“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...

Pak kohë më parë filloi një betejë e ashpër e Irfan Hysenbelliut dhe mediave të tij kundër Qeverisë dhe një sërë strukturash të shtetit shqiptar.
Sulmi filloi pas një dokumenti zyrtar që Tatimet e dërguan në rreth 1700 biznese për detyrimet që ata kishin, detyrimet që duhet të paguanin në Tatime, sipas vetëdeklarimeve të kryera, pra për sigurimet, tatim-fitimet e të tjera.
Kërceu ashpër, sulmoi drejtorin e Tatimeve, sulme, akuza, shpifje pafund.
Më pas, Doganat zbardhën një gjobë. Sërish Irfani kërceu, shau, filloi sulmet direkt ndaj kryeministrit, ministrave, Qeverisë, a thua se ishte gazeta 55 e Fahri Balliut në kohën e Fatos Nanos. “Panorama”, “BallkanWeb”, “News 24” filluan sulme të ashpra.
Irfani doli deri në konferencat e shtypit të opozitës, mori drejtimin e saj. Ilir Meta reagoi, Sali Berisha zyrtarisht nga selia e PD-së, e morën të gjithë në mbrojtje, a thua se kishte ndodhur një krim ndaj Irfan Hysenbelliut.
Në fakt, asgjë nuk kishte ndodhur. Thjeshtë dhe vetëm i kishin kërkuar të paguante taksat që kishte vetëdeklaruar, thjeshtë dhe vetëm i kishin të kërkuar të merrte gjobën, ta pranonte, të shkonte ta paguante ose ta ndiqte në gjykatë.
Kjo ishte ajo që ndodhi me Irfan Hysenbelliun. Më pas, ndodhi një kontroll i Tatimeve, e kapën me evasion fiskal, i vendosën një gjobë, kontrollohet birra “Korça”. INUK shkon dhe liron bregun e plazhit në Golem, zënë nga hoteli i Irfan Hysenbelliut, ndërtim totalisht për pjesën e bllokimit të plazhit pa leje, pasi ka një ligj specifik për digat, brigjet dhe lumenjtë, dhe mediat e Irfanit u kthyen në një luftë me Qeverinë.

Kishe qejf ta lexoje se si Irfani, nga njeriu që për 8 vite mbështeste Rilindjen, tani ishte kthyer kundër saj, vetëm binte diçka në sy, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk sulmohej në asnjë moment.
Irfani e ka dredhur. CNA.al ka bërë një monitorim të dy ditëve të fundit të mediave të Hysenbelliut, ku gjerësisht po shfaqet kryeministri për gjithçka që bën ai, transmetime me orë të gjata, raportohet Qeveria, ministrat, ministrja Balluku, ministrja e Financave dhe të tjerët me radhë, ndërkohë që ndaj tyre, gjatë gjithë kohës së sulmit për gati një muaj, ishte vendosur censurë.


Shikoje sulme ndaj Qeverisë, kryeministrit dhe strukturave të shtetit shqiptar dhe lajme pozitive e raportime për kryebashkiakun Veliaj. Së fundmi, Irfani ka filluar po raporton edhe kryeministrin dhe Qeverinë.
E para, sepse e ka parë që është kapur gafil dhe nuk ka mundur të lëvizë dhe i duhet t’i lëpihet Qeverisë, që të shpëtojë lëkurën.
Së dyti, mund të jetë një lëvizje tjetër, për të mos rënë në sy keq që mbështet vetëm kryebashkiakun Veliaj, mbështet e raporton edhe Edi Ramën dhe ministrat, zyrtarisht për të treguar se është i balancuar, nuk ka luftë me Qeverinë dhe kështu me një gurë të vrasë dy zogj, edhe të zbusë Qeverinë e të shkojë në pazare si gjithmonë me ta, për të zgjidhur problemet dhe hallet që ka.
Më poshtë, CNA.al po sjell disa monitorime të bëra tek gazeta “Panorama” dhe tek “BallkanËeb” që tregojnë se si e ka dredhur Irfani, luftëtari i madh kundër Qeverisë, i cili deklaronte se çfarë nuk do t’i bënte Edi Ramës, do ta thynte në mes më keq se Ilir Meta.
Tani ja ku jemi, përballë faktit që Irfani e ka dredhur, por nuk ka ndonjë çudi që nesër të fillojë ndonjë strategji tjetër sulmi, pasnesër të dredhë prap, sepse stili dhe sjellja e Irfanit janë parë këto vite shumë, janë mësuar, apo ashtu siç ishte rasti skandaloz i “Festës së Birrës” në Korçë, që e sulmoi pasi festa përfundoi, ku tentoi ta dështonte, thjeshtë dhe vetëm për inat të Qeverisë apo kontrolleve që po i bënin Tatimet.
Tashmë, Irfani po lëpin atë që ka pështyrë. Mund ta shikoni në fotot e mëposhtme./ CNA.al












Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat me boksie...
Sot në kryeministri po zhvillohet ceremonia pritëse për bo...
Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame në një konferen...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka ironizuar deklar...
Edhe pse jemi në fund të sezonit të verës, një fluks i...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka hedhur ak...
Deputeti Halit Valteri, i cili kallëzoi në SPAK për lo...
Pas suksesit të padiskutueshëm në 5 netët magjike të “Fest...
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se Erv...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...
Emri i Ervis Martinajt është mjaft i përfolur dhe i dë...
Një vajzë e njohur në botën e show-t është parë në sho...
Ervis Martinaj, personi i shumëkërkuar nga autoritetet...
Një ekip hetuesish kanë demaskuar një spiune të fsheht...
"Euronews Albania" ka mundur të sigurojë një tjetër...
Kontinenti Europian po përballet me vështirësi në rrit...
Aktivistja Elona Caslli ka reaguar për shkarkimin nga ...
Territori shqiptar gjatë paradites do të vijojë nën do...
Koordinatori i qeverisë amerikane për luftën kundër ko...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për shkarkimin nga p...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...