Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Partia Demokratike e Rithemelimit bën me përgjegjësi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për renditjen e Tiranës si qyteti i fundit në Europë për cilësinë e jetesës, sipas raportit të organizatës “Numbeo”.
Sipas anëtarit të Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, Tirana renditet e fundit në Europë për nga cilësia e jetës. Dyshja Rama - Veliaj janë përgjegjësit e vetëm të masakrës mjedisore.
Deklaratë e anëtarit të Kryesisë së PD, Eno Bozdo

Cilësia e jetës në Tiranë është katastrofale.
Gjithmonë nëse me cilësi jete nuk kuptojmë kafet te blloku dhe fotot në “Instagram”.
Këtë vërteton me shifra dhe fakte klasifikimi mbarë botëror “Numbeo”, më i madhi i këtij lloji që merr në shqyrtim cilësinë e përgjithshme të jetës në 248 qytete.
Tirana renditet në vendin e 224-t. E fundit në Europë.
Aspektet e marra në shqyrtim janë kosto e jetesës, transporti publik, sistemi shkollor dhe shëndetësor, mjedisi, ekonomia etj.
Jemi të 44-it në botë për shtrenjtësinë e apartamenteve, thuajse në të njëjtin nivel me Milanon dhe Londrën;
në indeksin e kujdesit shëndetësor jemi në vendin e 246-ë, të 9-tët nga fundi në botë;
në indeksin e fuqisë blerëse jemi në vendin 231;
në indeksin e ndotjes jemi ne vendin 242, ndër më të ndoturit në botë.
Vetëm në indeksin e klimës renditemi në vendin e 85-të, sepse për fat të mirë, klima nuk korruptohet dhe as shkatërrohet dot, pavarësisht se përpjekjet nuk kanë munguar!
Është një raport real, i pandikuar nga asnjë lobim, që tregon të vërtetën e dhimbshme për ata që jetojnë në Tiranë.
Është një raport i cili tregon qartë se të banosh në Tiranë nuk do të thotë të jetosh, jo vetëm për hir të kostos shumë të lartë të jetesës, por për faktin se kemi një
kryeqytet pa transport publik, pa parqe, pa hapësira sociale, me shumë trafik, ndotje dhe me plehra kudo.
Kemi humbur trashëgiminë kulturore, duke e shkatërruar me bekimin e Edi Ramës si barbarë me lëkurë modernësh.
Kemi fituar vetëm kulla të larta betoni, që siç e cilësonte dje e mirënjohura “The Guardian”, simbolizojnë korrupsionin monumental dhe zhbërjen flagrante të konceptit të qytetit.
Dyshja Rama - Veliaj janë përgjegjësit e vetëm të kësaj masakre.
Ky projekt që ka filluar vite më parë po shpaloset me shpejtësi marramendëse.
Sa më shumë para’ të ketë nevojë të pastrohen, aq më shumë beton dhe kulla të larta, aq më pak histori dhe trashëgimi kulturore, aq më pak gjelbërim dhe hapësira normale jetese.
Ka vetëm një zgjidhje: largimi i dyshes famëkeqe sa më parë, sepse ashtu si edhe Shqipëria, Tirana është në rrezik të zhbërjes.
Pas shumë vitesh, Arjan Çani do të largohet nga "TV Klan". ...
Presidenti i vendit, Bajram Begaj, vijon vizitën e tij zyr...
Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka bërë një...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka publikuar nj...
Moderatori Ardit Gjebrea doli sot në mbrojtje të prote...
Moderatori Ardit Gjebrea ka dalë në krah të protestës ...
"Festa e Birrës" në qytetin juglindor po rikthen në...
Një lajm i hidhur ka trishtuar botën e medias. Pas një...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, së bashku me Drejtorin ...
Albanologu dhe shkrimtari Kapllan Resuli ka ndërruar jetë ...
CNA.al ka qenë një nga denoncueset e para të aferës korrup...
Partia Demokratike ka vijuar me serialin e pyetjeve për in...
Absurditetet e policisë në Korçë nuk kanë të ndalur. Ndërk...
Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur arkën e xhamisë ...
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saud...
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë mëngjes në fsh...
Në koncertin “The Alpha Show” të reperit Rigels Rajku,...
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe ai i OMONIA-s Fredi B...
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga je...
Në datat 17-21 gusht të gjithë do të jenë në Korçë. Ës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...