Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Prej dy vitesh gjyqtarët dhe prokurorët u janë nënshtruar hetimeve-Vetting.
Procesi i rivlerësimit po kryhet mbi bazën e tre kritereve të vlerësimit të pasurisë, të kontrollit të figurës dhe të vlerësimi të aftësive profesionale.
Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kaluar në këtë filtër dhe pothuajse 1 e treta e tyre janë shkarkuar.
Që nga fillimi i procesit të rivlerësimit dhe deri më sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka referuar në prokurori vetëm dy raste, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj si dhe ish-kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha.
Ndërsa ekziston edhe ana e tjetër e medaljes së Vettingut, që ka të bëjë me të konfimuarit nga KPK, që janë më pak se të shkarkuarit.
Të listuar nga ONM si ?dele të zeza? një pjesë e të konfiurmuarve të KPK-së janë ankimuar nga Komisioneri Publik me rekomandim të ONM, e cila ka pasur raste kur ka vepruar edhe me dy standarte.
Duke lënë kështu dyshime se edhe ndërkombëtarët janë të korruptueshëm apo të shantazhueshëm.
Që nga nisja e Vettingut dhe deri më sot, ONM ka rekomannduar tek KP për ankimim, 13 subjekte të rivlerësimit.
Rekomandimet nga ONM
Gjyqtari i Apelit të Tiranës Genti Shala u konfirmua në detyrë në gusht 2020, ndërsa një çështje e gjykuar prej tij u referua për inspektim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.
Por ONM e cilësoi të paplotë hetimin e kryer nga KPK për Shalën, ndërsa kërkoi që Kolegji të hetonte edhe një denoncim anonim ku ngriheshin dyshime për fshehje të aksioneve në një kompani private.
Alkelina Gazidedja, gjyqtarja Administrative e Apelit është rekomanduar tek KP për ankimim.
Gazidede, e cila e ka nisur karrierën në vitin 1996, u konfirmua në detyrë nga KPK më 10 korrik 2020. Por në dy vendime ajo akuzohej se ka shkelur etikën profesionale dhe parimin e paanësisë së gjykatës, prsndaj KPK, kërkoi që ?të çohen për inspektim? te një organ kompetent.
Në fillim të shkurtit të këtij viti, ONM i kërkoi Komisionerit Publik të ankimojë vendimin për drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit dhe kandidate për SPAK Anita Jella, me pretendimin se nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.
Jella u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 10 dhjetor 2019. Si kandidate për SPAK, ajo kaloi në procesin e vetingut me përparësi.
Sipas ONM-së, prokurorja kishte pushuar një çështje për mbjellje lëndësh narkotike pa bërë hetime të thella dhe se kishte ndërhyrë në dy dosje që kishin të bënin me hetimet në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës dhe ndaj një gjyqtareje të Apelit Tiranë.
Në vitin 2019, ONM, kërkoi apelim për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe një rihetim të thelluar ndaj tij për kriterin e profesionalizmit dhe atë të pasurisë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
ONM pretendon se ka paqartësi në disa çështje që ka hetuar Hajdarmataj. Por në seancën dëgjimore në KPK, ONM nuk ka pasur ndonjë reagim.
Po në vitin 2019, Komisioneri Publik njoftoi se kishte pranuar rekomandimin e ONM dhe se kishte apeluar vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit të Kavajës Artan Madani me pretendimin se nuk justifikon pasurinë.
Në të njëjtin vit ONM rekomandoi pranë komisionerëve publikë ankimimin ndaj vendimit të KPK-së, për konfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Kastriot Selita.
ONM kishte ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e pasurisë së kryegjyqtarit.
Selita, u konfirmua në detyrë në datën 18 qershor 2019.
Të shkarkuarit pas rekomandimeve të ONM
Në mars të këtij viti, KPA shkarkoi nga detyra prokurorin Adnan Kosova, i cili sapo ishte emëruar shef i Drejtorisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kosova u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi i datës 20 dhjetor 2018, u ankimua nga Komisioneri Publik më datë 27 shkurt 2019, me rekomandim të ONM.
Po në fillim të këtij viti KPA shkarkoi prokurorin Besnik Cani me pretendimin se kishte probleme me pasurinë.
Prokurori Cani u konfirmua fillimisht në detyrë më 27 nëntor 2018. Dy javë më vonë, ai u zgjodh anëtar i KLP-së. Vendimi i konfirmimit në detyrë u ankimua nga ONM dhe Komisioneri Publik.
Në tetor të vitit 2019 KPA ?rrëzoi? vendimin e KPK-së duke i dhënë fund karrierës së gjyqtarit Artur Malaj, njëherazi kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.
Shkarkimi i gjyqtarit Artur Malaj, i cili u rekomandua nga ONM, erdhi për shkak të kriterit të pasurisë.
Më 31 korrik 2019 KPA shkarkoi nga detyra anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gentjan Osmani, duke arsyetuar se deklarimi i pasurisë prej tij ishte i pamjaftueshëm. Edhe Osmani përfundoi në KPA me rekomandim të ndërkomëbtarëve.
Më 26.07 2019, KPA shkarkoi nga detyra kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, për mosjustifikim të pasurisë me burime të ligjshme.
Ishin ndërkombëtarët që dorëzuan rekomandimet e tyre pranë komisionerëve publikë, veprim ky që u pasua me shkarkim.
Një tjetër subjekt rivlerësimi i rekomanduar nga ONM është kryetari i Gjykatës Kushtetuese,Bashkim Dedja.
Trupa e përbërë nga Ardian Hajdari, Luan Daçi, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz arritën në përfundimin Bashkim Dedja nuk justifikon pasurinë dhe nuk ka nivelin e besueshëm për të vijuar detyrën.
Gjyqtari që nxori blof ONM
Më 13 shtator 2019 gjyqtari i gjykatës Administrative të kryeqytetit Gentjan Medja është konfirmuar në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Në korrik të vitit 2018 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë gjyqtarin, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin me rekomandim të ONM.
Por pas verifikimeve, Komisioneri Publik u tërhoq nga ankimimi dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit e la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin Gentjan Medja duke e konfirmuar për herë të dytë./CNA.al
Procesi i Vettingut menjëherë pas startimit i zbrazi gjykata...
Në sistemin e drejtësisë janë një grup gjyqtarësh dhe prokur...
Gjyqtari Aurel Arapi me vetëm pesë vite karrierë në drejtësi...
Fuat Verdha ishte gjyqtari i parë në sistemin e drejtësisë i...
Gjyqtari i Pogradecit Artan Jahollari do t’iu nënshtrohet he...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
“Më mirë bosh, se me shejtanin brenda”. Kështu deklaronte kr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 10 nëntor të n...
Në vitin 2011 gjyqtari Rexhep Karaj, është denoncuar nga Pro...
Komisioni i Jashtëm i vlersimit ka konfirmuar në detyrë kreu...
Kolegji i posaçëm i Apelit ka konfirmuar në detyrë në detyrë...
Me 17 korrik 2020 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisu...
Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, u p...
Instituticioni i Komisionerit Publik, pretendohet se është r...
Gjyqtarja e Korçës Ariola Kristo, i është nënshtruar hetimev...
Një vit më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra k...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë p...
Në muajin Mars të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifik...
Për prokurorin e Durrësit, Sokol Nishani hetimet -Vetting ka...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...