Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Gazetari Ermal Mulosmani, dje, në një shkrim të tij me fakte dhe detaje, të cilin mund ta lexoni këtu, na risolli në vëmendjen mediatike “Top Channel”-in, të cilin e krahasonte me Shullazin, një kriminel shqiptar, i cili përveç akuzave të ndryshme penale ka edhe gjobëvënie.
Në fakt, është apo jo gjobaxhi “Top Channel”, këtë na e ka thënë Endrit Habilaj, një nga njerëzit dhe bashkëpunëtorët e këtij televizioni, i cili u largua nga puna me ceremoni nga gazetari Sokol Balla, një nga violinat e Rilindjes.
Asokohe Endrit Habilaj e akuzoi Vjollca Hoxhën se kishte dashur t’u vinte gjobë biznesmenëve dhe nga ana tjetër “Top”-i u përgjigj se kishte larguar gjobaxhinjtë. (LEXO KETU)

Në fakt historia e gjobave fillonte më përpara, me atë që ka renditur gazetari Mulosmani, që ka raportuar dhe CNA, me kompani të ndryshme, që u përplasën ashpër me “Top Channel” për çështjen e gjobave. Pati kallëzime edhe në Prokurori, por histori që mbyllen më pas me marrëveshje mes palëve.(LEXO KETU)
Në fakt, prej 3 ditësh SPAK ka vepruar. Ka nxjerrë 15 urdhër-arreste. Për ata që nuk e dinë do të ketë edhe të tjerë, ndoshta dhe për disa që janë brenda oborrit të “Top Channel”, apo dhe drejtues të “Top Channel”, që janë në hetim për ortakëritë e tyre me inceneratorët. Dikush aty brenda ka dhe familjarët të përfshirë, lista është e gjatë.
“Top Channel” nuk na dha asnjë lajm, asnjë investigim, asnjë informacion në lidhje me 110 milionë eurot të hetuara nga SPAK-u, në lidhje me zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, krahun e djathtë të Erion Veliajt dhe ata që ishin arrestuar.

Ky “Top Channel”, së bashku me ndonjë tjetër, përmendim këtu “Report TV”-në, të cilët shkruajnë se SPAK-u ka nxjerrë 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, sikur të ishte ndonjë gjë dosido. Nuk ishin nxjerrë 15 urdhër-arreste, por ishin arrestuar 15 persona, mes të cilëve edhe krahu i djathtë i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
“Top Channel” sot nuk na thotë asgjë, as gjobaxhinjtë e tij, raportojnë disa lajme sporadike, sikur është një gjë e kotë.

Ky “Top Channel”, që së bashku me gajdet e tjera të Rilindjes, kur u arrestua Jamarbër Malltezi, për 24 deri në 48 orë nxorën gjithçka, çdo pasuri që ai kishte, histori, informacione, bombardime, a thua se Jamarbër Malltezi kishte vjedhur dhe rrjepur të gjithë Shqipërinë, apo taksat e shqiptarëve, kur në fakt ai kishte zhvilluar pronën e gjyshes së vet dhe nuk kishte përfituar asnjë qindarkë nga taksat e shqiptarëve.
“Top Channel” është përfshirë në një krim, së bashku me gjobaxhinjtë e saj, ata që i strehon aty brenda dhe ata që i përdor jashtë, ata që i dirigjon Mirel Mërtiri nga Vjena apo Mark Jaka në Tiranë. (LEXO KETU)
Në krim janë përfshirë edhe ata që dirigjuan sulmin ndaj prokurorëve të SPAK-ut, që në dy muaj dhanë dhjetëra emisione për prokurorët e SPAK-ut që hetonin inceneratorët, duke i shantazhuar dhe kërcënuar që të mos merrnin të pandehur Mirel Mërtirin për llogari të këtij të fundit. Tashmë shefi i Habilajt dhe ortaku i Top-it rrezikon deri ne 16 vite burg me bashkim dënimesh. (LEXO KETU)

Pa folur për devijimin e hetimit që është një vepër penale, me kallëzime të rreme, duke shkuar në sulme dhe akuza të pavërteta.
Arben Ahmetaj ka marrë arratinë, por në “Top Channel” na tregonin për javë e javë banjat e Tigrit dhe të ish-bashkëshortes së tij, ndërsa sot për 110 milionë euro nuk flet “Top Channel”.
Nuk foli Top-i edhe për Ilir Beqajn dhe nuk kërkoi që ai të kishte të njëjtin standard drejtësie (vendosur nga Altin Dumani), por hesht për 110 milionë eurot sërish siç hesht për sterilizimin apo check up-in.
Po hesht “Top Channel” dhe gjobaxhinjtë e këtij televizioni, vetë i akuzoi, vetë i përdor. A po bën Lori Hoxha të njëjtat pazare me inceneratorët si Vjollca Hoxha? (LEXO KETU)
Çfarë ka “Top Channel” që hesht për 110 milionë eurot e inceneratorëve, pse nuk flet për këto para? Pse nuk zbardh të vërtetën e pasurive të Taulant Tushes?
Pse nuk i nxjerr zyrtarët e përfshirë në aferë nga i pari tek i fundit ashtu siç na tregoi banjat e Tigrit, pasuritë e Jamabër Malltezit, apo siç na fshehu Ilir Beqajn?

Pse nuk na i tregojnë këta investigativët e mëdhenj të kanalit zyrtar të Rilindjes, që u shit në “offshore”, që ka ortakëri me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, të regjistruar në Bullgari, që ka përfituar miliona euro nga ortakëria, që është paguar me miliona euro për propagandë, për të mashtruar shqiptarët dhe për të fshehur të vërtetën e një abuzimi 110 milionë euro, të cilin kërkojnë ta mbulojnë si një vepër të bërë nga zyrtarë të qeverisë dhe Bashkisë të Tiranës.
-Ku janë të tjerët? Ku kanë shkuar paratë?
-Ku shuan 80 milionë eurot që nuk u dihet vendi?
-Çfarë u bë me paratë e shqiptarëve?
-Pse gënjeu 3 vite “Top Channel” për ortakërinë dhe pronarët e vërtetë të inceneratorëve?
-Sa para përfitoi “Top Channel”?
-Pse strehon dhe mbron gjobaxhinjtë nën hetim nga SPAK-u, duke menduar se do të shpëtojë edhe vetë ndonjë nga pronaret e këtij televizioni të zhytur në llum me aferën e inceneratorëve?
Këto media heshtin për të vërtetën e 110 milionë eurove dhe “ekzekutojnë” publikisht Abi Malltezin për pronën e zhvilluar të gjyshes, apo merren me banjat dhe nuk kanë trajtuar kurrë thelbin e çështjes, por janë marrë me interesat e tyre klienteliste, korruptive dhe përfitime nga aferat dhe koncesionet e qeverisë Rama për të bërë papagallin në shërbim të vjedhjes të shqiptarëve./ CNA
I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, ...
Qytetarë dhe aktivistë, ditën e sotme po protestojnë p...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind K...
Policia e Beratit ka parandaluar përshkallëzimin e një...
Ambientalisti Sazan Guri sot feston 67-vjetorin e tij ...
Në Qarkun e Kukësit, aktualisht nuk ka reshje dëbore. Mëso...
Kryeministri Edi Rama, në daljet e tij publike, e ka q...
Gjykata e Posaçme zhvillon të hënën seancat e njoftimi...
I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Davi...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë...
“Kjo çështje nuk mund të mbyllet me Taulant Tushen.” ...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind K...
Juglindja zgjohet nën pushtetin e mjegullës. Më e den...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë një apel ...
3 ditë më parë, në 7 dhjetor, Gjykata e Posaçme ndërmori h...
Klodiana është qytetarja nga Berati që ka rrëfyer këtë të ...
Reshje dëbore kanë rinisur këtë të diel në Dardhë. Zona t...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokra...
Jamarbër Malltezi ka reaguar pas hetimeve të SPAK-ut d...
SPAK, në megaoperacionet e tij, ka futur në rrjetë zyr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...