web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vettingu i prokurorit Afrim Shehu

4 Nëntor 2020, 10:14, Vetingu CNA

Në muajin Maj të vitit 2018, Prokuroria e Durrësit u grabit për të dytën herë.

Grabitësit hynë në zyrën e prokurorit Afrim Shehu, i cili po hetonte skandalin e pronave në Ishëm. Ndërkohë u raportua se janë marrë dosje të rëndësishme korrupsioni, madje i gjithë serveri i Prokurorisë,  por Policia dhe Prokuroria u kujdesën që ta trajtoni ngjarjen si një gjë normale.

Prokuroria njoftoi se janë dëmtuar dhe se janë marrë pajisje elektronike.

Ndërsa në një prononcim për CNA.al, në atë kohë prokurori, Afrim Shehu u hoq qetë, duke thënë se janë marrë gjëra të parëndësishme, që se pengojnë në punën e tij.

Kjo histori ende mbetet e dyshimtë, por sot do të ndalemi tek Vettingu i prokurorit Afrim Shehu.

Përveçse në aspektin profesinal, që ka kulmuar me grabitjen në zyrën e tij, jemi ndalur edhe tek pasuria.

Sipas të dhënave që ka deklaruar në ILDKPKI, prokurori Shehu thotë nga data 20 maj 1993 e deri në datën 1 shtator 1996, ka qenë emigrant në Greqi. Përgjatë kësaj kohe ai thotë se ka përfituar 2 000 000 lekë.

Nga data 10 prill 2002, deri në datën 31 dhjetor 2003, prokurori Shehu ka punuar si avokat dhe deklaron të ardhura 2.500 000 lekë

Nga viti 2004 deri në vitin 2009 ka punuar si prokuror në Tiranë dhe më pas është transferuar në Durrës, ku është edhe sot.

Sipas deklaratës së pasurisë, prokurori duket se nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka blerë dhe shitur apartamente.

Për me tëpër detaje, po sjellim pasurinë e deklaruar prej tij, e cila në fakt do një hetim të detajuar dhe të mirëfilltë Vettingu, për të arritur në konkluzionin nëse e justifikon apo jo.

Viti 2004

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si oficer i pol gjyqësore, në Prokurorine Tiranë, 535 272 lekë.

Viti 2009 (Deklarata fillestare)

Ap banimi me sip 83.7 m2 me vlerë 22 599 dollarë.

Autoveturë Volsvagen me vlerë 650 000 lekë.

Garazh me dy vende parkimi me vlerë 16 000 euro.

Depozitë, llogari rrjedhëse, 7 000 euro.

Gjendje cash, 15 000 euro.

Të ardhura si emigrant në Greqi, 2 000 000 lekë.

Të ardhura si avokat 2 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si oficer i pol gjyqësore, në Prokurorine Tiranë, 550 000 lekë.

Ap banimi me sip 103 m2 me vlerë61 800 euro në emër të bashkëshortes.

(nuk kuptohet shkrimi)

Viti 2010

Pakësuar depozita bankare me 7 000 euro.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në Prokurorine Durrës, 1 200267 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga një kompani celulare,1 236 733 lekë.

Kursime 320 000 lekë dhe cash 120 000 lekë në emër të bashkëshortes.

Viti 2011

Shitur makina 450 000 lekë.

Kursime, 150 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në Prokurorine Durrës, 1 305 964 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga një kompani celulare,1 500 000 lekë.

Kursime të bashkëshortes, 1 200 000 lekë, 100 145 lekë, 960 000 lekë dhe cash 240 000 lekë.

Viti 2012

Volsvagen Golf Plus 5 100 euro.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në Prokurorine Durrës, 1 127 158  lekë.

Kursime të bashkëshortes, 531 043 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga një kompani celulare,1 389 045 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në Prokurorine Durrës, 1 154 752 lekë.

Të ardhura si lector nga Shkolla e Magjistraturës, 994 13 lekë.

Depozitë bankare e bashkëshortes, 1 995 505 lekë.

Automjet Opel Corsa në emër të bashkëshortes, 900 euro.

Të ardhura të bashkëshortes nga një kompani celulare,1 229 567 14 lekë.

Viti 2014

Kursime, 650 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në Prokurorine Durrës, 1 335 148  lekë.

Të ardhura si lector nga Shkolla e Magjistraturës, 994 13 lekë.

Depozitë bankare e bashkëshortes, 381 467 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga një kompani celulare, 1 050 497 lekë.

Viti 2015

Ap banimi me sip 105.5 m2 me vlerë 92 840 euro. Në çastin e lidhjes së kontratës janë paguar 40 000 euro.

Kursime 500 000 lekë.

Gjendje cash 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në Prokurorine Durrës, 1 253 002 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në aktivitetet e OPDAT, 1 600 dollarë.

Hua për blerjen e banesës 5 000 dollarë.

Depozitë bankare e bashkëshortes, 246 111 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga një kompani celulare, 1 199 367  lekë.

Viti 2016

Pagesë kësti për ap e blerë në vitin 2015, 12 720 000 lekë.

Shitur autovetura Volsvagen Golf me vlerë 8 000 euro.

Llogari rrjedhëse, 22 161 euro.

Llogari rrjedhëse 229 166 lekë.

Shitur ap me sip 89.95 m2 me vlerë 85 000 euro.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në Prokurorine Durrës, 1 195 312 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në aktivitetet e OPDAT, 500 dollarë.

Hua 5 000 dollarë dhe 40 000 euro, për blerjen e apartamentit. Të shlyera.

Llogari kursimi e bashkëshortes, 496 269 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 66 333 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga një kompani celulare, 1 260 565 lekë.

Viti 2017

Llogari rrjedhëse, 22 160 euro.

Llogari rrjedhëse, 224 667 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në Prokurorine Durrës, 1 086 846 lekë.

Llogari kursimi e bashkëshortes, 828 359 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 33 799  lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga një kompani celulare, 1 261 294 lekë.

Viti 2018

Llogari rrjedhëse, 22 160 euro., pakësuar. Shtuar llogaria rrjedhëse me 14 018 euro.

Llogari rrjedhëse, 224 230 lekë.

Porositur ap banimi 2+1, në Tiranë me sip 94.7 m2 me vlerë 90 000 euro. paguar kësti i parë23 000 euro dhe kësti I dytë 62 000 euro.

Shitur ap me sip 72.20 m2, me vlerë 76 000 euro.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në Prokurorine Durrës, 1 198 052 lekë.

Llogari kursimi e bashkëshortes, 1 131 004 09 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 161 241 08 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga një kompani celulare, 1 561 636 lekë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga