Probleme me pasurinë/ Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit në Korçë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Në muajin Mars të këtij viti, disa organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i kërkuan Inspektorit të Drejtësisë, Artur Metani që të hetojë tre gjyqtarë të apelit të Tiranës, një të shkallës së parë si dhe një prokurore, pasi kanë shkelur të drejtat e një të pandehuri.
Bëhet fjalë për prokuroren Elina Kombi, e cila ka pasur rastin e një personi, që akuzohej për vjedhjen e një portofoli me 1 200 lekë dhe pas masës së arrestit me burg, ai kreu vetëvrasje.
Për prokuroren, ILD ka kërkuar vërejtje publike. Sipas hetimit të inspektorëve, prokurorja ka neglizhuar, rastin e të arrestuarit për vjedhje, i cili ishte me problem mendore.
Vërejtja publike ndaj prokurories Elina Kombi i shërben Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kur të përgatisë raportin e aftësive profesionale për ta dërguar në Komisionin e Vettingut.
Prokurorja Kombi, ka ardhur në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë, në vitin 2014. Po në të njëjtin vit, ajo duke se ka çelur dritën jeshile edhe për bashkëshortin e saj, i cili është punësuar në Prokurorinë e Tiranës si ekspert autoteknik, për të vijuar në vitet e ardhshme dhe në Prokurori dhe Gjykata të ndryshme të vendit, duke bërë edhe si ekspert vlerësues dëmesh shëndetësore dhe motorike.
Kombi ka ardhur në Tiranë, nga Prokuroria e Pogradecit me një depozitë bankare 17 000 euro, shkruan CNA.al.
Ndër vite pasuria e saj, llogaritë financiare të deklaruar në ILDKP, janë të veshura me hije dyshimi. Mosqarimi nga ana prokurores apo një mënyrë kjo për të fshehur të ardhurat, këtë nuk mund ta themi.
Në 2010 ajo deklaron një shifër prej 1 436 000 lekë, por që nuk kuptohet ia ka dhënë subjekti deklarues vjehrrit apo anasjelltas.
Edhe në vitin 2011, deklaron shumën 62 900 dollarë të dhëna për për investime. Për asnjërën nga këto lëvizje nuk ka një sqarim se çfarë ka ndodhur me investimet, në vitet në vijim.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurorja Elina Kombi.
Viti 2003
Apartament me sip 69.14 m2, blerë nga Enti Kombëtar i Banesave.
Të ardhura nga paga si prokurore në Pogradec në shumën 745 000 lekë.
Viti 2004
Ap banimi me sip 69 m2, me vlerë 600 000 lekë.
Depozitë bankare me vlerë 41 417 dollarë.
Të ardhura nga paga si prokurore në Pogradec në shumën 930 600 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, emigrant në shumën 35 000 dollarë.
Të ardhura nga puna jashtë orarit, 170 000 lekë.
Dieta për shërbime pune jashtë rrethit, 30 400 lekë.
Viti 2005
Interesat e depozitës në shumën 535 dollarë.
Të ardhura nga paga si prokurore në Pogradec, puna jashtë orarit dhe shpërblime në shumën 1 213 915 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, në shumën 14 164 lekë.
Viti 2006
Interesat e depozitës në shumën 600 dollarë.
Shitur Benzi me vlerë 250 000 lekë.
Blerë makinë mercedez Benz me vlerë 250 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokurore në Pogradec, puna jashtë orarit dhe shpërblime në shumën 1 150 555 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, në shumën 575 464 lekë.
Shpenzime udhëtimi të bashkëshortit, 176 600 lekë.
Shpërblim për bashkëshortin, 15 000 lekë.
Viti 2007
Depozitë bankare me vlerë 14 000 dollarë.
Interesa të depozitës bankare në shumën 750 dollarë.
Të ardhura nga paga si prokurore në Pogradec, puna jashtë orarit dhe shpërblime në shumën 853 207 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, në shumën 950 449 lekë.
Deklaron 500 dollarë amerikanë, por sqarimi me shkrim dore është i palexueshëm.
Të ardhura të bashkëshortit nga një kompani, 4 000 dollarëë amerikanë.
Viti 2008
Interesa të depozitës bankare në shumën 800 dollarë.
Shitur autovetura e bashkëshortit me vlerë 300 000 lekë.
Kursime, 700 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokurore në Pogradec, në shumën 900 529 lekë.
Orë suplementare, 74 731 lekë.
Shpërblim, 107 100 lekë.
Dieta 21 600 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, në shumën 1 113 235 lekë.
Viti 2009
Interesa të depozitës bankare në shumën 600 dollarë.
Bashkëshorti ka blerë automjet xhip ML 320 me vlerë 4 000 dollarë.
Shtesë në sip e banimit 104 m2, që ndodhet në process legalizimi në Korçë me vlerë 1 400 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokurore në Pogradec, në shumën 1 064 511 lekë.
Orë suplementare, shpërblim dhe dieta në vlerën 172 329 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, në shumën 1 003 753 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga një kompani, 5 000 dollarëë amerikanë.
Viti 2010
Interesa të depozitës bankare në shumën 650 dollarë.
Kursime cash në shumën 1 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokurore në Pogradec, në shumën 1 078 981 lekë.
Orë suplementare, shpërblim dhe dieta në vlerën 621 898 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, në shumën 877 507 lekë.
Vjehrri i ka dhënë për investim në një pronë, 1 436 000 lekë.
Shpenzime për pagese shkolle, 64 000 lekë.
Viti 2011
Tërhequr nga depozita bankare, 62 900 dollarë, mbetur 50 dollarë.
Kursime cash në shumën 800 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokurore në Pogradec, në shumën 1 217 738 lekë.
Orë suplementare, shpërblim dhe dieta në vlerën 534 696 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, në shumën 701 033 lekë.
62 900 dollarë i ka dhënë për investime.
Shpenzime për pagese shkolle, 95 000 lekë.
Viti 2012
Kursime cash shtuar me 500 000 lekë. Në total 1 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokurore në Pogradec, në shumën 1 226 656 lekë.
Orë suplementare, shpërblim dhe dieta në vlerën 478 400 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit,nga D.R.M e rrugëve Korçë dhe ALUIZNI, Pogradec, në shumën 751 822 lekë.
Kartë krediti, 1 000 euro.
Viti 2013
Kursime cash shtuar me 500 000 lekë. Në total 1 800 000 lekë.
Bashkëshorti ka blerë automjet Fird Ranger me vlerë 1 500 euro.
Të ardhura nga paga si prokurore në Pogradec dhe dietat në shumën 1 671 715 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, si drejtor i ALUIZNI-t, Pogradec, në shumën 822 942 lekë.
Kartë krediti, 1 000 euro.
Viti 2014
Depozitë bankare me vlerë 17 000 euro.
Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë dhe puna jashtë orarit, në shumën 1 438 116 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga ALUIZNI, Korçë, nëpërmjet një vendimi gjykate me vlerë 490 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si ekspert autoteknik në Prokurorinë e Tiranës, në shumën 155 000 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit me vlerë 517 890 lekë.
Viti 2015
Llogari bankare me 10 099 euro nga 17 000 euro që ishin deklaruar fillimisht.
Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë dhe puna jashtë orarit, në shumën 1 429 154 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga ALUIZNI, Korçë, nëpërmjet një vendimi gjykate me vlerë 870 284 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si ekspert autoteknik në Prokurorinë e Tiranës, në shumën 453 900 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve, Gjirokastër, nëpërmjet një vendimi gjykate me vlerë 1 252 088 lekë.
Patundshmëri e përfituar nga bashkëshorti me testament si arë me sip 13 280 m2, truall me sip 220 m2, nga kjo 124 m2 është një ndërtesë, dhe një sipërfaqe pylli.
Viti 2016
Llogari bankare 8 100 euro.
Kursime, 23 097 lekë.
Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë dhe puna jashtë orarit, në shumën 1 380 651 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si ekspert autoteknik në Prokurorinë e Tiranës, të Elbasanit dhe Kurbinit në shumën 352 560 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura si anëtar i Këshillit Bashkiak, Pogradec në shumën 114 851 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit Kreshnik Zgjani me vlerë 2 120 223 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit Kreshnik Zgjani me vlerë 59 357 lekë.
Viti 2017
Llogari bankare 6 053 euro.
Kursime, 39 150 lekë.
Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë dhe puna jashtë orarit, në shumën 1 389 417 lekë.
Të ardhura nga EURALIUS, 1950 euro.
Bashkëshorti, të ardhura si anëtar i Këshillit Bashkiak, Pogradec në shumën 139 819 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si konsulent në një Institut Ndërtimi, 104 944 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si konsulent në një agjenci sigurimesh, 335 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si konsulent në një tjetër shoqëri sigurimesh, 450 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si vlerësues pranë një kompanie, 185 888 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si ekspert autoteknik në Prokurorinë e Tiranës, të Elbasanit dhe Kurbinit në shumën 62 900 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si ekspert vlerësues dëmesh shëndetësore dhe motorike caktuar nga gjykata të ndryshme me vlerë 701 000 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit Kreshnik Zgjani me vlerë 2 109 913 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit Kreshnik Zgjani me vlerë 218 190 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortit, 84 944 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortit, 690 492 lekë.
Viti 2018
Llogari bankare 3 055 euro.
Kursime, 85 219 lekë.
Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë dhe puna jashtë orarit, në shumën 1 424 695 lekë.
Të ardhura nga shkolla e Magjistraturës, 77 848 lekë.
Të ardhura nga EURALIUS, 290 euro.
Bashkëshorti, të ardhura si anëtar i Këshillit Bashkiak, Pogradec në shumën 136 571 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si inspektor në DPSHTRR, Tiranë, 896 938 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si ekspert autoteknik dhe vlerësues dëmesh në sigurime, në gjykata dhe prokurori të ndryshme dhe si specialist i jashtëm pranë Institutit të Konsulencës në Ndërtim, 2 570 068 lekë.
Të ardhura nga punësimi i vajzës në Amerikë, 5 022 dollarë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit Kreshnik Zgjani me vlerë 1 751 304 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit Kreshnik Zgjani me vlerë 354 761 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortit, 172 498 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortit, 3 260 560 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortit, 63 838 lekë.
Llogari rrjedhëse page e vajzës, 2 600 dollarë./CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë, Alma Kodraliu, ësh...
Në Qershor të këtij viti, prokurorja Armida Hamiti (Moçka) u...
Gjyqtarja Anila Karanxha, ndryshe nga vëllai i saj prokurori...
Prokurorja Daniela Sulaj ishte një ndër tre kandidaturat për...
Gjatë një seance parlamentare, vitin e kaluar, kryeministri ...
Ardian Braho, është prokurori që i mbijetoi akuzës për korru...
Komisioni i Pavarur i Kualifkimit ka konfirmuar në detyrë pr...
Në qershor të këtij viti, Komisoni i Pavaruar i Kualifikimit...
Prokurorët e Tiranës, janë listuar tashmë nga Komisioni i Pa...
Gjyqtari i Gjykatës së Faktit në Tiranë Ahmet Metaliaj, ka p...
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e nis muajin Tetor me riv...
Komisioneri Publik ka ankimuar ditën e sotme vendimin e Komi...
Gjyqtarët dhe prokurorët janë njerëzit më të pasur në Shqipë...
Me 15 Maj 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, miratoi rapo...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që në fund të vitit të sh...
Avni Kraja, prokurori i Prokurorisë së Shkallës së Parë në T...
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur shkarkimin nga ...
Gjyqtari Kastriot Gramshi, ndonëse është emëruar që në vitin...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...