web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paditi Sandër Simonin/ Kandidatja për në GJKKO, përballet me Vettingun

13 Nëntor 2020, 09:06, Vetingu CNA

Gjyqtarja e shkallës së Parë në Shkodër Irida Kacerja do të përballet me Vettingun me 20 Nëntor.

Kacerja e cila është kandidate për Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të gjykohet nga trupa Gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa (Bungo) dhe Etleda Çiftja. Gjyqtarja Irida Kacerja më herët ka punuar dhe si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë të Tiranës.

Në vitin 2015, gjyqtarja u bë object në media pasi paditi Sandër Simonin, i cili në atë kohë drejtonte Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Ajo e akuzonte Simonin për plagjiaturë. Gjyqtarja pretendonte se Simoni kishte kopjuar një material të saj, të cilin më pas e ka publikuar.
Bëhej fjalë për shkrimin me titull ?Hetimi dhe gjykimi i veprave penale të trafikimit? në ?Manualin për identifikimin ,trajtimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore e botuar nën siglën e qendrës së shërbimeve dhe praktikave ligjore të Integruara (konkretisht faqe 66-86)

Për një gjë të tillë Kacerja i ishte drejtuar Gjykatës duke kërkuar tërheqjen nga tregu të tekstit si dhe një dëmshpërblim ekonomik
Çështjes ishte regjistuar me numrin 8744 dhe si datë regjistrimi ishte 25.0.5 2015. Ndërsa gjyqtare fillimisht ishte caktuar Rezarta Mataj.
Nuk dihet se cili ka qenë epilogu i kësaj çështjeje, ndërkohë pritet që gjyqtarja Kacerja të punojë në një institucion me Simonin.
Sa i përket pasurisë gjyqtarja Irida Kacerja, të ardhurat i ka nga paga. Tre vitet e fundit ajo deklaron se disponon një banesë me qira në Tiranë, ndërsa të vetmet patundshmëri janë deklaruar në emër të bashkëshortit, pas martese.

Bëhet fjalë, për arë, truall më sipërfaqe 750 m2, nga të cilat 200 m2 truall dhe 102 m2 ndërtim, tokë, arë me sipërfaqe 11 529 m2, dy makina, një Benz Mercedez, me vlerë 300 000 lekë si dhe një Passat në bashkëpronësi me bashkëshorten me vlerë 2 000 euro.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Irida Kacerja.

Viti 2007 (Deklarata fillestare)
Bursë nga Shkolla e Magjistraturës 41 000 lekë në muaj.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Shkodër, 64 000 lekë.

Viti 2007 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Shkodër, 64 000 lekë.

Viti 2008
Automjet Opel Corsa, 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Shkodër, 871 856 lekë.

Viti 2009
Depozitë bankare 203 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Shkodër, 1 129 903 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Shkodër, 1 160 578 lekë.
Detyrim për Masterin, 5 000 lekë.

Viti 2011
Depozitë bankare 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare, 1 216 326 lekë.
Të ardhura si pedagoge në një universitet privat, 57 000 lekë.
Pagesë për ndjekjen e kursit të masterit, 50 000 lekë.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare, 771 015 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë, 145 620 lekë.
Të ardhura si pedagoge në një universitet privat, 97 500 lekë.
Të ardhura nga shkolla e Magjistraturës, 10 800 lekë.
Kursime nga paga 300 000 lekë.

Viti 2013
Automjet Volsvagen 2 000 euro.
Llogari rrjedhëse, tërhequr shuma 400 000 lekë. Mbetur 217 333 83 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë, 1 161 093 lekë.
Kursime, 400 000 lekë.

Viti 2014
Shitje e Volsvagenit, 140 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë, 478 390 lekë.
Të ardhura nga raporti i lindjes, 617 365 lekë.
Kursime, 400 000 lekë.
Të ardhura si shpërblim për punën e kryer si bashkëautore e një botimi të Gjykatës së Lartë, 1 350 euro.
Pasuria e bashkëshortit Mentor Bimi.
Arë, truall më sip 750 m2, nga të cilat 200 m2 truall dhe 102 m2 ndërtim
Tokë, arë më sip.11 529 m2.
Automjet Benz Mercedez, me vlerë 300 000 lekë.
Automjet Passat në bashkëpronësi me bashkëshorten, 2 000 euro.
Të ardhura si avokat 40 000 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë, 1 078 641 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Shkodër, 122 396 lekë.
Kursime, 400 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si avokat 422 344 lekë.

Viti 2016
Banesë me qira në Tiranë, 14 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Shkodër, 108 807 lekë.
Të ardhura të krijuara nga blerja e kuotave në fondine investimit në emër të bashkëshortit, 10 000 euro.
Të ardhura të bashkëshortit si avokat 1 130 448 lekë.
Viti 2017
Banesë me qira në Tiranë, 14 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Shkodër, 1 036 789 lekë.
Të ardhura të krijuara nga blerja e kuotave në fondine investimit në emër të bashkëshortit, 10 000 euro. Interesat, 499 33 euro.
Të ardhura të bashkëshortit si avokat 1 295 000 lekë.

Viti 2018
Banesë me qira në Tiranë, 14 000 lekë.
Fondi i investimit në emër të bashkëshortit, 12 000 euro. Interesat, 302 44 euro.
Tërhequr 217 000 lekë.
Kursime të bashkëshortit 200 000 lekë.
Imnvestuar 2 000 euro në Fondin e Investimin nga bashkëshorti.
Gjendje e llogarisë rrjedhëse, 786 45 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si avokat 1 070 418 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga