E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Dy netë më parë startoi në Korçë "Festa e Birrës" në këtë qytet. Një nga eventet më të mëdha që zhvillohet në vend që mbledh mijëra qytetarë korçarë, por edhe dhjetëra mijëra turistë. Pra, e gjithë Shqipëria zbarkon në këtë festë birre në qytetin e Korçës që zgjat 5 netë. Një event i organizuar nga Bashkia Korçë prej gati 16 vjetësh.

Kjo festë, e cila nuk u shpik nga Bashkia e Korçës, zhvillohet në shumë vende, ka një histori ka një traditë. Kryesisht zhvillohet në Gjermani ku në zona të ndryshme mblidhen fabrikat e ndryshme që prodhojnë birrën, organizohen koncerte, festa dhe birra tregtohet masivisht. E famshme është “October Fest” ku mund të shkosh në zonat e Bavarisë të shijosh birra pa fund. Me qindra brande që servirin birrat e tyre organizojnë koncerte dhe zgjatin për gati tri javë.
"Festa e Birrës" në Korçë filloi dhe u ndërtua pak a shumë me këtë koncept. Shumë brande birrash shkonin në qytet, mblidheshin, Bashkia e Korçës bënte organizimin, i vendoste në stenda dhe të ardhurat që mblidheshin nga pagesat që bënin subjektet organizoheshin evente dhe qyteti merrte jetë e zhvillohej turizmi.
Kështu u zhvillua për 16 vjet, por në fakt dashur padashur në Korçë kishte një birrë që ishte birra Korça dhe afroheshe me emrin e festës. Pra, "Festa e Birrës" në Korçë dhe birra Korça, organizuar nga bashkia e qytetit.
Personi që ishte pronar i birra Korçës filloi e privatizoi mediatikisht këtë festë, a thua se ishte ai organizatori dhe shitej vetëm birra Korça.
Duke u justifikuar se ishte brand i qytetit ai merrte më shumë hapësirë në zonën e "Festës së Birrës", por kjo nuk ishte problem, është zgjedhje e kompanive.
"Festa e Birrës" në Korçë le të ishte birra Korça një nga promotorët kryesorë.
Por, Irfani "privatizoi" emrin pasi mediat e tij "News 24" dhe "Panorama" shkruanin ditë pas dite sa herë kishte festë “Festa e Birra Korça shiti kaq birra” duke lënë me kokë mënjanë shumë nga brandet e tjera të birrave, pra duke prishur pak a shumë një lloj konkurrence të ndershme, e duke sjellë e largimin e disa prej tyre.
Përtej një feste të vërtetë të organizuar nga Bashkia e Korçës, Irfan Hysenbelliu vetëm duke blerë ato stendat me numër më të madh e privatizoi atë duke luftuar shumë edhe mediatikisht, te gazetat dhe TV në pronësi. Por në fakt kurrë, në asnjë rast nuk ka qenë oranizator i "Festës së Birrës", Irfan Hysenbelliu dhe birra Korça.
Organizatori i kësaj feste ka qenë Bashkia e Korçës që prej 16 vjetësh, ashtu siç quhet edhe sot "Festa e Birrës" në Korçë, birra Korça thjesht është një nga brandet që shkon në këtë festë.
Birra Korça ka në Korçë, mund të shkosh te “Panda” apo në çdo ambient tjetër ku serviret. Janë me dhjetëra apo me qindra në qytet që shesin birra Korça.

Pse mungon birra Korça në "Festën e Birrës"? Këtë pyetje duhet t'ia bëjë dikush Irfan Hysenbelliut, por për më tepër duhet t’i ngrejë dhe gishtin akuzues njeriut, i cili me mënyrat e tij, ka tentuar ta prishë këtë festë.
Këtë herë që nuk ishte brandi i tij, qëndroi jashtë zonës së festës, vjedhësi i emrit të "Festës së Birrës" në Korçë që e personalizonte me birrën e tij, me subjektin e tij prodhues, këtë festë këtë herë u mundua ta zhdukte fare festën, të mos ekzistonte, të mos zhvillohej.
Bashkia e Korçës kishte filluar disa javë më parë organizimin duke bërë edhe njoftimet. Mediat e Irfan Hysenbelliut të cilat flisnin jo një herë, por disa herë në ditë nuk jepnin asnjë lajm derisa ditën e diel u mësua se Irfani ishte tërhequr nga "Festa e Birrës". Pra, stendat të cilat kishin rezervuar nuk do të ishin më.
Këto stenda u morën nga kompani të tjera, pra 9 apo 10 brandet e tjera që janë në Korçë, të cilët zëvendësuan hapësirën që do të zinte birra Korça. Brande të cilat kanë qenë gjithmonë edhe kur Irfani u bënte hije dhe karshillëk me birrën e tij.

Në "Festën e Birrës" nuk shkon vetëm një birrë, një brand, por shkojnë shumë. Irfani zgjodhi të tërhiqej, të mos shkonte. Përtej tërheqjes dhe mosvajtjes në "Festën e Birrës" mediat e tij nuk thanë asnjë fjalë dhe nuk shkruajnë asgjë për këtë event, më të madhin veror që ndodh në Shqipëri dhe ndodh vetëm në Korçë.

Jo vetëm nuk shkruajti, ashtu siç shkruante çdo vit apo të raportonte në mediat e tij, por u tërhoq duke treguar me dy akte: me censurën dhe me tërheqjen a thua se donte të prishte "Festën e Birrës".
Justifikimet mund të jenë me qindra, situata politike, përplasje me qeverinë, por "Festa e Birrës" në Korçë ka vetëm një të vërtetë: Ajo po zhvillohet, ka shumë brande birrash që mund të shkojë çdokush t’i shijojë, por mungon birra Korça, sepse Irfani zgjodhi ta braktiste.

Birra Korça mund të pihet në ambientet e tjera, pasi ka qenë Irfan Hysenbelliu, pronari i kësaj birre, i cili vendosi të mos shkojë në zonën e festës, nuk ka dashur të shkojë në "Festën e Birrës". Birra Korça gjen kudo në qytet dhe te fabrika e saj, ata që duan ta shijojnë mund të ngjiten deri te Panda e madhe, se tek e vogla ka birra të tjera.
Çfarë duhet t’i bëjnë organizatorët?
Të shkojnë ta marrin përkrahu e t’i luten “aman hajde te 'Festa e Birrës' se pa ty nuk bëhet"? Jo! Kjo nuk duhet të ndodhë dhe nuk ndodhi.
Në fund i gjithë ky organizim për "Festën e Birrës" në Korçë dha dhe një mesazh të qartë “'Festa e Birrës' në Korçë do të zhvillohet gjithmonë me apo pa Irfan Hysenbelliun, ajo nuk është Festa e Birra Korça, nuk është festë individuale por 'Festa e Birrës' në Korçë".
Tashmë ky event veror u çlirua edhe nga vargonjtë abuzues të propagandës së Irfanit. Me apo pa një brand tjetër, i cili mungon në festë ajo do të zhvillohet, duhet të ishin edhe 5 apo 10 brande të tjera birrash, më shumë do të ketë çdo vit. Organizatorët le të kenë marrë leksionin e duhur.
"Festa e Birrës" në Korçë do të organizohet çdo vit dhe kush nuk shkon, nuk shkon për qejfin e tij. Një kompani më shumë do të paguante ca taksa më shumë, do të paguante një shumë parash për të marrë një stendë dhe do të shiste disa birra për të fituar më shumë para.
Kush vendosë të ikë nga një event e nuk ka qejf t’i fitojë këto para, por do të merret me politikë dhe me inatet e tij e ka zgjedhje personale. Pra, nuk është se mungon birra Korça në "Festën e Birrës" në Korçë se është faji i organizatorëve apo nuk e duan qytetarët apo të tjera si këto. Jo, nuk është aspak e vërtetë.
E vërteta është një dhe vetëm një: Irfan Hysenbelliu zgjodhi të mos ishte pjesë e "Festës së Birrës" në Korçë dhe për më tepër me veprimet e tij duke u tërhequr në momentin e fundit dhe duke vendosur censurë mediatike po tregon se qëllimi i tij ka qenë ndoshta dhe prishja e kësaj feste.

Në fakt ka dështuar me sukses strategjia e Irfanit. "Festa e Birrës" në Korçë është nga më madhështoret e zhvilluara në këto 16 vjet. Nata e parë ka qenë më spektakolarja, më historikja e gjithë këtyre viteve, ditët e tjera po aq magjike, deri ditën e shtunë në mbrëmje, ku do të kulmojë me një koncert madhështor me këngëtarin grek Kostandinos Argiros, dhe të dielën energjikja dhe ikona e muzikës shqiptare Aurela Gaçe.
Natë pas nate po tregohet se Korça, qytetarët e saj, shqiptarët që janë atje, turisët, por edhe të huaj dinë të respektojnë traditën e tyre, dinë t’i japin vlerë nje eventi kulturor dhe turistik, edhe pse dikush zgjedh “të çmendet” e të mos shkojë dhe të humbë lekët që do të fitonte, por të qëndrojë pasiv apo edhe të tentojë ta prishë një spektakël, një organizim më i madhi dhe i vetmi i këtij lloji në këto përmasa në Shqipëri, i cili zhvillohet pikërisht në Korçë. Irfani zgjodhi të mos ishte pjesë, kjo është puna e tij, por kjo nuk ia zbeh shkëlqimin kësaj feste madhështore. Qytetarët do të vazhdojnë festën./CNA.al












Anisa Kostani, efektivja e krimit ekonomik në Drejtori...
Gazetarja Ina Nurçe ka reaguar ashpër pas fyerjeve të ...
Më 12 shtator do të mbahet mbledhja e Posaçme e gjyqta...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë n...
Media britanike, "Daily Mail", ka publikuar një artiku...
Gazetarja Aida Topalli ka reaguar pas fyerjeve që nënk...
Anisa Kostani, policja e Elbasanit që u bë e famshme p...
Për plot 5 netë me radhë, 17-21 gusht, qyteti i Korçës do ...
Festa më e madhe dhe e shumëpritur nga korçarët dhe gjithë...
“Balkan Barometer Business Opinion 2022”, realizuar ng...
Shumica socialiste i ka gati ndryshimet e disa neneve ...
Mohamed dhe Arash janë të parët që kanë mbërritur nga ...
Në sheshin e qytetit të Hasit do të vendoset një monum...
Teka po shënohet piku i sezonit turistik, media presti...
Gjatë periudhës korrik – gusht 2022 instituti i Studim...
Sipas gazetarit Eni Ferhati, Inspektoriati i Lartë i D...
Nata e parë “Festës së Birrës”, me një atmosferë të zj...
Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar fakt historik bas...
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka reaguar ...
Muaji gusht, kohë sezoni turistik është përgjakur nga vras...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...