"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Mohamed dhe Arash janë të parët që kanë mbërritur nga Afganistani në Shqipëri dhe janë vendosur në Shëngjin.
Prej më shumë se 10 muajsh po mundohen të përshtaten me jetën në Shqipëri, ndonëse u është premtuar se nuk do të qëndrojnë gjatë.
Mohamed është personazh i famshëm i komedisë në Afganistan.
“Unë jam Mohamed dhe jam një komedian nga Afganistani. Kam punuar në disa emisione në televizionin kombëtar të Afganistanit. Kur talebanët sulmuan Afganistanin në gusht, ne po filmonin disa shfaqje dhe shumë nga kolegët e mi ishin të dëshpëruar, sepse u përhap lajmi që talebanët po sulmonin. Në ditët në vijim ata vranë gazetarë dhe komedianë. Situata ishte e frikshme dhe unë munda të largohesha vetëm 2 muaj më vonë. Tani jam i sigurt në Shqipëri”, thotë Mohamed.
Nga Shëngjini përmes një kanali në youtube, po mundohet të fitojë mjaftueshëm për të mbajtur familjen.
“Jam këtu me familjen time dhe po presim të largohemi nga Shqipëria. Tani po punoj në youtube dhe po u tregoj njerëzve atje çfarë bëj këtu. Jetën time të përditshme. Në fakt, unë jam i mërzitur dhe është e vështirë ti bëj të tjerët të qeshin kur nuk je në formë por po provoj më të mirën”, shprehet ai.
Arash prej 15 vitesh punon si reporter në Afganistan. Situata atje nuk është aspak e mirë, ndërsa këtu ndihen të sigurt. Një pjesë e familjes së tij ndodhet në Afganistan.
“Kemi ardhur këtu nga Afganistani pasi atje nisën trazirat. Këtu jemi të sigurt, por sërish një pjesë e familjes sime është atje dhe kam frikë për ta. Flasim shpesh me ta në kamera, por në disa raste qeveria ndërpret internetin atje dhe e kemi të pamundur të komunikojmë. Po mundohem të përshtatem këtu dhe po punoj për të bërë disa reportazhe nga Shqipëria, për të fituar disa para. Vendi këtu më pëlqen, por kemi vështirësi të përshtatemi me ushqimin”, tregon Arash.
Pavarësisht sigurisë këtu, Arash jeton me ëndrrën amerikane.
“Nuk di dhe sa kohë do të qëndrojmë këtu. Ëndrra ime është Amerika, pasi është toka e mrekullive. Siç e thashë dhe më parë, kam 5 fëmijë dhe duhet t’i shkolloj dhe edukoj. Ëndrra ime është Amerika”, thotë ai.
Që prej ardhjes së afganëve në Shqipëri, rreth 1800 prej tyre u strehuan në Shëngjin ndërsa aktualisht kamë ngelur vetëm 800 të tillë. Pjesa më e madhe janë larguar për në Amerikë, si dhe një pjesë tjetër në Kanada.
Euronews Albania mësoi se të gjitha shpenzimet e tyre po mbulohen nga 7 kompani nga Amerika të cilët po kryejnë dhe procedurat për transferimin e tyre në vendet e tjera.
Deri tani nuk ka asnjë datë konkrete kur mund të bëhet i mundur largimi i plotë i tyre. Shteti shqiptar në partneritet me atë amerikan ka garantuar sigurinë e tyre 24 orë, ndërsa këtyre shtetasve u mundësohet kujdesi shëndetësor falas.
Rreth 2 muaj më parë 350 afganë përfunduan në mes të rrugës pasi kompania “Federal Practice Group” ndërpreu pagesat për strehimin e tyre. Ndonëse afganët u kaluan në banesa të tjera private, shuma prej 2 milionë eurosh ende nuk është paguar ndaj resortit në Shëngjin./euronews
Në sheshin e qytetit të Hasit do të vendoset një monum...
Teka po shënohet piku i sezonit turistik, media presti...
Gjatë periudhës korrik – gusht 2022 instituti i Studim...
Sipas gazetarit Eni Ferhati, Inspektoriati i Lartë i D...
Nata e parë “Festës së Birrës”, me një atmosferë të zj...
Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar fakt historik bas...
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka reaguar ...
Muaji gusht, kohë sezoni turistik është përgjakur nga vras...
Nata e parë e festës më të madhe në Korçë, ka mbledhur...
Bregu i detit, te mali i Robit, i devijuar dhe i bllokuar ...
Pas një nate magjike si ajo e mbrëmshja në “Festën e Birrë...
Ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu favorizon shumë ...
Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare pedagogu dhe per...
Për Leli Alushajn e diela e 14 gushtit ishte një ditë ...
Si kurrë më parë, 10 marka të njohura birrash i janë b...
“Festa e Birrës” ka hapur siparin e natës së parë në q...
“Zogjtë e Qyqes së ‘Shoqërisë së Hapur’”, titullohet l...
Mes mijëra turistëve që kanë vizituar vendin tonë këtë...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karbur...
Deputeti i video-skandalit erotik është shfaqur sot "i mby...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...