Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Në Qershor të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur hetimet për gjyqtarin e Korçës, Besnik Shehu.
Ky i fundit u bë i njohur për opinionin publik në vitin 2018, pas një njoftimi policie se ishte kërcënuar me jetë. Dy vite më parë u raportua se gjyqtari u kërcënua nga dy persona që ishin palë për një proces civil. Pas kërcënimit, gjyqtari Shehu ka bërë kallëzim në Komisariatin e Korçës, e cila ka proceduar me arrestimin e dy personave të dyshuar.
Pretendimi i gjyqtarit Shehu ishte se ishte kërcënuar për shkak të detyrës. Por në lidhje me detyrën nuk kanë munguar as denoncimet e qytetarëve ndaj tij.
Në vitin 2017, në emisionin investigative ?Stop?, një qytetar denoncoi se gjyqtari Besnik Shehu, më datë 26.01.2010, i hodhi poshtë urdhrin e ekzekutimit, që ishte me vendim gjykate dhe mori masë sigurie ?bllokim pronash? ndaj tij.
?Stop?, pas investigimit i cilësoi si skandal veprimet e gjyqtarit. Në të njëjtin emission gjyqtari Shehu është denoncuar edhe në raste të tjera që kanë lidhje me pronat.
Edhe në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit Shehu, sipas të dhënave të ILDKPKI, ka shumë paqartësi dhe deklarime të dyshimta.
Deklarimi i pasurisë së tij është një kaos, që duhet hetuar me detaje.
Madje në vitin 2013, siç deklaron ai e kanë thërritur në ILDKPKI për të dhënë sqarime për pasurinë, por s dihet çfarë ka ndodhur më tej.
Krijimi i patundshmërive është i dyshimtë ashtu edhe punësimi I familjarëve. Në një universitet privat tashmë të fakimentuar gjyqtari punonte si pedagog, ndërsa bashkëshortja e tij si student, të ciulën më vonë e ka punësuar si jusriste në OSSH, Korçë. Edhe djali i tij deklaorn të ardhura nga nga Instituti i Statistikave, në Tiranë, pa studimet e masterit.
Edhe huatë dhe kreditë që deklaron janë një rrëmujë shifrash, që nuk dihet se për çfarë arsye gjyqtari ka zgjedhur t?i deklarojë në këtë mënyrë. I mbetet Vettingu që të hedhë dritë mbi pasurinë e gjyqtarit Shehu, nëse është thjesht pakujdesi prej atij, apo veprime të qëllimshme për të fshehur pasurinë.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari, Besnik Shehu, aq sa kemi deshifruar.
Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 67 749 lekë.
Shitur automjeti 150 000 lekë.
Viti 2005
Shtëpi në Durrës 2+1 me vlerë 46 000 euro.
Kursime në emër të djalit, 53 575 lekë.
Kursime në emër të vajzës, 52 052 lekë.
Borxh kunatës 40 000 euro.
Marrë hua 10 000 euro.
Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar ushtarak në Korçë, 66 666 lekë.
Borxh kunatës 40 000 euro.
Marrë hua 10 000 euro.
Viti 2007
Shitur shtëpia në emër të bashkëshortes, banaxhakut me vlerë 6 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar ushtarak në Korçë, 1 033 188 lekë.
Kursime në emër të djalit, 53 578 lekë.
Kursime në emër të vajzës, 52 052 lekë.
Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar në Korçë, 79 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes në lokalin e dasmave të motrës së saj, 20 000-40 000 lekë.
Shlyer këstin e plotë të banesë, 37 milion lekë.
Viti 2009
Kredi për shlyerjen e këstit të shtëpisë, 1 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar në Korçë, 1 270 895 lekë.
Viti 2010
Shuma e pashlyer për banesën në Korçë është 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar në Korçë, 1 272 935 lekë.
Kredi për shlyerjen e këstit të shtëpisë, 1 000 000 lekë. Vijon.
Të ardhura nga qiraja e shtëpisë në Durrës, 3 000 euro, përdorur për shlyerjen e shtëpisë në Korçë.
Viti 2011
Shtëpi banimi e regjistruar në Hipotekën e Korçës dhe në Durrës e blerë në vitin 2002, me certifikatë pronësie lëshuar në emër të bashkëshortes
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar dhe si pedagogog në Korçë, 1 337 231 lekë.
Kredi për shlyerjen e këstit të shtëpisë, 1 000 000 lekë. Pa shlyer 50 400 00 lekë.
Pagesë për studimet e bashkëshortes në një universitet privat. Paguar 50 400 00 lekë. Shuma për universitetin është 3 400 euro.
Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar 141 248 lekë dhe si pedagogog në Korçë, 119 000 lekë.
Kredi për shlyerjen e këstit të shtëpisë, 1 000 000 lekë. Pa shlyer 50 000 lekë.
Pagesë për studimet e bashkëshortes në një universitet privat. Paguar 50 000 lekë. Shuma për universitetin është 3 400 euro.
Viti 2013
Ai deklaron se është thirrur nga ILDKPKI për të dhënë sqarime për pasurinë.
Nuk e saktëson pagën si gjyqtar dhe atë si pedagog.
Kredi për shlyerjen e këstit të shtëpisë, 1 000 000 lekë. Pa shlyer 50 000 lekë.
Pagesë për studimet e bashkëshortes në një universitet privat. Paguar 50 004 lekë.
Viti 2014
Blerë makinë 650 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia e shtëpisë me qira në Durrës, 240 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar 1 712 451 lekë.
Depozitë bankare në emër të vajzës, 1 364 213 lekë.
Depozitë bankare në emër të djalit , 190 319 lekë.
Kredi për shlyerjen e këstit të shtëpisë, 1 000 000 lekë. Vijon.
Viti 2015
Blerë garazh 25 m2, me vlerë 500 000 lekë. (ka një kaos në deklarim nga subjekti deklarues, nuk është I qartë)
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar 1 387 437 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si juriste pranë OSSH, Korçë, 60 500 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit, në Institutin e Statistikave, Tiranë, 310 535 lekë.
Të ardhura nga dhënia e shtëpisë me qira në Durrës, 400 000 lekë.
Depozitë bankare në emër të djalit , 39 708 lekë.
Deklaron disa kredi por I pa sqaruar, janë të pakuptueshme.
Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar 1 381 030 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si juriste pranë OSSH, Korçë, 654 500 lekë.
Të ardhura nga dhënia e shtëpisë me qira në Durrës, 240 000 lekë.
Kredi 4 600 000 lekë. Pa shlyer 3 629 284 lekë.
Shlyer kredia 300 000 lekë marrë për masterin e djalit.
Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar 1 381 030 lekë.
Të ardhura nga dhënia e shtëpisë me qira në Durrës, 240 000 lekë.
Shitur Audi, 2 500 euro.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si juriste pranë OSSH, Korçë, 680 873 lekë.
Depozitë bankare në emër të djalit , 80 870 lekë.
Të ardhura nga djali tjetër I punësuar si banakier në një kazino, 819 492 lekë.
Kredi 4 600 000 lekë. Pa shlyer 3 358 862 lekë.
Kredi konsumatore 150 000 lekë. Pa shlyer 39 076 99 lekë.
Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar 1 437 174 lekë.
Të ardhura nga dhënia e shtëpisë me qira në Durrës, 280 000 lekë.
Blerë makinë Skoda Yet me vlerë 17 000 euro.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si juriste pranë OSSH, Korçë, 690 438 lekë.
Të ardhura nga djali tjetër I punësuar si banakier në një kazino, 556 944 lekë.
Kredi 4 600 000 lekë. Pa shlyer 3 358 862 lekë.
Deklaron hua dhe kredi por në mënyrë të paqartë./CNA.al
Komisioni i Vettingut, shkalla e parë, në muajin Qershor të ...
Gjyqtari Dritan Hasani, i cili në Tetor të këtij viti është ...
Gjyqtari Arbër Çela prej rreth 6 muajsh i është nënështruar ...
Ish-gjyqtari dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK ...
Ibrahim Hoxha i cili ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në G...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë F...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin për shkarki...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e Komisioni...
Për herë të dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon vendim...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, i ka dërguar Kuvendit...
Bashkëshortja e ish nënkryetarit të Komisionit Qëndor të Zgj...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë R...
Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj, ende nuk ka kaluar në sit...
Prokurori i Vlorës, Hyrjet Lamaj po hetohet nga Vettingu, që...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për...
Vetëm në drejtësinë shqiptare ndodhin çudira. Në kohën që pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë e...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë i...
Me datë 9 Dhjetor 2020, gjyqtari i Apelit të Vlorës, Sokol N...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...