SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Ngjarjet në Kosovë kanë tronditur opinionin publik, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Europa, SHBA-ja, janë të gjithë të shqetësuar se çfarë po ndodh në Kosovë.
Në fakt, po e shpjegojmë me pak fjalë atë që po ndodh në Kosovë për ta kuptuar të gjithë.
Në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet lokale, ku në komunat me shumicë serbe, partitë politike serbe nuk morën pjesë dhe i bojkotuan zgjedhjet.
Në zgjedhje morën pjesë parti politike shqiptare, një parti serbe dhe një kandidate e pavarur e komunitetit serb, të cilat u përfshinë në fushatë dhe nuk respektuan vendimin e presidentit Vuçiç dhe urdhrin e tij të ardhur nga Serbia, por zgjedhjet u zhvilluan dhe me një përqindje të vogël votash u zgjodhën kryetarët e rinj të komunave.
Pas zgjedhjeve, komunat duhet të kenë në zyrë kryetarët e tyre, ata të zgjedhur me ato vota, aq pak sa ishin, por që respektuan ligjin dhe zgjedhjet, spo bëjnë as më shumë e as më pak, po shkojnë të marrin zyrat e tyre dhe të ushtrojnë detyrën.
Konflikti po bëhet për të ndaluar kryetarët e komunave të zgjedhur me zgjedhje të lira, të ndershme dhe të gjithëpranuara.
Theksojmë se zgjedhjet lokale që u zhvilluan në veri të Kosovës u njohën dhe u pranuan nga BE-ja, SHBA-ja dhe të gjithë faktorët dhe aktorët ndërkombëtarë.
Pra, ajo që po ndodh në Kosovë është e thjeshtë, kryetarët e rinj të komunave ku ka shumicë serbe, po shkojnë në zyrat e tyre dhe po pengohen dhunshëm nga disa grupe paramilitare dhe kriminale të ushtrojnë detyrën e tyre.
Një grup banditësh, policë, paramilitarë e të tjerë, të urdhëruar nga qarqe antishqiptare, nga gjaknxehtë që duan të nxisin trazira e luftëra në Ballkan, shkojnë dhe bllokojnë kryetarët e komunave të fillojnë detyrën, të zbatohet ligji, shkojnë e dhunojnë forcat e KFOR-it, dhunojnë forcat e NATO-s dhe faktori ndërkombëtar, turpësisht gjithë gishtin e kanë drejtuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që po kërkon të vihen në funksion institucionet e zgjedhura kushtetuese.
Në fakt, është BE-ja, SHBA-ja dhe gjithë faktori ndërkombëtar që thanë se zgjedhjet në veri duhet të mbahen, i njohën këto zgjedhje, pra i kanë njohur kryetarët legjitimë të komunave dhe tashmë këta kryetarë të zgjedhur po shkojnë në zyrë.
Kjo ka ndodhur. Ndërkohë që një tufë me banditë kanë dalë përpara dhe nuk i lejojnë të shkojnë në zyrën e tyre.
Është njësoj siç ndodhi në Shqipëri në vitin 2019. Lulzim Basha bojkotoi zgjedhjet e 2019-ës dhe tentoi t’i prishte zgjedhjet kur nuk i eci filloi t’i binte klarinetës.
Sot do ishim njësoj sikur Luli, pasi u zgjodhën kryetarët e rinj të bashkive në Shqipëri, pas bojkotit të tij, të kishte mbledhur militantët e tij, banditë e paramilitarë me pagesë dhe të vinte të dhunonte forcat e sigurisë dhe institucionet, që të mos lejonte të hynin në zyrë kryetarët e bashkive të zgjedhur me votën e njerëzve, me votën e qytetarëve, me votën e votuesve.
Kjo ka ndodhur edhe në Kosovë.
Qytetarët kanë shkuar, kanë votuar, kanë zgjedhur kryetarët e komunave të tyre, kryetarët po shkojnë të marrin detyrën dhe një tufë banditësh dhe horrash po tensionojnë situatën, pasi nuk duan të lejojnë që kryetarët e komunave të jenë në krye të detyrës.
Kjo është me pak fjalë ajo që ka ndodhur në Kosovë dhe asgjë më shumë sesa kaq. Janë po faktorët ndërkombëtarë që deri dje kanë njohur zgjedhjet e kryetarët e rinj të komunave dhe tani të gjithë po i drejtojnë gishtin kryeministrit Kurti, e askush nuk po flet për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sjelljen e tij, banditët që ka dërguar në Kosovë, trupat paramilitare dhe krimin që po tenton të bëjë duke dhunuar dhe marrë peng institucionet në veri të Kosovës./ CNA.al
Nëse 36 vjeçari që erdhi në Parlament, duke thyer herë...
Me një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë të zezë, të k...
Në seancën plenare të paradites së të enjtes, me shumi...
Partia Demokratike e doktor Berishës ka dalë me qëndri...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri sot kishte një sean...
14 maji regjistroi një rezultat shumë të dobët për koa...
Opozita regjistroi një humbje të thellë në zgjedhje, n...
Zgjedhjet lokale u mbyllën me një fushatë jo problemat...
Ky material po publikohet pak pas orës 19, në momentin...
Afera e inceneratorëve, është një çështje e cila po hetohe...
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit 2023 ...
Kushdo që e lexon këtë titull e quan fyes. Shantazh, gjuhë...
Dy prokurorët e SPAK-ut, të cilët kanë në dorë dosjen ...
Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore pas vitit 2016 është...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, erdhi si një emër i fort...
Shumë shqiptarë, në shumicë madje, e dinë “Njeriun me ...
Administratori i kompanisë së inceneratorit të Tiranës...
Dje, në një dalje televizive, Sali Berisha shpiku një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka hedhur akuza të f...
Inceneratorëve, që quhen dhe afera e shekullit, për të cil...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...