Eskortat e burgjeve në protestë/ Dalin emrat “VIP” që mbështesin tubimin
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...

“Zogjtë e Qyqes së ‘Shoqërisë së Hapur’”, titullohet libri që është duke shkruar avokati Altin Goxhaj.
Lajmin e ka brë të ditur vetë avokati, i cili njofton se libri i tij i parë do të publikohet shtator dhe do të vijë në tre gjuhë, në gjuhën shqipe, në anglisht dhe italisht. Fillimisht libri do të publikohet shqip.
Libri përmban një guidë të shkurtër, me të cilën avokati shpjegon paradigmat dhe strukturën “glokale” të mafies Soros dhe axhendës së saj fabianiste për rrënimin, falimentimin dhe shpopullimin e Shqipërisë.
Gjithashtu ai ka përfshirë edhe një përmbledhje dhe disa teza që pretendon se mund të shpëtojnë Shqipërinë.
Statusi i plotë i Goxhajt:
Duke punuar për të mbyllur librin tim të parë që del në shtator në shqip
Nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu
Mqns më keni parë më pak aktiv në facebook këto javë, po ju bëj me dije se prej javësh po punoj për të mbyllur dhe bërë gati për botim në Shtator librin tim të parë:
“ZOGJTË (këlyshët) E QYQES SOROS”
(në anglisht: Cuckoo’s “Puppies” of the "Open Society")
“Një guidë e shkurtër për të kuptuar paradigmat dhe strukturën “glokale” të Mafies Soros dhe Axhendës së saj Fabianiste për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë 1992-2022-2030, si dhe një përmbledhje e disa teza mbi Axhendën për Shpëtimin e Shqipërisë”
“Botim i “Akademia e Mendimit Konservator Shqiptar” (Cikli “Libra për Shoqëri dhe Familje të Forta”)”
Ky libër është një analizë paraprake e Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë por edhe paraqitje për herë të parë e tezave mbi Axhendën për Shpëtimin e Shqipërisë.
(Në Tetor planifikoj ta botoj në anglisht dhe shpresoj që në Nëntor edhe në Italisht)
Struktura analitike e shpjegimit dialektik bazohet tek spiralja e famshme hegeliane “Tezë-Antitezë=Sintezë” ku:
“TEZA” prezanton Etiketën e Rreme të “Shoqërisë së Hapur”, “zogjtë e Qyqes Soros” në Shqipëri, historinë e vërtetë dhe fasadën e rreme të 30 vjetëve të kancerit Soros në Shqipëri dhe metastazat e tij që kapën Shtetin (qeverinë qëndrore dhe lokale, drejtësinë, parlamentin), Shoqërinë Civile, median, institucionet ndërkombëtare dhe vetë
ANTITEZA zbërthen të vërtetën e pëmbajtjes së “Shoqërisë së Hapur” e cila në thelb është Axhenda Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin (dhe Zhbërjen) e Shqipërisë
SINTEZA paraqet një ekstrakt të shkurtër mbi Tezat Axhendës Patriotike për Shpëtimin e Shqipërisë.
Kujtoj se modeli hegelian i spirales hegeliane përputhet me vetë spiralen e logon e Soros ????
Në anglisht titulli ka një lojë fjalësh që përputhen:
me një etiketë të shpikur nga unë vite më parë ku njerëzit e Soros quhen “KLYSH (Puppies) TË SOROS” dhe me një etiketë amerikane për Soros të shpikur nga Glen Beck në vitet 2004 kur Soros quhet Mjeshtri i Kukullave (“Master of Puppets”) dhe vetë kukullat si “Puppet” duke sjellë fjalën e re “Cuckoo’s “Puppies” of the "Open Society"
Shqiptarët do të njihen me anën e errët të Historisë së tyre 30 vjeçare të tranzicionit, që në fakt është infektimi i tyre nga virusi vdekjeprurës Soros dhe vetë ata kavie të laboratorit Soros ku u eksperimentua mbjellja e “kancerit soros” konform Axhendës Fabianiste të Elitës Globale (së Great Resetit).
Paradigma e Zogjve të Qyqes është edhe Paradigma thelbësore për të kuptuar se Netëorku Soros operon si një strukturë kriminale mafioze globale dhe lokale (nga vjen edhe etiketimi “glokale”) që bazohet tek rekrutimi, fuqizimi dhe kapja e çdo pushteti nga jashtë-brenda nëpërmjet tyre (për krijimin e një Deep State brenda shtetit sipas thënies “në çdo shtet Shteti ka Mafien e vet ndërsa në Shqipëri Mafia ka vetë Shtetin).
Paradigma e Zogjve të Qyqes e merr shembullin nga biologjia dhe etologjia, në sjelljen parazitare dhe “mafioze” të Qyqes ndaj dhe kapitulli i parë fillon me Prologun e Zogjve të Qyqes duke iu referuar ftohtësisht studimeve dhe studiuesve të etologjisë ku tregohet se si qyqja hedh vezët e veta mbi foletë e zogjve të tjerë të cilët i rrisin nën shantazhimin (e quajtur në etologji si “sjellja mafioze e qyqes”) apo padijeninë e tyre ku zogu i çelur i qyqes hedh jashtë vezët apo zogjtë e sapo lindur të tjerë të folesë pritëse dhe prindërit janë të deytuar të rrisin dhe ushqejnë me sakrifica monstrën bastarde të qyqes për të zezën e vetë. Vetë Foleja kthehet në varrin e të zotëve të shtëpisë dhe shtrati i grabitur i qyqes.
Libri po ashtu përfundon me epilogun e qyqes por në këtë rast me një shembull të etologjisë krejt të kundërt me rastin europian të Qyqes, dhe që vjen jo pa qëllim nga Amerika: se si zogu “American Robin” e ndalon të keqen e qyqes dhe kjo koinçidon me vetë modelin amerikan të poliarkisë dhe kontekstit elektoral të Nëntorit 2022 dhe Nëntorit 2024 ku konservatorët dhe Trump janë në betejë me Deep State dhe Elitat Globaliste Sorosiane dhe Axhendën e tyre Fabianiste AntiAmerikane Liberale të Great Resetit.
Burimet bazë të kërkimit tim 15 vjeçar (2007-2022) bazuar në eksperiencën dhe aksionin tim politik duke filluar që nga 1992 (faza e parë 1995-2003 ku unë kam pasur një raport specifik ulje ngirtjesh marëdhëniesh me Fondacionin Soros në Tiranë dhe jo vetëm, dhe faza e dytë 2003-2022 ku unë kam pas raport përballje me këtë strukturë mafioze) përfshin fusha, referenca, fakte, evidenca, hipoteza krejt të reja për lexuesit, do të krijojnë një interes të ri për të kuptuar por edhe kundërvepruar ndaj të Keqes që ka projektuar dhe po zbaton me sukses kjo Mafie AntiShqiptare e lidhur ngushtësisht me shërbimet dhe rrymat armiqësore antishqiptare në Greqi dhe Serbi dhe kjo shpjegon se pse është zgjedhur Partia Socialiste si trampolina bazë që do të çonte përpara këtë Axhendë.
Ju kujtoj se libra si “Teknikat e Grushtit të Shtetit” i Curzo Malaparte, “Poliarkia” i Robert Dahl, “Fashizmi Liberal” i Jonah Goldberg, “La Fabian Society e la pandemia. Come si arriva alla dittatura” të Davide Rossi, etj kanë qenë të domosdoshëm për të kuptuar kontekstin global të Axhendës lokale.
Më gënjen mëndja se ky do të jetë botimi më i rëndësishëm dhe i vlefshëm politik në Historinë e Shqipërisë postkomuniste jo thjesht për analizën por edhe për projeksionin e tezave konservatore dhe sovraniste bazë të Axhendës për Shpëtimin e Shqipërisë ????
Gjths shpresoj se për të arritur qëllimin e botimit masiv dhe anglisht, do të gjej nga ju nërgjithësi dhe dosa aktorë politikë dhe civil, privat brenda dhe jashtë Shqipërisë, mbështetjen e mjaftueshme si financiare dhe në fushën e marëdhënieve publike. Për të tjerat kemi kohë të flasim në ditët në vazhdim.
Kuptohet që kopertina është draft por kuptohet që grafika e saj do të jetë gjthm veç punim i Mjeshtrit të Madh Avni Delvina./ CNA.al
Mes mijëra turistëve që kanë vizituar vendin tonë këtë...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karbur...
Deputeti i video-skandalit erotik është shfaqur sot "i mby...
Më datë 17.08.2022 deri më 21.08.2022, në qytetin e Korçës...
Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka referuar në Prokurorinë...
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, vazhdimisht “qan...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, lëshoi akuza në drejtim të kryemi...
Policia e Beratit ka hartuar planin e masave për garantimin ...
Pikat kufitare po përballen me fluks hyrjesh dhe daljesh n...
Një mbrëmje magjike, plote energji pritet të jetë kjo e sotm...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është pritur nga ko...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ball...
"Festa e Birrës", festa më e madhe dhe më popullore e ...
Eksperti i arsimit, Albano Zhapaj, u shpreh se ka vide...
Nesër starton dita e parë e “Festës së Birrës”, festës...
Si asnjëherë tjetër më parë, kjo festë birre në Korçë ...
“5 netë fantastike në qytetin më COOL”. Kjo është motoja e...
Partia Demokratike e Rithemelimit bën me përgjegjësi kryem...
Pas shumë vitesh, Arjan Çani do të largohet nga "TV Klan". ...
Presidenti i vendit, Bajram Begaj, vijon vizitën e tij zyr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...