Anëtarët e Komitetit Olimpik Mesdhetar në Tiranë/ Rama: Të jesh Cristiano Ronaldo është një punë e vështirë
Kryeministri Edi Rama fa folur në pritjen e anëtarëve ...

Një vendim i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshoi pesëmbëdhjetë masa sigurie për zyrtarë dhe biznesmenë, në lidhje me hetimin për skandalin e incineratorit të Tiranës, përfshirë zyrtarët që dhanë koncesionin kontrovers. Disa zyrtarë, sakaq në burg për vepra penale në lidhje me dy incineratorët e tjerë, në Elbasan dhe në Fier, morën masë shtesë sigurie ndërsa biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, të cilët janë aktualisht në arrati, u pajisën me një masë tjetër sigurie “arrest me burg”. .
Taulant Tusha, drejtor i Shërbimeve Publike në Bashkinë Tiranë dhe njëkohësisht, anëtar i Këshillit Drejtues të UKT, mori masën e sigurisë arrest me burg. Masa të tilla sigurie u lëshuan edhe për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Namik Simixhiun, dhe Jetmir Llapajn.
Në masë sigurie arrest shtëpie u lanë Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.
Operacioni policor për ekzekutimin e masave të sigurisë është ende në zhvillim në kohën e publikimit të këtij lajmi. Deri më tani nuk është e sigurt se cilat masa sigurie janë ekzekutuar dhe cilat, jo.
Incineratori i Tiranës është projekti më i madh mes tre projekteve kontroverse të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilat premtuan, përkundër këshillave të ekspertëve dhe të Bashkimit Evropian, të ndërtonin incineratorë për djegien e mbeturinave. Në gusht të këtij viti, SPAK urdhëroi sekuestrimin e kompanisë së incineratorit të Tiranës duke argumentuar se hetimet paraprake kishin nxjerrë pronarë fundorë të zinxhirit të maskuar në Holandë, biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, aktualisht në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash për dy incineratorët e tjerë, Elbasanin dhe Fierin.
Kompania Integrated Energy B.V u themelua në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë, ka faturuar qytetarët shqiptarë në mënyra të ndryshme, përfshirë përmes sistemit fiskal për qeverinë apo përmes tarifave të detyrueshme për depozitim mbetjesh.
Të dhënat e bilancit të kompanisë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se mes viteve 2017 dhe 2021, qytetarët i paguan Integrated Energy BV së paku 7.9 miliardë lekë në formën e tarifave koncesionare dhe tarifave të shërbimit të depozitimit. Në vitin 2021, të ardhurat e kompanisë arritën në 2.6 miliardë lekë. Bilanci i vitit 2022 nuk është depozituar deri më tani në QKB, por të dhënat e pagesave të thesarit të buxhetit të shtetit tregojnë se nga 1 janari 2022 deri më sot, kompania ka përfituar edhe 2 miliardë lekë të tjera. Duke marrë parasysh këtë, dhe të ardhura të tjera që kompania faturon për depozitimet, deri në kohën e sekuestrimit në gusht 2023, fusha e mbetjeve të Tiranës duket se u ka kushtuar taksapaguesve minimalisht 100 milionë euro.
Incineratorët e Fierit dhe Elbasanit i kanë kushtuar veçmas sëbashku rreth 50 milionë euro./ BIRN
Kryeministri Edi Rama fa folur në pritjen e anëtarëve ...
Eksperti i Ekonomisë, Mateo Spaho, thotë se qytetari q...
Mbrëmjen e 8 dhjetorit janë ndezur dritat në qytetin e...
Shpërndarja dhe organizimi i shërbimeve që nuk marrin ...
Barometri këtë herë është përpjekur të kuptojë perceptimin...
Në gjetjet e fundit të Barometrit në Euronews Albania në n...
Në mes të të gjithë të pyeturve nga Barometri në Euronews ...
Në analizën e të dhënave të fundit mbi perceptimin e korru...
Barometri në Euronews Albania pasi mati besimin e qytetarë...
Senatori amerikan Rick Scott, ka bërë thirrje për hetim qe...
CNA ka mësuar emrat e personave që janë vënë në pranga kët...
Ish-deputeti Belind Këlliçi, një nga personazhet politike ...
Pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës, SPAK ka bërë...
15 urdhër-arreste janë lëshuar këtë të premte për afer...
SPAK ka lëshuar 15 fletë-arresti për aferën në incenerator...
Këtë të premte është vënë në pranga nga autoritetet në Kos...
Inteligjenca artificiale do të futet në prokurimet publike...
Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e nipit të n...
Një ambient ndryshe, një restorant ndryshe, ku menyja ...
Ministja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka mbajtur fj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...