Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Me datë 9 Dhjetor 2020, gjyqtari i Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi do të përballet me Vettingun.
Ngresi do të jetë në duar të komisionerëve, GentaTafa (Bungo), Lulzim Hamitaj dhe SuelaZhegu, të cilët do të njohin dhe me rezultatet e hetimeve.
Sokol Ngresi nuk është një emër i panjohur pasi është i lakuar për skandale, ndonëse është edhe një nga kandidatët për Gjykatën e Lartë, ashtu siç ka njoftuar më herët Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Ngresi, pavarësisht se rrrugën në gjyqësor e ka shtruar me skandale, të cilat po i radhisim më poshtë, nuk e ka për herë të parë synimin për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë.
Skandali me firmën fiktive
Skandali ka të bëjë me një firmë fiktive të hedhur nga gjyqtari Sokol Ngresi, në një vendim gjyqësor në emër të një gjyqtari tjetër që nuk ndodhej në Shqipëri. Për më tepër gjyqtari Ngresi fajin ia ka hedhur sekretares gjyqësore, e cila rezultonte punëtore mirëmbajtje në emërtesë.
Kjo ka të bëjë me çështjen civile me nr.683 vendimi, i datës 23.12.2005, me palë ndërgjyqëse Albert Celoaliaj, i padituri Zyra e Përmbarimit, etj., me objekt kundërshtim i veprimeve përmbarimore.
Ditën që rezulton të jetë çelur seanca dhe marrë vendimi, gjyqtari Vasil Hanxhari ka qenë jashtë shtetit dhe është futur në territorin shqiptar nga pika kufitare e Qafë Thanës në orën 16:10 minuta. Në relacion e Ministrisë së Drejtësisë, e cila kërkonte dhe shkarkimin e Ngresit, thuhej se dy gjyqtarët e tjerë, Gjinovefa Gaba dhe Sokol Ngresi, kanë firmosur fiktivisht për praninë e gjyqtarit relator.
Skandali ?Arben Gropa?
Me anë të vendimit gjyqësorë të marrë nga gjyqtari i Apelit, Sokol Ngresi u la i lirë biznesmeni Arben Gropa, alliasVangjel Zijaj, i cili shfrytëzoi rastin të arratisej.
Qëllimi i këtij arrestimi ishte bërë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, ndërkohë pas disa ditësh Gjykata e Apelit Vlorë nëpërmjet Sokol Ngresit, ka vendosur të lirojë Arben Gropën. Gjatë kësaj kohe ndaj Gropës, po zhvillohej një proces gjyqësor në Fier, për miratimin ose jo të kërkesës së autoriteteve italiane për ekstradimin e Gropës.
Biznesmeni Gropa rezultonte i dënuar nga drejtësia italiane me 32 vite burg për veprën penale të trafikut të drogës me vlerë rreth 300 milionë lireta. Në vitin 2014 kohë kur ka ndodhur ky skandal u raportua se Ministria e Drejtësisë kishte nisur një inspektim lidhur me vendimin për lirimin e tij.
CNA.al mëson se inspektimi ka përfunduar me procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Sokol Ngresi.
Skandali me 50 000 eurot
Skandalet e gjyqtarit Sokol Ngresi, duket se nuk kanë të mbaruar.
Nga burime të saj CNA.al mëson se Ngresi ka akuzuar dhe ka çuar në burg dadon e shtëpisë me pretendimin se i ka vjedhur 50 mijë euro. Përveç se e ka akuzuar punonjësen e shtëpisë, ai dyshohet se e shfrytëzonte edhe në të zezë.
Duke shkelur kështu me paramendim dhe përgjegjshëmri, ligjin që mbron të drejtat e punëtoreve.
Skandali përforcohet më shumë pasi nuk dihet burimi i 50 000 erove që gjyqtari mbante në shtëpi dhe se përse nuk i kishte deklaruar në institucionet bankare.
Që do të thotë përveç se ka mbajtur një punonjëse në të zezë, disponon pasuri të dyshimtë, siç janë 50 000 eurot, por nuk ka paguar as detyrime-taksa në shtet për këto. Në një vend demokratik me drejtësi normale hetimet duhej të kishin nisur ndaj gjyqtarit Ngresi.
Nuk mbarojnë me kaq skandalet e tij ka edhe të tjera siç është lirimi me kusht në vitin 2015, i shtetasit A.Muhajn nga Fieri, i cili kishte dhunuar dhe vrarë bashkëshorten e tij me sende të forta.
Drejtësi e re me të shkarkuarit nga drejtësia e vjetër
Sokol Ngresi pret që ti hapen dyert e Gjykatës së Lartë, pavarësisht skandaleve që e rrethojnë.
Kujtojmë se në vitin 2008, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka shkarkuar Sokol Ngresin nga detyra për shkelje të rëndë të ligjit dhe cenim të imazhit dhe integritetit të gjyqësorit.
Sipas akteve të paraqitura për shqyrtim nga MD, së bashku me kërkesën për procedim disiplinor përpara Këshillit të Lartë të Drejtësisë,shkeljet e gjyqtarit Sokol Ngresi janë konstatuar në 44 çështje e vendime gjyqësore.
Një e dhënë e tillë është në vendimin e Gjykatës së Lartë, nr 225/4 të datës 20.02.2008.
Sipas kërkeses për procedim disiplinor të MD, vendimet gjyqësore civile ose penale vlerësohen si të dhëna në shkelje të dispozitave përkatëse materiale e proceduriale lidhur me caktim dënimesh pa respektuar kriteret e nenit 47 të K.Penal, ulje të dënimeve nën kufijtë e parashikuar nga ligji, pezullime të ekzekutimit të vendimit me burgim në kundërshtim me kriteret e nenit 59 të K.Penal, caktim dhe revokim masash sigurimi në kundërshtim me kriteret ligjore, pushime të gjykimit të çështjeve penale, zbatime të gabuara të ligjit material e procedurial civil, etj.
Gjithashtu, në kërkesën për procedim citohet si shkelje dhe fakti që çështja që i përket vendimit nr.546, datë 08.11.2005 është trajtuar si preferencë e parregullt në hedhjen e shorteve.
Por në vitin 2009, më vonë, Gjykata e Lartë e ka rikthyer në sistemin e drejtësisë dhe bashkë me të ka rikthyer edhe skandalet. Kundër kthimit të tij ka dalë vetë anëtarja e Gjykatës së Lartë Mirela Fana./ CNA.al
Prokurori i Vlorës Aurel Zarka që është denoncuar më së shum...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që prej viti po heton pro...
Prokurorja Eranda Felaj, e cila ende nuk ka hyrë në procesin...
Prokurori i Vlorës Albert Kuliçi nuk i është nënshtruar ende...
Gjyqtarja Ina Hoxhaj, sapo ka hyrë në procesin e rivlerësimi...
Gjyqtarja Arta Llazari ka një karrierë 18 vjeçare në sistemi...
Me 15 .05 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka miratuar ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duket se do të ketë shum...
Vettingu pritet të nxjerrë jasht sistemit të drejtësisë edhe...
Gjyqtarja e Faktit në Tiranë, Teuta Hoxha, i është nënshtrua...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e rivle...
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë dre...
Prokurorët të cilët presion të kalojnë nën hetime të Vetting...
Denoncimet e qytetarëve për gjyqtarë dhe prokurorë të caktua...
Prokurori Kledian Llaho, është vënë në hetime-Vetting në mua...
Prokurori Maksim Sota ishte një nga kandidatët që konkuroi p...
Procesi e Vettingut edhe pse shumë i përfolur me dy standart...
Në Marsin e vitit 2016, Flora Çela u komandua në krye të Pro...
Prokurori Anton Pali e ka nisur karrierën në drejtësi si ofi...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë Me 15.05.2020, ka miratuar r...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...