I hodhën në erë makinën me tritol/ Kush e paralajmëroi prokurorin e dosjeve “të nxehta”
Prokurori i Vlorës Albert Kuliçi nuk i është nënshtruar ende...
Prokurorja Eranda Felaj, e cila ende nuk ka hyrë në procesin e rivlerësimit, të gjithë karrierën e ka të përqëndruar në Vlorë.
Gjatë punës së saj si prokurore ajo është lakuar për zvarritje të proceseve hetimore. Ka qenë emisioni investigativ ?Stop?, që ka denoncuar një rast zvarritjeje nga prokurorja Eranda Felaj, Laze.
I. Hametaj ka treguar në emisionin ?Stop?, se në 24 korrik 2017 ka qenë duke u zhytur në Orikum, ndërsa është lënduar nga një shpërthim me dinamit, nga një mjet lundrues, që peshkonte. Dy personat në gomone e kanë nxjerrë në breg dhe e kanë lënë aty pa ndihmë mjekësore. Falë qytetarëve të rastësishëm ai shtë dërguar në spital dhe pas kësaj trauma, ka bërë kallzim në prokurorinë e Vlorës, duke pretenduar, se i njeh autorët e shpërthimit me dinamit.
Por për 7 muajsh prokuroria, jo vetëm nuk ka bërë asnjë veprim, por as nuk jepte informacion për rastin.
?Stop? ka kërkuar shpjegim për këtë zvarritje të procesit, por prokurorja Eranda Lazaj, është justifikuar se nuk flet për cështjet në hetim. Pas veprimeve të ?Stopit?, pas gjumit 7-mujor, prokurorja Lazaj, të nesërmen ka thirrur denoncuesin Hametaj, për të identifikuar autorët e ngjarjes.
Prokurorja Felaj është edhe motra e deputetes socialiste, Ermonela Felaj, bashkëshorti i së cilës u emërua prokuror pa kryer Shkollën e Magjistraturës. Në media u ngritën dyshime, se për këtë emërim ka ndërhyrë deputetja socialiste Felaj.
Edhe emri i prokurores Felaj nuk ka shpëtuar pa u lidhur me të motrën deputete. Ish kryeministri Sali Berisha, me 19 Korrik 2019, duke iu referuar si ?klani Felaj?, ka denoncuar në rrjete sociale sipas informacioneve të mbërritura në adresë të tij, se bashkëshorti i prokurores Eranda Felaj, ka qenë i dënuar më parë për trafik droge në Itali.
Në deklaratat e pasurisë rezulton se bashkëshorti i prokurores Felaj, Erion Laze ka emigruar gjatë vite 1996-2004, por nuk e deklaron se ku dhe se çfarë punë ka bërë.
Gjithnjë sipas deklaratave të pasurisë rezulton se Erion Laze ushtron profesionin e avokatit.
Më te ardhurat nga emigracioni, nga një aktivitet privat dhe me të ardhurat si avokat, bashkëshorti Erion Laze, deklaron në emër të tij një ap me sip 80 m2 në Vlorë, në emër të bashkëshortit Erion Laze, me kontratë për premtim shitjeje) me vlerë 52 000 euro, shtëpi private, dy dhoma e një kuzhinë, si dhe truall 200 m2 në Vlorë. Në emër të bashkëshortit deklarohet dhe një depozitë bankare 10 000 euro dhe kursime 30 000 euro.
Në vitin 2010, prokurorja Eranda Felaj deklaron shtim të patundshmërisë me dy apartament banimi të bashkuara në një me sipërfaqe totale, 203.21 m2, në Tiranë, me vlerë 81 284 euro. Për këtë pronë deklaron se ka marrë kredi 30 000 euro. Në të njëjtin vit, bashkëshorti i saj Erion Laze, ka blerë një automjet Mercedez Benz me vlerë 980 000 lekë.
Në vitin 2014 sërish prokurorja ka shtuar patundshmëri që është delauar nga bashkëëshorti. Bëhet fjalë për një sipërfaqe 500 m2, në Tragjas përfituar me anë të kontratës së dhurimit. Nuk e përcakon, nëse është arë, pyll, truall për ndërtim, apo tokë e papunuar.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokuroja Eranda Felaj.
Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Vlorë, 232 650 lekë.
Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Vlorë, 955 059 lekë.
Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Vlorë, 934 756 lekë.
Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Vlorë, 962 583 lekë.
Viti 2008
Kursime, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Vlorë, 1 040 000 lekë.
Ap me sip 80 m2 në Vlorë, në emër të bashkëshortit Erion Laze,(Kontratë për premtim shitjeje) me vlerë 52 000 euro.
Shtëpi private, 2 dhoma e një kuzhinë, në emër të bashkëshortit si dhe truall 200 m2 në Vlorë.
Depozitë bankare në emër të bashkëshortit, 10 000 euro.
Kursime në emër të bashkëshortit, 30 000 euro.
Bashkëshorti deklaron se burimet e të ardhurave i ka nga emigracioni në vitet 1996-2004, nga aktiviteti privat 2004-2006 dhe aktiviteti public 2006-2008.
Viti 2010
Dy ap banimi të bashkuara në një me sip totale, 203.21 m2, në Tiranë, me vlerë 81 284 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Vlorë, 644 001 lekë dhe raporti I lindjes 93 206 lekë.
Kredi në shumën 30 000 euro.
Blerë automjet Mercedez Benz nga bashkëshorti me vlerë 980 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 1 943 000 lekë.
Viti 2011
Kursime 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Vlorë, 874 086 lekë.
Kredi në shumën 30 000 euro. Pa shlyer 26 039 70 euro.
Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 700 000 lekë.
Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Vlorë, 1 070 557 lekë.
Kredi në shumën 30 000 euro. Pa shlyer 23 761 euro.
Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 722 980 lekë.
Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Vlorë, 793 576 lekë.
Kredi në shumën 30 000 euro. Vijon.
Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 400 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga loja Euro Lloto, 226 217 lekë dhe 2 131 euro.
Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Vlorë dhe leja e lindjes, 1 028 123 lekë.
Kredi në shumën 30 000 euro. Vijon.
Bashkëëshorti deklaron pasuri të paluajtshme 500 m2, në Tragjas përfituar me anë të kontratës së dhurimit.
Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 1 201 890 lekë.
Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Vlorë, 1 204 213 lekë.
Kredi në shumën 30 000 euro. Vijon.
Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 700 000 lekë.
Viti 2016
1/8 e shumës 1 100 000 përfituar nga trashëgimia, pas shitjes së shtëpisë me sip 50 m2 në Poliçan. Kjo shume parash ka kaluar në llogari të babait të subjektit deklarues.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Vlorë, 1 263 352 lekë.
Kredi në shumën 30 000 euro. Vijon.
Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 1 173 766 lekë.
Viti 2017
Të ardhura nga shitja e Benzit 3500 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Vlorë, 1 178 283 lekë.
Kredi në shumën 30 000 euro. Vijon.
Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 1 270 393 lekë.
Viti 2018
Kursime, 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Vlorë, 1 404 113 lekë.
Kredi në shumën 30 000 euro. Vijon.
Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 1 497 507 lekë./CNA.al
Prokurori i Vlorës Albert Kuliçi nuk i është nënshtruar ende...
Gjyqtarja Ina Hoxhaj, sapo ka hyrë në procesin e rivlerësimi...
Gjyqtarja Arta Llazari ka një karrierë 18 vjeçare në sistemi...
Me 15 .05 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka miratuar ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duket se do të ketë shum...
Vettingu pritet të nxjerrë jasht sistemit të drejtësisë edhe...
Gjyqtarja e Faktit në Tiranë, Teuta Hoxha, i është nënshtrua...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e rivle...
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë dre...
Prokurorët të cilët presion të kalojnë nën hetime të Vetting...
Denoncimet e qytetarëve për gjyqtarë dhe prokurorë të caktua...
Prokurori Kledian Llaho, është vënë në hetime-Vetting në mua...
Prokurori Maksim Sota ishte një nga kandidatët që konkuroi p...
Procesi e Vettingut edhe pse shumë i përfolur me dy standart...
Në Marsin e vitit 2016, Flora Çela u komandua në krye të Pro...
Prokurori Anton Pali e ka nisur karrierën në drejtësi si ofi...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë Me 15.05.2020, ka miratuar r...
Prokuroria e Elbasanit, më së shumti është përmendur për ska...
Prokurori Elion Mustafaj e ka nisur karrierën në drejtësi që...
Megjithëse Vettingu ka zbritur tek prokurorët e thjeshtë, pr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...