Dariel Sina, “asi nën mëngë” i Metës?/ KLGJ i dorëzon Gjykatën e Lartë, politikës
“Më mirë bosh, se me shejtanin brenda”. Kështu deklaronte kr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Shkodrës Albano Çepele.
KPK evidentoi mungesë burimesh financiare për blerjen e një apartamenti, dyshime për veprime koruptive si dhe probleme me profesionalizmin.
Problem edhe gjendja shëndetësore, pasi gjyqtari Çepele vuan nga një sëmundje që i vështirëson aktivitetin fizik.
Albano Çepele e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 në Gjykatën e Tropojës dhe ka punuar më së shumti si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Në prill të vitit 2014, Çepele u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas një inspektimi që zbuloi shkelje të ligjit dhe 34 çështje gjyqësore të zvarritura. Çepele u rikthye në detyrë në vitin 2016, pasi një vendim i Gjykatës së Lartë e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e tij.
Gjyqtari Albano Çepele shfaqte vështirësi në ecje dhe u paraqit në seancë së bashku me një përfaqësues ligjor. Ai bëri me dije se vuante nga skleroza multiple. Çepele pohoi në fillim të seancës se ishte në dijeni të gjetjeve të KPK-së, pasi ishte njohur nëpërmjet pyetësorëve.
Relatorja Bungo tha se subjekti nuk ka qenë plotësisht bashkëpunues, pasi ka refezuar të japë deklarime për çështje të caktuara, duke përmendur mungesën e sqarimeve për vlerën e mobilimit të shtëpisë. Sipas relatores, nuk ishte pasqyruar burimi i krijimit për një apartament me sipërfaqe 86.8 m2 blerë në vitin 2006 në Tiranë në shumën e 30 mijë eurove.
Komisioni konstaton mungesë dokumentacioni ligjor për të justifikuar burimin e vlerës 30 mijë euro të dhënë hua nga motra e subjektit për blerjen e apartamentit. Gjithashtu u evidentua se Çepele kishte kryer deklarime kontradiktore lidhur me çmimin e ulët të apartamentit.
Bungo tha se subjekti nuk ka deklaruar pronësinë e një apartamenti në qytetin e Fierit, të përfituar nga privatizimi dhe se nuk ka provuar burimin e ligjshëm të vlerës 9300 eurove të dhëna nga motra për kurimin e nënës së tyre. Sipas relatores, nga analiza financiare ka rezultuar balancë negative në vitin 2005, për të cilën subjekti nuk ka dhënë shpjegim pas kalimit të barrës së provës.
Përfaqësuesi ligjor i gjyqtarit Çepele tha në seancë se klienti i tij nuk mund të gjendej fajtor për mosdeklarimin apo mungesën e dokumentacionit për apartamentin në Fier, për të cilën tha se i ati i gjyqtarit e kishte shitur në vitin 1996.
?Babai e ka shitur nën presionin e dhunës në vitin 1996 dhe nuk ka asnjë dokumentacion që e disponon. Noterja nuk ndodhet në Fier, ndërsa personi që e ka blerë nuk ekziston dhe në atë apartament jetojnë disa persona që nuk kanë as kontratë qiraje dhe asgjë,? tha avokati i Çepeles, duke e përjashtuar klientin e tij nga veprimet me këtë pasuri.
Për apartamentin në Tiranë, avokati mbrojtës pohoi se Çepele kishte depozituar kontratën e huamarrjes me motrën për të vërtetuar burimin e ligjshëm, që sipas tij e kishte pasqyruar në deklaratën vjetore dhe në atë veting, në rubrikën e interesave private.
?Përsa i takon pagesës së vlerës 9300 euro nga motra në favor të prindërve, për kurimin e nënës, subjekti i rivlerësimit nuk ka asnjë detyrim të japë llogari,? pohoi mbrojtësi i gjyqtarit Çepele.
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka depozituar në KPK raport negativ për Çepelen. Bungo tha se subjekti i rivlerësimit nuk kishte deklaruar një procedim penal në ngarkim të tij, gjë që e bënte deklarimin për pastërtinë e figurës të pasaktë.
DSIK i ka përcjellë Komisionit edhe dyshime për përfshirje të gjyqtarit Çepele në veprime korruptive gjatë periudhës 2004-2020 për çështje pronësie të gjykuara prej tij në Gjykatën e Shkodrës, pasi një nga palët dyshohet se ka përfituar prona duke përdorur dokumente të falsifikuara. Sipas KPK-së, një nga palët ndërgjyëse, duke përdorur dokumente të falsifikuara ka tjetërsuar pronën shtetërore me anë të vendimit të gjykatës./CNA.al.
“Më mirë bosh, se me shejtanin brenda”. Kështu deklaronte kr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 10 nëntor të n...
Në vitin 2011 gjyqtari Rexhep Karaj, është denoncuar nga Pro...
Komisioni i Jashtëm i vlersimit ka konfirmuar në detyrë kreu...
Kolegji i posaçëm i Apelit ka konfirmuar në detyrë në detyrë...
Me 17 korrik 2020 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisu...
Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, u p...
Instituticioni i Komisionerit Publik, pretendohet se është r...
Gjyqtarja e Korçës Ariola Kristo, i është nënshtruar hetimev...
Një vit më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra k...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë p...
Në muajin Mars të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifik...
Për prokurorin e Durrësit, Sokol Nishani hetimet -Vetting ka...
Me 6 prill 2016, helikopteri i Forcave Ajrore shqiptare u rr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur hetimet-Vetting ...
Gjyqtarja e shkallës së Parë në Shkodër Irida Kacerja do të ...
Prokurorët e rinj, të paktën ata që janë emëruar në detyrë p...
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për gjyqtarin Genti ...
Para se të largohej nga detyra në vitin 2017, Adriatik Llall...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...