Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Koordinatori i qeverisë amerikane për luftën kundër korrupsionit global, Richard Nephew, rikonfirmoi angazhimin e administratës së presidentit Joe Biden në luftën kundër kësaj dukurie në gjithë botën. Në konferencën e tij të parë për shtyp të enjten në Uashington, foli edhe për Ballkanin Perëndimor, duke thënë se problemet e tjera ekzistuese në rajon, përkeqësohen si pasojë e korrupsionit. Ai vlerësoi Shqipërinë si partner të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe tha se SHBA do ta luftojë korrupsionin kudo që ta ndeshë.
Në paraqitjen e parë para mediave në Uashington, zoti Nephew, i cili u emërua në korrik nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha se administrata e presidentit Joe Biden ka treguar qysh në vitin e parë të punës se lufta kundër korrupsionit është “interes thelbësor i sigurisë kombëtare dhe një nga përparësi e politikës së jashtme amerikane”.
“Ne do të vazhdojmë të promovojmë llogaridhënien e zyrtarëve të korruptuar përmes të gjitha programeve tona, atë të sanksioneve, kufizimeve financiare dhe të vizave nga Departamenti i Shtetit”, tha zoti Nephew.
Zoti Nephew tha se Shqipëria është një partner i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.
“Një nga takimet e para që kam pasur kur e kam marrë këtë pozitë ka qenë me Prokurorin Special të Shqipërisë si dhe me disa prej zyrtarëve të tij. Ishte shumë e qartë për mua, që në atë diskutim, se Shqipëria është një partner i rëndësishëm ndërsa ne kemi disa programe për ndërtimin e kapaciteteve kundër korrupsionit si dhe kemi disa aktivitete të tjera që janë duke u mbajtur me Shqipërinë”, tha i emëruari i qeverisë amerikane për luftën globale kundër korrupsionit.
Shtetet e Bashkuara u kanë ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të korrupsionit, disa figurave në politikën e Shqipërisë, mes së cilëve ish-kryeministri Sali Berisha është emri më i njohur.
Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës se disa herë në Shqipëri është shprehur shqetësimi se veprimet e SHBA-së në lidhje me korrupsionin në Shqipëri janë të përqendruara më shumë tek njerëzit që nuk janë më në pushtet, ndërkohë që vetë raportet e përvitshme të Departamentit të Shtetit flasin për “korrupsionin e përhapur në të gjitha degët e qeverisë”, zoti Nephew tha se kritikat për këtë nuk janë të arsyeshme.
“Theksi dhe vëmendja jonë është tek sfida e korrupsionit, jo kush është personi që po e shkakton korrupsionin. Besoj se do ta shihni që ne do të vazhdojmë t’i trajtojmë çështjet e korrupsionit kudo që i gjejmë ato... Nuk mendoj se kritikat janë të arsyeshme në atë drejtim, por unë prapë do e nënvizoja partneritetin tonë të vazhdueshëm dhe se ne do të vazhdojmë t’i trajtojmë të gjitha çështjet për të cilat kemi shqetësime”, tha zoti Nephew.
Zyrtari amerikan gjithashtu tha se qeveria e SHBA-së gjithmonë i kushton vëmendje luftës kundër korrupsionit në tërë Ballkanin perëndimor, megjithëse kohët e fundit tensionet ndër-etnike janë ato që kanë marrë vëmendjen më të madhe.
“Nuk ka asnjë Sekretar Shteti që shkon në takim me një homolog të huaj me një çështje të vetme në agjendë. Zyra ime ekziston që të sigurohemi që elementi kundër korrupsionit i politikës sonë të jashtme është i përfaqësuar në forma të ndryshme. Unë nuk besoj që një çështje merr më shumë vëmendje nga çështjet tjera. Unë do të thoja se ajo që e kemi kuptuar është se çështja e korrupsionit i bën shumë prej problemeve të tjera, edhe më keq se sa që janë”, tha zoti Nephew.
Zoti Nephew, në shtator, do niset në një tur nëpër botë duke nisur me Evropën ku do të mbajë konsultime me vendet partnere për dy javë. Ai nuk përmendi se në cilat vende do të udhëtojë.
Lufta kundër korrupsionit përparësi e administratës Biden
Vitin e kaluar, presidenti Biden mbajti takimin e parë të nivelit të lartë për demokracinë me udhëheqës botërorë, përfshirë edhe ata nga Ballkani, ndërsa një nga pesë pikat kryesore të punës ishte edhe lufta kundër korrupsionit. Takimi i dytë i këtij lloji, sipas zotit Nephew do të mbahet në pjesën e parë të vitit 2023.
Zoti Nephew tha se udhërrëfyesi i punës së tij përbëhet nga pesë shtylla kryesore, të cilat janë:
Zoti Nephew tha se qeveria amerikane është e vetëdijshme se nuk mund të priten mrekullira në luftën kundër korrupsionit, ndërsa nuk pranoi të thotë cili rajon në botë është më i korruptuari për qeverinë amerikane. Në lidhje me këtë ai tha se qeveria amerikane do e ndryshojë qasjen e saj duke mos e trajtuar korrupsionin njëjtë për një rajon të tërë, por do mundohet të kuptojë nevojat e secilit vend individualisht për ta luftuar këtë fenomen.
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për shkarkimin nga p...
Më 1 shtator do të startojë sezoni i ri i emisionit “Now” ...
Partia Demokratike ka denoncuar shkarkimin nga puna të...
Në Shqipëri debatet mbi të shkuarën komuniste vijojnë,...
Një situatë kaotike është krijuar ditën e sotme, pasi ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas lajmit t...
Qeveria ka zgjatur afatin me 6 muaj afatin e qëndrimit të ...
Partia Demokratike përmes deputetes Ina Zhupa, vijon t...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu është pjesë e dosjes heti...
Një nga gazetat më të mëdha britanike "Sunday Express"...
Pas vizitës së tij në Uashington, kreu i SPAK-ut, Arbe...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas qëndri...
Sipas Bankës Botërore Shqipëria është vendi me nivelin...
Deri në mesditë Shqipëria do të mbizotërohet nga moti ...
Komisioni Europian ka paralajmëruar edhe një herë Shqipëri...
Nëpërmjet mediave të tij, Irfan Hysenbelliu ka nxje...
Megjithë alarmin e ngritur nga Qendra ALERT për import...
Dosja nr 122 e cituar nga Arben Kraja në shkresën dërg...
Euronews Albania interviston njërin nga shokët e Svetl...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...