web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngec në "sitën" e Vettingut/ KPK shkarkon kreun e prokurorisë së Apelit në Shkodër

16 Nëntor 2020, 10:12, Vetingu CNA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Brahim Dragjoshin. Procesi i vettingut ndaj tij u zhvillua nga trupa gjyqësore e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko.

Dragjoshi nuk ka mundur të kalojë me sukses tre shtyllat e vlerësimit. Prokurori kishte me probleme sa i takon burimeve financiare për shtëpinë e tij në Paskuqan.

KPK gjeti me probleme edhe mënyren e përvetësimit të tokës nga ana e këtij subjekti.

Në deklaratën e vitit 2003, Z. Dragjoshi deklaron pronësinë mbi një shtëpi banimi në ndërtim e sipër me vlerë 3 milionë lekë. Ai deklaron përfundimin e shtëpisë në vitin 2004 pas shpenzimeve shtesë prej 1 milion lekësh, ndërsa procesi i legalizimit të saj përfundon në vitin 2015.

Për mobilimin e shtëpisë apo blerjen e pajisjeve, subjekti deklaron më vonë edhe një kredi bankare prej 1.6 milionë lekësh, ndërsa huamarrjet tek të afërmit 3 mijë euro në vitin 2015 për pushime në Turqi dhe 2600 euro të marra nga i biri për blerjen e një automjeti.

Kujtojmë se ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren Dorina Bejko./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga