LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arta Marku e bëri shef seksioni/ Armand Gurakuqi për dy vite, me dy apartamente

7 Tetor 2020, 08:19, Vetingu CNA

Prokurorët e Tiranës, janë listuar tashmë nga Komisioni i Pavarur  Kualifikimit për rivlerësimin. Seancat ende nuk janë caktuar për të gjithë, pasi procedura varet dhe nga hetimet që kryhen rreth subjekteve në tre kriteret.

CNA.al ka pasqyruar dhe do të pasqyrojë të gjithë procesin e Vettingut, duke publikuar të dhënat ekzistuese në aspektin professional dhe atë pasuror.

Armand Gurakuqi të gjithë karrierën e tij e ka të përqëndruar në Prokurorinë e Tiranës.

Ish Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku në vitin 2018 e emëroi shef seksioni.

Kështu, në Sektorin e Vrasjeve, Elina Kondi u zëvendësua nga prokurori Armand Gurakuqi.

Kujtojmë se në vitin 2015, prokurori Gurakuqi ka hetuar një nga kolegët e tij, i quajtur ndryshe si ?prokurori i korrupsionit?.

Behët fjalë për ish prokurorin e Krujës Haxhi Giu, i cili u akuzua se kishte marrë një shumë parash në këmbim për zbritjen e akuzës për familjarin e shtetasit A.SH.

Porfesionalisht emri i prokurori Gurakuqi nuk është lakuar negativisht, por firmën për këtë kriter ashtu si edhe për pasurinë do ta hedhë Vettingu.

Sipas deklaratave të pasurisë së prokurorit Armand Gurakuqi, burimet e të ardhurave nga pagat, mësimdhënia, dietat dhe trajnimet.

Me anë të një përllogaritje të thjeshtë paraprake, duket se justifikohen financat që ai deklaron.

Si patundëshmëri ai deklaron në vitin 2007 një apartament me sipërfaqe 92 m2 me vlerë 40 500 euro dhe në vitin 2009 një apartament me sipërfaqe 67.7 m2 që kushton 4 600 000 lekë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Armand Gurakuqi, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2003

(Deklarata është shkruar me shkrim dore dhe  një pjesë është e palexueshme)

Depozitë bankare në shumën 400 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror në shumën, 0,61 milion lekë.

Detyrim financiar në shumën 180 000 lekë.

Viti 2004

Qira banese në shumën 180 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën, 816 000 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 96 000 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën, 813 249  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste, në shumën 100 000 lekë.

Qira banese në shumën 150 000 lekë.

Viti 2006

Shtesë në shumën 270 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën, 813 249 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste, në shumën 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste, në shumën 450 000 lekë.

Qira banese në shumën 180 000 lekë.

Viti 2007

Ap me sip 92 m2 me vlerë 40 500 euro.

Autoveture ford fiesta me vlerë 250 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën, 992 520 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste, në shumën 300 000 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 114 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si pedagog në shumën 170 000 lekë.

Shpërblim si prokuror në shumën 30 000 lekë.

Qira banese në shumën 90 000 lekë.

Kredi bankare në shumën 20 000 euro. Shlyer 549 euro, pashlyer shuma 19 450 euro.

Viti 2008

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën, 1 315 549 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si pedagog në shumën 218 320 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste, në shumën 616 132 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 120 198 lekë.

Kredi bankare në shumën 20 000 euro. Shlyer 10 035  euro.

Viti 2009

Ap me sip.67.7 m2 që kushton 4 600 000 lekë.

Shtuar 4 000 000 lekë.

Pagesë për marrje të licensëssë avokatisë në shumën 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën, 1 118 010 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste, në shumën 754 000 lekë.

Pagesë nga një projekt i OPDAT, në shumën 1 300 dollarë.

Marrë hua në shumën 2 000 000 lekë.

Marrë hua në shumën 2 000 000 lekë.

Kredi bankare, shlyer 1380 euro, pa shlyer 9 887 euro.

Viti 2010

Shtuar ap me sip 61 m2, me vlerë 4 600 000 lekë. Paguar 600 000 lekë.

Pakësim i financave me 600 000 lekë.

Shtuar financat me 225 000 lekë.

Pakësuar financat me 11 800 euro.

Shtuar financat me 1 144 663 lekë.

Shtuar financat me 730 000 lekë.

Shtuar financat me 55 000 lekë.

Bazuar në kontratën e qirasë, deklaron shumën 225 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën, 1 144 663 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga KLSH, në shumën 730 000 lekë.

Hua në shumën 2 000 000 lekë e pashlyer.

Hua në shumën 2 000 000 lekë e pashlyer.

Kredi bankare, shlyer 11 800 euro.

Viti 2011

Shtuar një automjet, paguar 14 500 euro.

Shtuar 250 000 lekë në bazë të kontratave të qirasë.

Kredi 10 500 euro. Shlyer 1.015 euro, pa shlyer 9 000 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën, 1 136 774 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga KLSH, në shumën 847 091 lekë.

1 100 dollarë dërguar nga nipi.

Hua në shumën 2 000 000 lekë e pashlyer.

Hua në shumën 2 000 000 lekë e pashlyer.

Viti 2012

Pakësuar shuma e kredisë me 2 285 euro.

Shtuar nga paga e subjektit deklarues 1 130 986 lekë.

Dieta për udhëtim, 14 523 dollarë.

Të ardhura nga leja e lindjes së bashkëshortes në shumën 424 303 lekë.

Hua në shumën 2 000 000 lekë e pashlyer.

Hua në shumën 2 000 000 lekë e pashlyer.

Kredi 10 500 euro. Shlyer 2 295 euro, pa shlyer 7 000 euro.

Viti 2013

Pakësuar shuma e kredisë me 7 360 euro.

Shtuar nga paga e subjektit deklarues 1 192 336 lekë.

Pagesë për pjesëmarrje në trajnim në shumën 156 345 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në UKT, në shumën 357 467 lekë.

Pagesë për pjesëmarrje në trajnim në shumën 59 400 lekë.

Hua në shumën 2 000 000 lekë e pashlyer.

Hua në shumën 2 000 000 lekë e pashlyer.

Kredi 10 500 euro. Shlyer 7 360 euro, pa shlyer 2 131 euro.

Viti 2014

Pakësuar shuma e kredisë me 428 euro.

Shtuar nga paga e subjektit deklarues 1 438 159 lekë.

Pagesë nga Shkolla e magjistraturës në shumën 28 800 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në UKT, në shumën 751 951 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në UKT, në shumën 737 513 lekë.

Shtuar nga paga e subjektit deklarues 1 371 003 lekë.

Shtuar të ardhurat nga qiraja e ap, në shumën 198 000 lekë.

Të ardhura nga pensioni i nënës në shumën 180 000 lekë.

Kursime nga të ardhurat në shumën 1 010 710 lekë.

Llogari bankare e subjektit deklarues 10 710 lekë.

Gjendje cash në shumën 1 000 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në UKT, në shumën 890 242 lekë.

Shtuar nga paga e subjektit deklarues 1 377 537 lekë.

Shtuar të ardhurat nga qiraja e ap, në shumën 264 000 lekë.

Të ardhura nga pensioni i nënës në shumën 180 000 lekë.

Kursime nga të ardhurat në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e mjetit në shumën 700 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në UKT, në shumën 890 242 lekë.

Shtuar nga paga e subjektit deklarues 1 193 195 lekë.

Shtuar të ardhurat nga qiraja e ap, në shumën 264 000 lekë.

Të ardhura nga pensioni i nënës në shumën 204 000 lekë.

Shtuar kursime nga të ardhurat familjare në shumën 450 000 lekë.

Shtuar kursimet nga të ardhurat familjare në shumën 271 658 lekë.

Banesë me sip 92 m2, që kushton 40 480 euro.

Viti 2018

Kursime nga bashkëshortja në shumën 278 54 lekë.

Kursime nga bashkëshortja në shumën 159 381 80 lekë.

Kursime në llogarinë bankare në shumën 235 077 95 lekë.

Pakësuar shuma 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në UKT, në shumën 212 271 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në ATK, në shumën 849 644 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 258 770 lekë.

Të ardhura nga pensioni i nënës në shumën 170 896 lekë.

Të ardhura nga shkolla e magjistraturës në shumën 50 814 lekë.

Të ardhura nga trajnimi jashtë vendit në shumën 25 418 lekë.

Dy pagesa nga KE për trajnime në shumën 1 820 euro.

Shtuar të ardhurat nga qiraja e ap, në shumën 264 000 lekë.

Hua 2 000 000 lekë, shlyer.

Hua 2 000 000 lekë e pashlyer/CNA.al

Lajmet e fundit nga