LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dënohet gazetari i trafikantit të drogës, Xhemail Pasmaçiu/ Gjykata e shpall fajtor për fyerje dhe shpifje

9 Gusht 2023, 13:26, Aktualitet CNA
Dënohet gazetari i trafikantit të drogës, Xhemail
Eljo Laze

I pretenduar si gazetar Eljo Laze, i cili për shumë kohë shërbeu si kobure mediatike e trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për fyerje dhe shpifje.

Padia e bërë ndaj tij gati dy vite më parë, ka kaluar në të gjitha fazat e gjykimit dhe tashmë gjyqtari Gert Hoxha ka dhënë vendimin, ku e ka dënuar për shpifje dhe fyerje me vlerën e 1.5 milionë lekëve Eljo Lazen.

Eljo Laze njihet edhe si gazetari bandit, i cili është kapur i droguar dhe me armë nga një patrullë policie pak kohë më parë, por në atë periudhë u shpëtua nga prokurori i shkarkuar nga vettingu, Artan Lulaj dhe nëpërmejt një skeme me gjyqtarë të korruptuar, të cilët e dënuan thjeshtë me “detyrim paraqitjeje”.

Gjykata e Tiranës tashmë ka dënuar Eljo Lazen për shpifjet dhe fyerjet e vazhdueshme që ai përdori ndaj kolegëve të tij dhe medias, gjatë kohës kur denoncohej trafikanti i drogës, Xhemail Pasmaçiu.

Eljo Laze dhe Kastriot Myftaraj tashmë i ndjerë, disa kohë më parë u përdorën për sulme, shantazh, kërcënim dhe fyerje ndaj gazetarit Elvi Fundo dhe CNA, që në atë kohë nxori të gjitha dokumentet e shtetasit Xhemail Pasmaçiu, alias Ylli Ndroqi, ndërrimin e emrit dhe akuzat që kishte pasur ai pas arrestimeve në Turqi për drogë, si dhe akuzat që kishte pasur nga Italia.Në atë kohë, Laze u përdor si kamikaz me sharje, kërcënime, fyerje dhe koha tashmë tregoi se ai gënjente, fyente dhe shpifte për llogari të një trafikanti droge dhe nuk kishte asnjë të vërtetë në ato fjalë që thonte dhe që i pretendonte si fakte, të cilat nuk ia paraqiti kurrë gjykatës, por edhe prokurorit që ndoqi seancat gjyqësore.

Më pas Laze e braktisi ish-shefin e tij Xhemail Pasmaçiu dhe u strehua në sqetullën e Erion Veliajt, ku shërben si mercenar i braktisur në një qoshe. 

CNA ka mësuar se ndaj Lazes ka edhe dy kallëzime të tjera penale në proces dhe gjithashtu disa gjyqe civile në lidhje me dëmshpërblimin që ky i fundit duhet t’i japë CNA-së dhe gazetarit Elvi Fundo për shpifjet dhe fyerjet e përsëritura.

Akuzat e shpifjet e Lazes dhe Kastriot Myftarajt, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite përsëriten nga të tjerë gazetarë, të cilët janë të kallëzuar në gjykatën civile për të njejtën çështje. Gjithashtu janë dërguar në gjykatë penale, si dhe në Prokurorinë e Tiranës.

Një material tjetër është dërguar edhe pranë SPAK, në lidhje me arsyet se përse bëhen këto sulme, pasi më shumë sesa thjeshtë dhe vetëm fyerje dhe shpifje që vijnë nga njerëz apo pseudogazetarë të përdorur nga grupe kriminale apo paratë e korrupsionit, janë sulme të orkestruara të një grupi të strukturuar kriminal në media, i cili është krijuar dhe paguhet me paratë e korrupsionit të inceneratorëve.

Rasti i Lazes është një nga të parët, por CNA, ashtu siç raportoi edhe dje, inkurajon gjykatën për të ecur më shpejt me procese të tilla gjyqësore dhe gjithashtu së bashku me një grup tjetër gazetarësh dhe Shoqatën e Gazetarëve Profesionistë, po përgatisin një draft për ndryshime në "ligjin e medias",  që do ti çohet parlamentit dhe do jenë disa hapa të rëndësishme për të rregulluar mediat online dhe proceset gjyqësore me median për të ecur më shpejt dhe për t’u përballur vërtetë me drejtësinë shpifësit, gjobaxhinjtë mediatikë dhe gazetarët e vërtetë./ CNA

Lajmet e fundit nga