LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ligji i ri për mediat si një zgjidhje ndaj shantazhuesve, shpifësve dhe gjobaxhinjve

8 Gusht 2023, 18:00, Editorial REDAKSIONALE

Ligji i ri për mediat si një zgjidhje ndaj shantazhuesve,

Rasti i fundit i denoncimit të bërë nga biznesmeni Gjergj Luca, i cili shkoi me kurajo përpara SPAK dhe i sfidoi gazetarët që e kishin shantazhuar, kërcënuar apo i kishin vënë gjobë, duke u thënë ku i keni faktet dhe provat që shkruani, ejani këtu dhe hyjmë së bashku në SPAK dhe dorëzojini tek prokurorët. Askush nuk foli. Askush nuk u paraqit, përkundrazi, filluan ta ironizonin, por Luca tha një gjë, do ftoj biznesmenë, qytetarë, gazetarë dhe aktivistë të ndryshojmë ligjin e medias dhe më në fund të kemi një ligj të vërtetë, një domosdoshmëri e kohës.

Para disa vitesh, Rama filloi një procedurë për të bërë një ligj të ri për mediat online, por ai nuk u bë kurrë me shpresën se tregu do të kishte vetërregullim. Në fakt, tregu nuk ka pasur vetërregullim, por ka pasur thjesht dhe vetëm përçudnim, gjoba, shantazhe, kërcënime, pasi një i marrë, mund të ketë një hapësirë online dhe nuk mban asnjë përgjegjësi, por nuk mund të quhet media.

AKEP duhet të veprojë dhe AMA duhet të ketë përgjegjësinë e saj për këtë. Për këtë ka disa propozime konkrete, duke marrë të dhëna nga sistemi italian dhe mënyra sesi funksionon, apo ai gjerman.

Së pari, do të duhet që ligji të ketë të qartë insitucionet përgjegjëse, AMA-n, AKEP dhe QKB. Që të kesh një media apo një portal online për të ushtruar aktivitet duhet të kesh të regjistruar në AMA kryeredaktorin, në AKEP përgjegjësin e domain-it dhe në QKB administratorin, të tre me përgjegjësi të qarta ligjore.

Pra edhe kryeredaktori të ketë përgjegjësi të caktuara ligjore për penalitetet që janë gjobat, apo mbajtësi i domain-it, i cili duhet të ketë gjithashtu përgjegjësi për penalitetet e regjistruara në AKEP dhe administratori që ka përgjësinë ligjore për administrimin në QKB.

Ligji i ri për mediat si një zgjidhje ndaj shantazhuesve,

Këto 3 të dhëna duhet të jenë të bëra publike zyrtarisht nga institucionet përkatëse, por edhe në faqen e web-it, të televizonit, portalit, apo agjencisë së lajmeve online. Duhet të përcaktohet kohë dhe reagimi që duhet të kenë institucionet që kjo mund të shkojë nga 48 në 72 orë dhe AKEP të ketë mundësinë që t’i fshijë, t’i bllokojë ato shkrime dhe në linkun përkatës të nxjerrë reklamën fake neës, shpifje, fyerje.

Në këtë projekt duhet të angazhohen shoqatat e gazetarëve, që për fat të keq janë kthyer në shoqata gjumashësh dhe si kryetarët e partive kanë tërë jetën në krye të tyre dhe nuk reagojnë, por vetëm kur ka ndonjëri ndonjë hall të madh, të cilat duhet të bëhen bashkë në një union, ku duhet të ketë një faqe online, ku të publikohen të gjitha vendimet e gjykatave për shpifësit, për fyesit dhe gjobaxhinjtë e medias, pasi ka me dhjetëra të tilla në gjykata të bëra publike, por që nuk i njohin njerëzit.

Atje duhet të jenë të publikuara për tu njohur qytetarët, kush është media e vërtetë, kush shpif dhe ku duhet të drejtohen për të lexuar. Gjithashtu të ketë edhe vetë media një bord të tijin për të gjitha shoqatat për të dhënë reagimet e tyre në rast të vendimeve të gjykatave dhe për të denoncuar edhe ata vetë kur ka shantazhe, shpifje, fyerje dhe të pavërteta.

Ligji i ri për mediat si një zgjidhje ndaj shantazhuesve,

Nga ana tjetër, duhet që Kodi Penal, fyerjen, shpifjen ta ketë më të ashpër, sidomos për mediat. Në rastet e para mund të ketë një gjobë, e cila duhet të fillojë jo më pak se 10 milionë lekë, gjoba duhet të mblidhet jo më vonë se 3 muaj dhe në rast të përsëritjes të fillojë nga 50 milionë lekë deri në një vit heqje lirie, siç e ka Gjermania.

Pra, komplet procedura ligjore të jetë me kryeredaktor, administrator dhe mbajtës të domain-it të regjistruar me adresa të sakta dhe të verifikuara. Në rast se do të ishte e mundur, mund të ishte edhe një përgjegjës ligjor i verifikuar. Pra, zyrtarisht në AMA përveç kryeredaktorit, të jetë edhe një përgjegjës tjetër ligjor, përveç administratorit, me adresë të saktë dhe verifikuar, që në rast se ky person nuk paraqitet në gjykatë për një apo 2 seanca, gjyqi fillon pa pjesëmarrjen e tij, pasi konsiderohet i njoftuar me numrin dhe adresën e dhënë që ka pranë AMA-s.

Pra, mediat online të kenë regjistrimin e tyre në AMA, të interesohen dhe të marrin njoftim atje në rastet e gjykatave. Kjo sepse ndodh shpesh që njoftuesit apo posta nuk i gjen në adresë. Ata të dërgojnë në adresë dhe AMA sipas adresës që disponon të ketë një seksion për t’i njoftuar, qoftë me e-mail, qoftë me numrat e saktë të telefonit. Në të kundërt, në rast të mosparaqitjes, procedura ligjore të vazhdojë.

Ligji i ri për mediat si një zgjidhje ndaj shantazhuesve,

Këto janë disa nga pikat që mund të rregullojnë tregun, pasi vetërregullimi tashmë nuk funksionon. Duhet të ecet më tej dhe të gjitha të jenë të regjistruara, siç e theksuam më lart.

Kush nuk pranon të regjistrohet, kush nuk ka deklarime të aksionerit, të kryeredaktorit në AMA dhe të përfaqësuesit të domain-it, këta të deklaruar edhe pranë Tatimeve me pagat përkatëse, me sigurimet, sidomos me stafin, atëherë këta media nuk duhet të lejohen të kenë akses në Republikën e Shqipërisë.

Dhe gjithashtu, një strukturë e caktuar e AKEP-it dhe AMA-s, këto duhet t’i raportojë në të gjitha simotrat e tyre në Bashkimin Evropian, duke lidhur edhe bashkëpunim për të bërë mbylljen nëpërmjet ISP-ve të këtyre domain-eve apo faqeve, siç ndodh me faqet terroriste apo pornografike.

Vlerësimi i mbylljes bëhet nga gjykata në rastet e vazhdueshme të shantazhit, shpifjes, fyerjes, sipas vendimit të gjykatës.

Ligji i ri për mediat si një zgjidhje ndaj shantazhuesve,

Pra, hera e parë është një paralajmërim me një gjobë nga 10-50 milionë, hera e dytë shkon nga 50 milionë deri në një vit burg dhe në rast të përsëritjes së herës së tretë, pasi janë përfshirë organizatat e medias dhe gazetarisë, personat përgjegjës, ose personi përgjegjës, mbyllet domain-i dhe ata mbajnë përgjegjësi penale, ndoshta shumë herë edhe më të ashpër.

Por vendosja e adresës së saktë, e përshpejtimit të proceseve gjyqësore duke shkuar me njoftim direkt nga AMA, mbyllja e domain-eve nga AKEP-i dhe mbajtja e përgjegjësisë ligjore e blerësit të domain-it apo administruesit të saj do të zgjidhë jo pak në lidhje me problematikën e medias, që tashmë ëhstë kriminalizuar nëpërmjet shantazheve, shpifjeve, fyerjeve dhe gjobëvënieve që fillojnë me biznesin, me zyrtarët e shtetit dhe deri në përplasje me kolegët dhe mediat, të cilat nuk ndajnë të njejtin mendim politik, apo denoncojnë aferat korruptive dhe gazetarë të caktuar gjejnë strehë te përfituesit e vjedhjeve dhe abuzimeve që bëhen nga institucionet shtetërore.

Një ndryshim i ligjit të medias dhe një iniciativë e tillë, do t’i jepte një rrugë tjetër medias online, shtypit, televizioneve për të treguar kush janë gazetarët e vërtetë, kush janë shantazhuesit e gjobaxhinjtë që shfrytëzojnë hapësirat ligjore për të mos shkuar nëpër gjykata, për të mos u paraqitur dhe për të mos u përballur me organet e drejtësisë./ CNA

13:57 Editorial

SPAK FOREVER!

SPAK-u ka goditur sot një nga grupet më të fuqishme krimin...

13:14 Editorial

Gazetarët e Tigrit!

Është shumë e lexueshme tashmë strategjia e urdhëruar ...

17:15 Editorial Ardi Stefa

Urat...

Kur pret ura pa ndonjë arsye të veçantë, ndonjëherë bie në...

Lajmet e fundit nga