
Kohët e fundit një nga emrat që u lakua shumë në media ishte ai i Irfan Hysenbelliut, pronarit të “Fokus Grupit”, gazetës “Panorama”, “News 24”, "Gazetës Shqiptare" e të tjerë.
Gjithçka u bë shumë mediatike pas një aksioni të IKMT-së, për prishjen e disa ndërtimeve, e një pishine që kishte bllokuar plazhin në Golem të Kavajës.

Por jo vetëm kjo. Disa kontrolle nga tatimet në lidhje me evazionin fiskal, me birra “Korçën” dhe birra “Tiranën”, krijuan një atmosferë përplasjesh midis qeverisë dhe Hysenbelliut.
Qeveria pretendonte se po zbatonte thjesht dhe vetëm ligjin, që nga pagesat e taksave, tatimeve, detyrimet në shtet të vetëdeklaruara si dhe ndërtimet pa leje dhe nga ana tjetër pronari i mediave, Irfan Hysenbelliu, i cili pretendonte që kjo vinte pas fjalës së lirë të Irfanit. Në fakt këtu kishte mjaft dyshime sepse fjala e lirë e Irfanit nuk ka qenë e tillë.
Ai ka qenë një ushtar i bindur i qeverisë gjatë qeverisë se Edi Ramës, por së fundi tentoi të përdorte këtë për të shpëtuar nga zbatimi i ligjit, të cilin e quajti një sulm politik të qeverisë ndaj fjalës së lirë.
Burime i thanë CNA.al se, Irfan Hysenbelliu tashmë do të nxjerrë sinjalin e “Panorama Tv”, e cila pritet të shfaqet brenda mesit të muajit dhjetor.
Ky televizion është kalimi i gazetës në një ekran, një punë e filluar muaj më parë dhe e zgjatur thuajse tepër.
Drejtori i këtij televizioni dhe tashmë prej disa kohësh i parë dhe si drejtor i “Panoramës”, është gazetari miliarder Alfred Peza, i cili u kap me 1 miliard lekë pasuri dhe me aksione në një bankë të nivelit të dytë, edhe pse gjithë jetën kishte punuar gazetar.

Pas disa muajve punë, tani gjithçka duket e mbyllur. “Panorama Tv” do të ketë edhe një emër tjetër të njohur. Ai do të jetë Arjan Çani, i cili ka mbyllur një kontratë me Irfan Hysenbelliun, por gjithashtu mendohet se në këtë televizion kryeredaktor do të jetë Andi Tela, i cili aktualisht është duke drejtuar ende "Abc News", televizion i cili tashmë ka rënë në duart, sipas raportimeve mediatike, e “Devolli Group”, pra Shkëlqim Devollit, por në fakt pagesat rezultojnë se janë bërë nga njerëz të tjerë, nga një biznesmen i madh në Tiranë dhe vëllai i një politikani shumë të rëndësishëm.
Televizioni pritet të shfaqet së shpejti. Prej disa kohësh ai ka nxjerrë sinjalin në frekuencat dixhitale, por pa pasur prodhim.
Ditët e fundit CNA.al ka mësuar se vajtja e Andi Telës, bashkimi me gazetarin oligark ,Alferd Peza dhe Arjan Çanin, sjell edhe shpejtimin e ngritjes së siparit të “Panorama Tv” , një tjetër media nga Irfani, e cila pritet të ketë suksesin që ka pasur dhe ai, por do t’i mungojnë ndoshta reklamat e inceneratorëve që Irfani mori nga xhepat e takspaguesve shqiptarë për të heshtur për shumë kohë apo edhe për të mbështetur me spote aferën korruptive të shekullit./ CNA.al
Ditën e sotme policia, ka arrestuar dy persona të cilë...
Ervin Salianji, i njohur ndryshe si “Babalja”, ka reag...
Një 47-vjeçar dhe një 46-vjeçar kanë përfunduar në pra...
Aksioni opozitar ka nisur. Pas protestës së 12 nëntori...
Një 61-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në prangat e p...
Mediat britanike prej kohësh tashmë i kanë dhënë një vëmen...
Kreu i Prokurorisë Speciale pra SPAK-ut, institucionit...
Autoritetet nga 11 vende kanë punuar së bashku dhe kan...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas arrestimit...
Analisti Shpëtim Nazarko ka folur mbi projektin e Port...
Gjykata e Posaçme ka rikonfirmuar masat e sigurisë “ar...
Emisioni “Gjurmë Shqiptare” do të ndërpresë transmetimin e...
Përgjatë më shumë se një viti, që po drejton Vodafone ...
Festimi i 247-vjetorit të Marinës së Shteteve të Bashk...
Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, ka kujtuar so...
Policia ka refuzuar kërkesën e opozitës për zhvillimin...
Sot, bëhen tri vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit ...
56.5% e shqiptarëve nuk e dinë kush janë dhe çfarë funksio...
63% e shqiptarëve nuk janë të informuar se kush vendos për...
43.3% e shqiptarëve nuk janë të informuar se si zgjidhen a...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...