Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...

Gjatë periudhës korrik – gusht 2022 instituti i Studimeve Politike (ISP) zhvilloi një pyetësor online lidhur me bilancin e llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur, vlerësimet mbi procesin e dekriminalizimit. Ky proces është kryer në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i cili mbështetet financiarisht nga National Endowment for Democracy (NED). Projekti monitoron edhe zbatimin integral të ligjit të dekriminalizimi (138/2015) dhe standardet e integritetit të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar në institucionet kushtetuese, institucionet politike dhe institucionet e krijuara me ligj, institucionet kryesore të sistemit të drejtësisë dhe institucionet e qeverisjes vendore.
Stafi i ISP në kuadër të projektit, zhvilloi anketimin online. Në anketim u përfshinë 930 qytetarë, të grupmoshës 16 vjeç e sipër dhe nga 12 qarqet e Republikës së Shqipërisë, përfshirë edhe shtetas që jetojnë përkohësisht jashtë territorit të Shqipërisë. Prej tyre 55% ishin meshkuj dhe 45% gra dhe vajza, qytetarë të niveleve të ndryshme të niveleve të arsimimi si edhe me një shpërndarje midis zonës urbane dhe rurale. Linku i anketimit u publikua në formën e reklamës së paguar në rrjetet sociale facebook, twitter, instagram, linkedin, etj. Duke marrë të mirëqenë faktin se vetëm dy të tretat e qytetarëve kanë akses online dhe se kuota e atyre që përdorin internetin për të dhënë mendime dhe përgjigje është shumë më e vogël, rezultatet e anketimit nuk janë maksimale në aspektin e metodologjisë kërkimore, por janë optimale në rrethanat dhe kushtet e Shqipërisë.
Të dhënat e dala nga pyetësori ofrojnë informacione me interes për debatin aktual në kuadër të zbatimin integral të parimeve të dekriminalizimit. Gjetjet dhe rekomandimet do tu adresohen organeve dhe institucioneve të lidhura me problematikën, përfshirë Kuvendit të Shqipërisë, grupeve parlamentare, komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, KQZ, Prokurorisë, DAP, dhe institucioneve të tjera. Të dhënat kryesore do të përcillen në media dhe do të ndahen me rrjetin e organizatave partnere në shoqërinë civile si dhe në institucionet ndërkombëtare në Tiranë. Raporti i plotë do të publikohet në faqen zyrtare të ISP dhe database për dekriminalizimin https://dekriminalizimi.isp.com.al/, si dhe në formën print, raporti do të depozitohet edhe në arkivin e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.
GJETJET KRYESORE TË ANKETIMIT
Bazuar në përgjigjet e dhëna dhe analizën e thelluar të tyre rezulton:
Më shumë se dy të tretat e qytetarëve mendojnë se personat e inkriminuar, të larguar nga dekriminalizimi, vijojnë të kenë ndikim direkt ose indirekt në politikë dhe në vendimmarrje. Një në tre shqiptarë ka humbur besimin tek dekriminalizimi, por pjesa tjetër e shikon bilancin pozitiv, madje një në tre shqiptarë kërkon që standardi i dekriminalizimit duhet të jetë i përhershëm, – një tregues mosbesimi tek mekanizmi i promovimit dhe emërimeve në politikë dhe në vendimmarrje.
Qytetarët mendojnë se lidhjet personale politike, roli i tyre në fushatën politike, korrupsioni i lartë dhe sistemi klientelist i karrierës janë arsyet kryesore që personat e inkriminuar marrin postet politike/zyrtare (në total 83.6%). Interesante gjetja se në perceptimin publik individët e inkriminuar nuk duan poste politike dhe zyrtare për pasurim financiar, por për të fituar imunitet e status social, pra për të legalizuar pasurinë, ndikimin dhe biografinë e tyre.
Rreth 90% e qytetarëve kanë interes tek dekriminalizimi, duke e shndërruar atë në standardin me pritshmërinë më të lartë publike në Shqipëri. Shprehja e lartë e interesit është edhe tregues i nivelit shqetësues të inkriminimit dhe të pasojave të tij në jetën politike dhe publike.
Lidhur me shpalljen “non grata” të politikanëve të veçantë shumica e qytetarëve besojnë se ata duhet të trajtohen të ndarë nga procesi i dekriminalizimit, ndërkohë që për personat në listën e sanksioneve amerikane e britanike, perceptimi është tjetër, ata duhet të trajtohen si pjesë e dekriminalizimit.
Qytetarët besojnë se prokuroria ka përgjegjësi kryesore për jetësimin e dekriminalizimit, ndjekur nga institucioni i qeverisë, ndërkohë që institucione të tjera të përfshira, si KQZ, DAP, etj, konsiderohen si dytësore në këtë proces.
Qytetarët mendojnë se efektin më të madh ligji i dekriminalizimit e ka dhënë në cilësinë e institucioneve kushtetuese, në sistemin gjyqësor dhe në krye të pushtetit vendor (kryetarët e bashkive), si dhe rezultatet më të pakta në qeveri, në parlament dhe sidomos në partitë politike.
Shumica e qytetarëve kërkojnë që partitë dhe institucionet të kryejnë verifikimin paraprak të kandidatëve për poste publike e politike përpara marrjes së detyrës/përpara kandidimit zyrtar, si mekanizëm më efikas për jetësimin e dekriminalizimit. Ky vlerësim përputhet me parimet e ligjit 138/2015, por është edhe një shprehje e qartë kritike për partitë kryesore politike, të cilat kanë refuzuar të kryejnë verifikime paraprake.
Qytetarët shprehen se dekriminalizimi duhet aplikuar me ligj edhe për strukturat drejtuese të partive, një rekomandim me vlerë për reformën në ligjin e partive politike dhe një konfirmim edhe i kritikës se vetë partitë nuk aplikojnë standarde të njëjta integriteti si për administratën publike dhe institucionet ekzekutive dhe përfaqësuese.
Katër herë më shumë qytetarë mendojnë se përgjegjësia për rastet e promovimit të individëve me rekorde kriminale është e institucionit dhe jo e individit, si dhe 70% e shohin përgjegjësinë të përbashkët, një gjetje që vjen në kundërshtim me retorikën justifikuese që përdorin liderit politikë, sidomos kryeministri, sa herë denoncohen raste të zyrtarëve të inkriminuar.
Qytetarët presin që vetë ata, media dhe shoqëria civile të kenë rol më aktiv në denoncimet e rasteve të dekriminalizimit, në monitorimin e ligjit dhe të procesit dhe në krijimin e një mjedisi më sensibilizues ndaj standardeve të dekriminalizimit.
Dokumenti i ISP ofron të dhëna të detajuara mbi pyetjet dhe përgjigjet, të analizuara në kontekstin politik aktual, si dhe të krahasuara me gjetje të mëparshme.
Dokumenti ofron rekomandime të rëndësishme, të cilat do tu adresohen institucioneve përgjegjëse, Kuvendit, Prokurorisë, grupeve parlamentare, Komisionit të Reformës Zgjedhore, KQZ, DAP, etj, si dhe do tu ndahen medias dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile.
Sipas gazetarit Eni Ferhati, Inspektoriati i Lartë i D...
Nata e parë “Festës së Birrës”, me një atmosferë të zj...
Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar fakt historik bas...
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka reaguar ...
Muaji gusht, kohë sezoni turistik është përgjakur nga vras...
Nata e parë e festës më të madhe në Korçë, ka mbledhur...
Bregu i detit, te mali i Robit, i devijuar dhe i bllokuar ...
Pas një nate magjike si ajo e mbrëmshja në “Festën e Birrë...
Ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu favorizon shumë ...
Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare pedagogu dhe per...
Për Leli Alushajn e diela e 14 gushtit ishte një ditë ...
Si kurrë më parë, 10 marka të njohura birrash i janë b...
“Festa e Birrës” ka hapur siparin e natës së parë në q...
“Zogjtë e Qyqes së ‘Shoqërisë së Hapur’”, titullohet l...
Mes mijëra turistëve që kanë vizituar vendin tonë këtë...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karbur...
Deputeti i video-skandalit erotik është shfaqur sot "i mby...
Më datë 17.08.2022 deri më 21.08.2022, në qytetin e Korçës...
Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka referuar në Prokurorinë...
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, vazhdimisht “qan...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...