web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vajza përfitoi dy apartamente/ “Këshilli i Metës" nënvlerësoi gjyqtarin e Faktit 

13 Tetor 2020, 13:16, Vetingu CNA

Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë, në Tiranë, Arben Kostandini, është listuar nga Komisioni i Pavarur për Kualifikim për rivlerësim në Qershor të këtij viti.

Kostandini, karrierën e ka të përqëndruar në Tiranë në Gjykatën e Faktit, por për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, tashmë i shkrirë, gjyqtari në fjalë ka pasur një performancë të mirë, por jo shumë të mirë, siç është vlerësimi më i lartë për njerëzit e gjykatave dhe prokurorive,

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që në vitin 2017 drejtohej nga Presidenti Ilir Meta e ka vlerësuar gjyqtarin Arben Kostandini,  ?Mirë?, në të tre kriteret, për aftësitë profesionale, organizuese dhe zbatuese.

CNA.al ka hedhur dritë mbi pasurinë e gjyqtarit Kostadini, duke u bazuar në të dhënat e ILDKPKI-së.

Burime të ardhurash ai deklaron pagën e tij dhe të bashkëshortes mësuese.Skandali/ Etlida Gjonaj, bën avokaten e noteres së kapur në falsifikim

Ndërsa patundshmëri ai deklaron një apartament me sipërfaqe 126 m2,  të blerë në vitin 2016 me vlerë 9 500 000 lekë. Për blerjen e këtij apartamenti ai thotë se ka marrë 2 500 000 lekë.

Një tjetër pronë që fillimisht e kishte në bashpronësi dhe më pas deklaron se ia dhuruan, është një shtëpi banimi 2+1.

Në vitin 2018 ai deklaron dy patundshmëri në emër të vajzës, por që ka pjesë edhe vetë subjekti deklarues.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 73m2 dhe një tjetër apartament me sipërfaqe  78m2, në plazhin e Durrësit. Gjyqtari  thotë se vajza i ka përfituar nga trashëgimia, por nuk sqaron se nga kush.

Këto dy pasuri ai nuk i ka deklaruar në vitet e mëparshme, por për më shumë detaje sjellim të plotë pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Arben Kostandini.

Viti 2003

Shtëpi banimi 2+1, ku zotëron 2/3 e saj.

Autoveturë alfa romeo me vlerë, 0.4 milion lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 0,61 milion lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 15 000 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 762 071 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në shumën 180 000 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 765 552 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në shumën 280 000 lekë.

Pensioni i nënës, 130 000 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 972 560 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në shumën 300 000 lekë.

Pensioni i nënës, 150 000 lekë.

Viti 2007

Kursime, 130 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 831 863 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në shumën 450  000 lekë.

Pensioni i nënës, 25 000 lekë.

Viti 2008

Kursime 2 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 830 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në shumën 460  000 lekë.

Pensioni i nënës, 250 000 lekë.

Viti 2009

Kursime 4 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 992 386 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në shumën 510  000 lekë.

Pensioni i nënës, 250 000 lekë.

Viti 2010

Shtuar gjendja cash me 1 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 007 523 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke tek Mbretëresha Geraldinë në shumën 460 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në privat, në shumën 500 000 lekë.

Viti 2011

Shtuar gjendja cash me 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke tek Mbretëresha Geraldinë në shumën 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke në privat, në shumën 400 000 lekë.

Viti 2012

Shtuar gjendja cash me 1 600 000 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtar në shumën 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mjeke tek Mbretëresha Geraldinë në shumën 600 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna jashtë orarit, 250 000 lekë.

Të ardhura nga trashëgimia e nënës, 700 000 lekë.

Viti 2013

Shtuar gjendja cash me 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtar në shumën 1 033 631 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mjeke tek Mbretëresha Geraldinë në shumën 640 788 lekë.

Viti 2014

Shitje automjeti, Alfa Romeo, 3 000 euro.

Blerë automjeti, 4000 euro.

Kursime, 1 029 256 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtar në shumën 1 238 092 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mjeke tek Mbretëresha Geraldinë në shumën 669 608 lekë.

Viti 2015

Dhuruar, 3/9 e ap 2+1.

Kursime, 750 000 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtar në shumën 1 240 825 lekë.

Të ardhura nga pensioni familjar në shumën 136 500 lekë.

Viti 2016

Blerë ap   me sip 126 m2 me vlerë 9 500 000 lekë.

Kursime, 300 000 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtar në shumën 1 411 969 lekë.

Të ardhura nga pensioni familjar në shumën 136 500 lekë.

Të ardhura nga qiraja, 144 000 lekë.

Kredi për blerje ap në shumën 2 500 000 lekë.

Viti 2017

Kursime, 700 000 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtar në shumën 1 319 751 lekë.

Të ardhura nga pensioni familjar në shumën 143 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja, 408 000 lekë.

Pagesë dëmshpërblimi, 55 000 lekë.

Kredi për blerje ap në shumën 2 500 000 lekë. Pa shlyer shuma 2 164 060 lekë.

Viti 2018

Kursime, 700 000 lekë.

Bashkëpronar në një ap 73m2, që është në emër të vajzës, e cila e ka fituar me trashëgimi.

Bashkëpronar në një ap 78m2, në plazhin e Durrësit, që është në emër të vajzës, e cila e ka fituar me trashëgimi.

Të ardhura nga puna si gjyqtar në shumën 1 342 108 lekë.

Të ardhura nga pensioni familjar në shumën 143 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja, 408 000 lekë.

Kredi për blerje ap në shumën 2 500 000 lekë. Pa shlyer shuma 1 855 811 62  lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga