Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Pothuajse menjëherë pas përfundimit të hetimeve të ?dosjes 184?, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vënë nën hetim prokuren Belinda Kryemadhi.
Rastësi apo jo prokurorja Kryemadhi tashmë duhet të justifikojë veten si profesionalisht ashtu edhe në aspektin e pasurisë.
Kryemadhi, ishtë një nga prokurorët, që i dha epilogun dosjes 184, të cilës SPAK-u nuk i doli për zot. Tashmë kanë përfunduar hetimet për sa i përket akuzave për ndikime dhe manipulime të zgjedhjeve lokale të vitit 2016 dhe janë dërguar për gjykim vetëm katër nga rreth dhjetë të akuzuarit.
Kryemadhi ka firmosur për të dërguar në gjyq Robert Agën, ish-shef komisariati Dibër, Drini Gjeçin, ish-drejtor i arsimit Dibër, akuzuar edhe për kanosje të zgjedhësve, Nuri Medan, ish-zyrtar i njësisë administrative Tomin si dhe Hasan Hotin, ish-zyrtar të njësisë administrative Lurë, akuzuar edhe për kanosje të zgjedhësve.
Ndërsa për Dionis Imerajn, kryetar aktual i Bashkisë Dibër, Imer Lalën sipërmarrës, Arben Keshin, ish-zyrtar i ministrisë së Brendshme dhe Bekim Krashin, ish-zyrtar i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, prokurorja ka vendosur të mbyllë hetimet.
Pasi lajmit se prokuroria e Dibrës pushoi hetimin për ?Dosjen 184?, Partia Demokratike menjëhere është vënë në levizje per ankimimin e ketij vendimi. Opozita i ka kërkuar organit të akuzës dosjen e plotë dhe vendimin e saj për këtë çështje. Kujtojmë se që kur dosja 184 është transferuar në Dibër, opozita ka këmbëngulur se po lihet në duart e prokurorëve të Rilindjes.
Prokurorja Belina Kryemadhi dhe kolegu i saj që kanë pasur dosjen në duar, kanë qëndruar larg Damian Gjiknurit, ish-ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Pjerin Ndreut, ish-deputet i PS-së, aktualisht kryetar i Bashkisë Lezhë, deputeti socialist Xhemal Qefalia dhe deputetit Ulsi Manja. Zyrtarë këta që dolën në bisedat e përgjuara.
Me lënien jashtë hetimit të këtyre zyrtarëve, duket se dosja 184, është dërguar në Gjykatë, sa për të thënë se ka kaluar në duart e drejtësisë.
Kjo është dosja e cila përmend profesionalisht prokuroren Belina Kryemadhi, e cila pas hetimeve, pritet të japë llogari në Vetting.
Sa i përket pasurisë, rezulton se të ardhurat e prokurores Belina Kryemadhi, burojnë nga paga e saj dhe e bashkëshortit, i cili ka mbajtur poste drejtuese në të gjitha pushtetet.
Në kohën që po udhëheq Partia Socialiste, bashkëshorti i prokurores, Belina Kryemadhi punon si drejtor i Menazhimit të Burimeve Njerëzore në Këshillin e Qarkut Dibër.
Në pushtetin e PD-LSI, ka qenë Drejtor i Arsimit Rajonal të Qarkut-Dibër dhe Drejtor i Doganës Bllatë-Dibër,,ndërsa në vitet 2007-2011, ka qenë Kryetar i Këshillit Bashkiak-Dibër
Viti 2008 (Deklarata fillestare)
Të ardhura kesh 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si juriste në Qarkun Dibër, 287 455 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si Drejtor i Drejtorisë Rajonale, Dibër, 460 680 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si kryetar i Këshillit Bashkiak në Peshkopi, 51 800 lekë.
Viti 2008 (Deklarata vjetore)
Të ardhura kesh, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Dibër, 435 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si Drejtor i Drejtorisë Rajonale, Dibër, 353 920 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si kryetar i Këshillit Bashkiak në Peshkopi, 37 000 lekë.
Viti 2009
Të ardhura kesh, 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Dibër, 794 397 84 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si Drejtor i Drejtorisë Rajonale, Dibër, 994 490 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si kryetar i Këshillit Bashkiak në Peshkopi, 88 800 lekë.
Viti 2010
Të ardhura kesh, 600 000 lekë.
Autoveturë mercedez Benz, me vlerë 125 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Dibër, 936 238 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si Drejtor i Drejtorisë Rajonale, Dibër dhe si kryetar I deges së Doganës Bllatë 1 138 680 lekë.
Të ardhura nga shpërblimi i bashkëshortit si kryetar i Këshillit Bashkiak në Peshkopi, 88 800 lekë.
Viti 2011
Shtuar, të ardhura kesh, 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Dibër, 1 105 402 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si kryetar I deges së Doganës Bllatë 1 025 588 lekë.
Të ardhura nga shpërblimi i bashkëshortit si kryetar i Këshillit Bashkiak në Peshkopi, 37 000 lekë.
Viti 2012
Kursime 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Dibër, 1 073 242 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si kryetar I deges së Doganës Bllatë 1 036 568 lekë.
Viti 2013
Kursime 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Dibër, 1 026 974 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si kryetar I deges së Doganës Bllatë 833 300 lekë.
Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Dibër, 1 247 667 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit 699 328 lekë.
Viti 2015
Kursime 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Dibër, 1 161 085 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit 682 484 lekë.
Të ardhura të përfituara nga bashkëshorti me vendim gjykate, 287 900 lekë.
Viti 2016
Kursime 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Dibër, 1 257 432 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit në admin istratën e Këhsillit të Qarkut, Dibër, 841 804 lekë.
Viti 2017
Kursime 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Dibër, 1 389 633 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit në admin istratën e Këhsillit të Qarkut, Dibër, 951 039 lekë.
Viti 2018
Depozitë bankare, 181 304 27 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Dibër, 1 483 408 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit në admin istratën e Këhsillit të Qarkut, Dibër, 956 400 lekë.
Overdraft 100 000 lekë./CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar mëngjesin e...
Nga sot nis procesi i vettingut për 39 kandidatët që aspiroj...
Gjyqtarja e Korçës, Eglantina Mikani, nuk ka kaluar ende në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë ne fuqi vendimin e KPK-...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi ven...
Në Qershor të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit...
Komisioni i Vettingut, shkalla e parë, në muajin Qershor të ...
Gjyqtari Dritan Hasani, i cili në Tetor të këtij viti është ...
Gjyqtari Arbër Çela prej rreth 6 muajsh i është nënështruar ...
Ish-gjyqtari dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK ...
Ibrahim Hoxha i cili ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në G...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë F...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin për shkarki...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e Komisioni...
Për herë të dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon vendim...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, i ka dërguar Kuvendit...
Bashkëshortja e ish nënkryetarit të Komisionit Qëndor të Zgj...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë R...
Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj, ende nuk ka kaluar në sit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...