti 2004, kur ka bërë deklarimin e parë fillestar deri në vitin 2018, pasuria e tij ka ndryshuar në mënyrë marramendëse si nata me ditën.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar prej tij, në vite.

Viti 2004

Apartament me sip. 70 m2 në Kukës me vlerë 10 120 lekë, në pronësi të prindërve.

Shtëpi, truall me sip 100 m2 në Tiranë, me vlerë 950 000 lekë në pronësi të babait.

Tokë, arë me sip 500 m2, në Tiranë me vlerë 250 000 lekë në emër të babait.

Makinë, Benz Mercedez, dhuruar gjyqtarit, nuk e thotë vlerën dhe se nga kush e ka marrë dhuratën.

Depozitë bankare në emër të subjektit deklarues me vlerë 4752,67 euro.

Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës në shumën 306 250 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Kurbin në shumën 218 861 lekë.

Të ardhura nga paga e babait nga Qendra shëndetësore e fshatit Kalis, Kukës në shumën 672 000 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 124 800 lekë.

Të ardhura nga interest bankare në shumën 50 euro.

Viti 2005

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 77 500 lekë.

Subjekti deklarues, ka përmendur edhe shifrën 930 000 lekë, por nuk dihet nga i merr këto të ardhura.

Subjektit deklarues i kanë vjedhur makinën Mercedez Benz. Vlera e makinës është sekretuar nga ILDKP-ja.

Viti 2006

Tërhequr depozita bankare me vlerë 5 133 81 euro.

Blerë makinë Mercedez Benz me vlerë 250 000 lekë.

Shpenzuar për të paguar studimet pasuniversitare, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, departamenti i të drejtës civile në shumën 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Vlorë, në shumën 974 520 lekë.

Kredi në shumën 150 000 lekë.

Viti 2007

Kursime të subjektit deklarues nga të ardhurat nga paga në shumën 150 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Vlorë, në shumën 799 400 lekë.

Të ardhura si pedagog në Universitetin Teknologjik, ?Ismail Qemali? në Vlorë, në shumën 30 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si juriste pranë ALUIZNI-it, në Vlorë, në shumën 305 530 lekë.

Kursime nga paga, në emër të bashkëshortes, Suzana Cena, në shumën 50 000 lekë.

Viti 2008

Kursime të subjektit deklarues në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Vlorë në shumën 991 196 lekë.

Të ardhura si pedagog në Universitetin, ?Ismail Qemali? në Vlorë, në shumën 50 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si juriste pranë ALUIZNI-it, në Vlorë, në shumën 624 320 lekë.

Kredia prej 150 000 lekësh, shlyer shuma 73 000 lekë, mbetur pa u shlyer shuma 77 000 lekë.

Blerë makinë, Ford e tipit KA, viti i prodhimit 99 me vlerë 3 000 euro. marrë kredi shuma 300 000 lekë.

Kursime të bashkëshortes nga paga në shumën 80 000 lekë.

Viti 2009

Kursime të subjektit deklarues në shumën 250 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Vlorë në shumën 831 461 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si juriste pranë ALUIZNI-it, në Vlorë, në shumën 638 880 lekë.

Shlyer over drafti prej 150 000 lekë.

Shpenzuar për të paguar studimet master të bashkëshortes në UET, në shumën 2500 euro.

Kursime të bashkëshortes nga paga në shumën 100 000 lekë.

Shpenzime të bashkeshortes për licensen e avokates në shumën 100 000 lekë.

Viti 2010

Kursime të subjektit deklarues në shumën 350 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Vlorë dhe më pas në Tiranë në shumën 850 000 lekë.

Të ardhura të përdituara si pedagog në UET, në shumën 607.50 euro dhe 82 620 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si juriste pranë ALUIZNI-it, në Vlorë, në shumën 327 678 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si juriste pranë ALUIZNI-it, në Tiranë, si dhe pagesa për lejen e lindjes në shumën 230 000 lekë.

Kursime të bashkëshortes në shumën 150 000 lekë.

Kredia për blerje makine në emër të bashkëshortes në shumën 300 000 lekë. Shlyer shuma 128 125 lekë, ndërsa pa u shlyer shuma 31 500 lekë.

Viti 2011

Kursime të subjektit deklarues në shumën 350 000 lekë.

Shitur autovetura Mercedez Benz me vlerë 400 000 lekë.

Blorë makina Mercedez Benz me vlerë 8 000 euro.

Shpenzime për arsye shëndetësore të bashkëshortes në Turqi në shumën 3 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 848 102 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 492 518 lekë.

Bashkëshortja ka përfituar nga leja e lindjes, shumën 163 581 lekë.

Subjekti deklarues i ka marrë borxh babait  shumën 250 000 lekë me qëllim blerjen e një makine.

Kursime të bashkëshortes në shumën 200 000 lekë.

Bashkëshortja shlyen kredinë prej 300 000 që kishte marrë për blerjen e një makine.

Viti 2012

Kursime të subjektit deklarues në shumën 350 000 lekë.

Shpenzime për arsye shëndetësore të bashkëshortes në Turqi në shumën 2 000 euro.

Shpenzime për shkollimin e vajzës në shumën 197 200 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 849 551 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 700 900 lekë.

Subjekti deklarues i ka marrë borxh babait  shumën 250 000 lekë me qëllim blerjen e një makine. Shlyer shuma 100 000 lekë, mbetur pa u shlyer shuma 150 000 lekë.

Kursime të bashkëshortes në shumën 250 000 lekë.

Viti 2013

Kursime të subjektit deklarues në shumën 250 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 878 906 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 007 075 lekë.

Shlyer borxhi i marrë nga babai në shumën 250 000 lekë.

Marrë hua sëbashku me bashkëshorten shuma 5 000 euro nga një kompani me qëllim blerjen e një makine.

Subjekti deklarues ka marrë nga kunata hua 5 000 euro për blerjen e një makine.

Kursime të bashkëshortes në shumën 150 000 lekë.

Viti 2014

Shitur nga bashkëshortja Suzana Cena (nuk e deklaron se çfarë ka shitur), në shumën 2 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 091 073 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 775 004 lekë.

Nga huaja e marrë prej 5 000 euro nga një kompani për blerjen e makinës Citroen, është shlyer në shumën 843 85 euro, ndërsa mbetur pa u shlyer është shuma 4 089 euro.

Subjekti deklarues ka marrë nga kunata hua 5 000 euro për blerjen e një makine. Është shlyer shuma 4 000 euro, ka mbetur pa u shlyer në shumën 1 000 euro.

Viti 2015

Shitur automjeti Mercedez Benz në shumën 850 000 lekë.

Blerë autovetura e markës Daimler Chryles që ka kushtuar 14 000 euro.

Nënshkruar me datë 15.12.2015, para noterit publik në Gjermani për blerjen e një godine me sipërfaqe 256 m2 në Bremen, me vlerë 25 000 euro.

Subjekti deklarues ka përfituar nga babai me anë të transfertës bankare, shumën 550 000 lekë.

Paga e përfituar si gjyqtar 1 092 785 lekë.

Bashkëshortja Suzana Cena,paga përfituar nga puna si Inspektore pranë Agjencisë së Kthim dhe Kompensim Pronash 735 174 lekë.

Bashkëshortja zonja Suzana Cena paga e përfituar si punonjëse pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza në vlerën 28 724 lekë.

Nga huaja e marrë prej 5 000 euro nga një kompani për blerjen e makinës Citroen, është shlyer në shumën 765.4 euro, ndërsa mbetur pa u shlyer është shuma 2642.1 euro.

Është shlyer huaja e marrë nga kunata në shumën 5 000 euro.

Marrë hua, kunatës nëpërmjet transfertës bankare shuma, 3 988 euro.

Nënshkruar kontratë me një kompani në shumën 700 000 lekë, për mobilimin e shtëpisë.

Viti 2016

Është bërë pagesa për shtëpinë në Bremen në shumën 25 000 euro.

Blerë patundshmëri në Gjermani, me vlerë 48 000 euro. për të blerë këtë patundshmëri ai thotë se ka shitur makinën ne shumën 20 000 euro, ka marrë dhuratë nga motra 16 150 euro, 9 000 euro hua ia ka marrë kunatës dhe 2 000 euro ia ka transferuar djali i xhaxhait. Gjithashtu ai deklaron edhe shumën 1 108 54 lekë, kursime nga puna.

Me 18.10.2016, subjekti deklarues së bashku me bashkëshorten një pronë në Tiranë me vlerë 5 400 000 lekë. Ai deklaron se e ka blerë këtë pronë, duke i marrë hua kunatës 5 400 000 lekë, shumë të cilën ajo e kishte përfituar nga shitja e një prone.

Gjendja në llogarinë e subjektit deklarues është 350 18 euro.

Gjendja në llogarinë e subjektit deklarues është 14 844 13 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues, në shumën 17 125 42 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 105 293 lekë.

Honorare për mbledhjet e zhvilluara në KLD në shumën 123 255 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në QKUK, në shumën 660 868 lekë.

Nga huaja e marrë prej 5 000 euro nga një kompani për blerjen e makinës Citroen, është shlyer në shumën 919 08 euro, ndërsa mbetur pa u shlyer është shuma 2 170 92 euro.

Pa shlyer huaja e marrë kunatës në shumën 3 988 euro.

Kredi në shumën 700 000 lekë, për mobilimin e shtëpisë. Shlyer shuma 123 296 25 lekë, pa shlyer mbetet shuma 509 622 22 lekë.

Hua 2 000 euro, djalit të xhaxhait, e pashlyer.

Hua 9 000 euro kunatës, e pashlyer.

Hua prej 4 500 000 e pashlyer.

Viti 2017

Gjendje në llogarinë e subjektit deklarues në shumën 50.18 euro.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues në shumën 44 007 23 lekë.

Gjendje në llogarinë e subjektit deklarues në shumën       16 316 93 lekë.

Gjendja në llogarinë e bashkëshortes në shumën 1 170 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 100 826 lekë.

Honorare për mbledhjet e zhvilluara në KLD në shumën 134 885 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në QKUK, në shumën 694 737 lekë.

Të ardhura të përfituara nga dhënia me qira e banesës në Gjermani në shumën 8 837 98 euro.

Nga huaja e marrë prej 5 000 euro nga një kompani për blerjen e makinës Citroen, është shlyer në shumën 1 120 euro, ndërsa mbetur pa u shlyer është shuma 1 129 34 euro.

Kredi në shumën 700 000 lekë, për mobilimin e shtëpisë. Shlyer shuma 172 378 08 lekë, pa shlyer mbetet shuma 375 395 90 lekë.

Huaja  e marrë kunatës në shumën 3 988 euro. është shlyer shuma 500 euro, pa u shlyer është shuma 3488 euro.

Hua 2 000 euro, djalit të xhaxhait e pashlyer.

Hua 9 000 euro kunatës, e pashlyer.

Hua prej 4 500 000 e pashlyer.

Viti 2018

Gjendje në llogarinë e subjektit deklarues në shumën 5.87 euro.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues në shumën 17 229 63 lekë.

Blerë me datë 5.10.2018 në Lukovë një banesë me sip 52.4 m2 me vlerë 1 500 000 lekë.

Blerë sëbashku me bashkëshorten Suzana Cena, me leasing automjet Citroen-Elysee, në shumën 1 euro.

Gjendje në llogarinë e subjektit deklarues në shumën 1 789 38 lekë.

Gjendje në llogarinë e bashkëshortes në shumën 1 372 75 lekë.

Gjendje leke cash në banesë, shuma 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 125 751 lekë.

Honorare për mbledhjet e zhvilluara në KLD në shumën 131 020 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në QKUK, në shumën 110 339 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si ndihmës komisionere tek Avokati i Popullit në shumën 846 748 lekë.

Të ardhura të përfituara nga dhënia me qira e banesës në Gjermani në shumën 7 980 euro.

Të ardhura të përfituara nga dhënia me qira e banesës në Gjermani në shumën 5 760  euro.

Huaja e marrë prej 5 000 euro nga një kompani për blerjen e makinës Citroen, është shlyer.

Kredi në shumën 700 000 lekë, për mobilimin e shtëpisë. Shlyer shuma 146 081 91 lekë, pa shlyer mbetet shuma 229 313 99 lekë.

Huaja  e marrë kunatës në shumën 3 988 euro është shlyer.

Hua 2 000 euro, djalit të xhaxhait e pashlyer.

Hua 9 000 euro kunatë. Shlyer shuma 7 000 euro, pa shlyer shuma 2 000 euro.

Hua prej 4 500 000 e pashlyer.

Kredi për të paguar apartamentin në Lukovë në shumën 1 020 000 lekë.

Marrë borxh babait për të paguar apartamentin në Lukovë, shuma 3400 euro.

Marrë borxh babait për të paguar apartamentin në Lukovë, shuma 3400 euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga