Inceneratorëve, që quhen dhe afera e shekullit, për të cilët ka pasur dhe një komision hetimor parlamentar, ku edhe SPAK-u nga ana e tij po heton, ka filluar t’u zbulohet strategjia e tyre mediatike.
Pse inceneratorët paguan mediat miliona euro, ortakëritë me “Top Channel”, e të tjera si këto?
Tashmë në krye të “Top”-it vazhdon të qëndrojë Lori Hoxha dhe, mesa duket, kjo vazhdon të jetë edhe më e ashpër, por edhe më shërbëtore për këdo që sulmon inceneratorët.
Pa folur për gjobaxhinjtë, që i quante “Top Channel” vetë pak kohë më parë, të cilët i kanë ristrehuar aty pranë.
Janë këta që bëjnë strategjinë mediatike të inceneratorëve, e cila ka tri faza.
Së pari, është faza për ta relativizuar politikisht duke thënë se inceneratorët janë një çështje e Monika Kryemadhit, një personazh politik problematik, që ka bërë silikon, miliona euro operacione, është hajdute e korruptuar, e të tjera si këto.
Në fakt, inceneratorët nuk janë një çështje e Monika Kryemadhit. Monika Kryemadhi ka filluar të flasë pas vitit 2019 kur Lefter Koka nuk dogji mandatin.
Inceneratorët janë një çështje e raportuar nga “BIRN”, nga CNA, nga “TPZ” dhe disa portale të tjera, përfshirë dhe nga ata që sot janë kthyer në mercenarë dhe gjobaxhinjë të inceneratorëve, të cilët shkruanin, raportonin apo përgatisnin materiale kundër aferës së shekullit.
Më pas, në drejtësi çështja është çuar fillimisht nga Nisma Thurje, nga PD-ja, nga vetë LSI-ja, që kanë bërë kallëzime.
Pra, nuk është një çështje politike e Monika Kryemadhit, është një çështje mediatike dhe është normale dhe e duhura rruga e opozitës që të çojë para SPAK-ut afera të tilla, ku janë prangosur një ministër, një sekretar i përgjithshëm dhe shumë zyrtarë, por do të ketë dhe shumë “kufoma” të tjera politike, të cilat kujtojnë se po i shpëtojnë duke relativizuar çështjen me Monikën apo me politikanë të tjerë.
Së dyti, është loja me Arben Ahmetajn. Po i paraqesin të gjitha mediat që shkruajnë kundër inceneratorëve si të blera nga Arben Ahmetaj.
Kështu është akuzuar CNA, “Lapsi” dhe media të tjera, të cilat thuhet se po e bëjnë punën e inceneratorëve për t’i shërbyer “tigrit”.
Në fakt, CNA ka raportuar me dhjetëra shkrime kundër “tigrit” apo Mirelit, që televizionet e inceneratorëve kanë frikë t’ua përmendin emrin, ashtu sikundër shumica e mediave të opozitës dhe që vazhdojnë të shkruajnë për aferën e inceneratorëve, e kanë kuptuar lojën që dirigjon Mirel Mërtiri nga Vjena me gjobaxhinjtë e akuzuar të “Top Channel”, pasi kështu e akuzonte “Top”-i Endrit Habilajn dhe Endrit Habilaj, “Top Channel”-in dikur.
Pa folur këtu si lidhet Habilaj me fluturimet e tij në Vjenë apo vetë Lori Hoxha, kur shpesh takohet me Mirel Mërtirin.
Por këto nuk kanë rëndësi, se Mirel Mërtiri është një i kërkuar, është miku i Arben Ahmetajt apo jo, rëndësi ka fakti që këta “kamikazë” mediatikë, si rasti i Habilajt dhe shërbëtorët e tyre, po përpiqen të relativizojnë çështjen duke thënë se mediat që sulmojnë inceneratorët, përveç faktit të Monika Kryemadhit, i paguan edhe Arben Ahmetaj, prandaj i sulmojnë inceneratorët.
Ndërkohë që Arben Ahmetaj po sulmohet nga Mirel Mërtiri për t’i vënë kapakun çështjes së inceneratorëve. Një kokë turku si kapak për pusetën e inceneratorëve që po qelb dynjanë.
Gazetarët nuk janë budallenj, as analistët. E kuptuan shumë mirë lojën e “Top Channel”-it dhe nuk ranë pre e skemës për t’i vënë kapakun çështjes së inceneratorëve duke sulmuar vetëm “tigrin”.
Pasi një “tigër” i vetëm nuk mund të bëjë asgjë, kur në fakt çështja e inceneratorëve ka një tufë me “hiena” brenda saj.
U përdor për të vendosur kapakun dhe mediatikisht u gjetën portale “kamikaze”, të cilat filluan sulme personale ndaj gazetarëve dhe mediave për të krijuar atë që thotë një tjetër gjobaxhi, mjafton një detaj dhe le të krijohet perceptimi i gabuar publik. Kështu ishte rasti i Kryemadhit, kështu ishte edhe rasti i sulmit ndaj Ahmetajt, që mediat të ndiqnin nga pas “Top Channel”-in, i cili, në fakt, edhe me disa portale të tjera, nuk thoshin të vërtetën, por thoshin një gjysmë të vërtetë.
Pasi kërkonte që çështjes së inceneratorëve t’i vinte kapakun duke folur vetëm për Klodian Zoton dhe Arben Ahmetajn, për ta nisur me Klodin, që në fakt ishte mercenari i Mërtirit, dhe për ta mbyllur politikisht me ish-zëvendëskryeministrin.
Ndërkohë që çështja nuk fillon dhe nuk mbaron te Klodian Zoto dhe as tek Arben Ahmetaj. Çështja shkon, jo vetëm te Mirel Mërtiri, por në godinën e kryeministrisë, aty ku brenda një dite u firmosën 14 vendime.
Nuk mund t’i vihet kapaku me lojëra dhe me akuza mediatike duke sulmuar dhe shantazhuar çdo media, e cila ndjek nga pas skema të “trurit” të inceneratorëve, që është një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe që nga Vjena takon dhe dirigjon gjobaxhinjtë mediatikë të akuzuar nga “Top Channel” dhe shërbëtorët e tyre.
Pra, dy skemat e para ishin të qarta. Së pari, i bien Monikës dhe e relativizojnë politikisht që të bëhet çështja e pabesueshme dhe, së dyti, të gjitha mediave që flasin kundër inceneratorëve, të themi që janë media të paguara nga Arben Ahmetaj, pasi të krijohet perceptimi që edhe këto janë të korruptuara si ish-zëvendëskryeministri.
Së treti, ka një strategji tjetër, ajo e propagandës për ta bërë sa më të besueshëm faktin se inceneratorët, pa diskutim, i duheshin Shqipërisë, edhe pse vlejnë qindra miliona euro apo miliarda, ato i duheshin vendit.
Gjithçka fillon me një vendim të paligjshëm të disa zëvendësministrave, ku përfshihet edhe një papagall tjetër mediatik, si Dritan Hila, që shpallën emergjencën mjedisore, vendim atëherë i kundërshtuar nga Ylli Manjani, i cili pak ditë më parë doli në “Top Channel” dhe na tha se te çështja e inceneratorëve nuk ishte provuar afera korruptive, kur në fakt ka audiopërgjime, ka fakte, prova, llogari bankare të njerëzve që kanë paguar dhe është zbuluar komplet skema e pagesës së parave të korrupsionit nga kompanitë që blinin sheqer dhe shisnin hekur e beton.
Por nuk është vetëm Ylli Manjani. Ndodhi në “Top Channel”, ndodhi të hënën kur u fol për inceneratorët, një grup njerëzish në konflikt interesi, ku përfshiheshin avokatët e të pandehurve, ku përfshihej administratori i kompanisë së inceneratorëve, i cili gënjeu publikisht kur tha se nuk paguante njerëzit e shpallur në kërkim dhe CNA e tregoi me dokumente se si në dhjetor “Geogenix” kishte ndjekur procedurat dhe kishte paguar kompaninë ndërmjetësuese për t’i dhënë rezidencën Mirel Mërtirit, të shumëkërkuarit, që ndodhej në Holandë.
Apo pagesat e muajit mars duke i dhënë një rrogë prej 5 mijë euroh në muaj.
I gjithë emisioni ishte thjesht dhe vetëm për të gënjyer dhe për t’u mbushur mendjen njerëzve se inceneratorët na duheshin patjetër.
Këto janë tri rrugët që po përdoren mediatikisht nga inceneratorët, nga “truri” i i tyre dhe nga njerëzit e shpallur në kërkim për aferën e shekullit.
Fillimisht, e relativizojnë politikisht duke thënë e ka bërë Monika, gjuajnë mediat që i sulmojnë dhe u themi që janë të Arben Ahmetajt. Pastaj dalin nëpër mediat kombëtare, ku “Top Channel” është publikisht ortaku i inceneratorëve, dhe vetëm për “Lori Caffe”-në ka marrë 2.2 milionë dollarë dhe aksionet i ka rimarrë, pasi mori thesin me miliona dollarë, e u themi janë të paguara nga “tigri” i korrupsionit, ndërkaq sa më shumë emisione dhe propagandë, siç bën “Top Channel” apo dhe “Report TV”, që na thonë se inceneratori i Elbasanit është ndezur e është shumë mirë.
Edhe pse do 2 milionë dollarë në vit të mbahet në punë. Sa i mirë është ai i Fierit, edhe pse nuk është vënë në punë dhe jashtë çdo tejkalimi ligjor, ndërkohë që kompania duhej gjobitur dhe çuar përpara përgjegjësisë ligjore për moszbatimin e kontratës dhe, në fund, lumturia më e madhe, inceneratori dhe ai landfilli i Tiranës që, sipas llogaritjes së gazetarit Klodian Tomorri, do t’u kushtojë qytetarëve të Tiranës në 30 vite mbi 1 miliard dollarë.
Këto janë strategjitë mediatike të inceneratorëve, të cilët i përdorin, kuptohet pasi u paguajnë shuma të mëdha parash mediave, avokatëve dhe individëve, sigurisht dhe gjobaxhinjve e mercenarëve mediatikë, siç e kanë damkosur veten, jo thjesht dhe vetëm në akuza në “Top Channel”, por dhe në audiopërgjime të ndryshme, të cilat po i shërbejnë një afere korruptive duke tentuar t’i mbyllin gojën medias, duke tentuar të ndryshojnë hetimin dhe të akuzojnë gazetarët, thjesht dhe vetëm që të mos flasin për inceneratorët, por të bashkohen me grupin e gjobaxhinjve, të cilët në fakt po i shërbejnë një krimi dhe vjedhjeje monstruoze, që zhvillohet ditë pas dite, pa ndalim, në Tiranë./ CNA.al
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka qenë vazhdimisht p...
Sërish PD-ja e Berishës është futur në një përplasje m...
Prokurorët e SPAK-ut kanë nisur hetimet për tri dosje....
Carlo Bollino, botuesi i “Shqiptarja.com”, sot n...
Mirel Mërtiri, apo “truri i inceneratorëve”, siç e ka ...
Në 30 janar të vitit 2017, në orën 16: 00 në zyrën e kryem...
Janë dhjetëra miliona euro të shqiptarëve, që kanë shk...
Enkelejd Alibeaj gjithë këto muaj nuk paska bërë gjë tjetë...
Që prej datës 14 Mars Enkelejd Alibeaj ka marrë të çertifi...
Ka një zgjidhje për heronjtë e Vulës që tani po përdri...
Sot mediat u rikthyen sërish te një lajm i vjetër, hetimi ...
Në mbledhjen e thirrur nga Alibeu në selinë e kushtueshme ...
Deputeti i PD-së dhe kandidati i Bashkisë së Tiranës, ...
Dikujt mund t’i duket qesharake, dikujt e pabesueshme, dik...
Gazment Bardhi i është përgjigjur komisionerit Shtetër...
Deputeti Gazment Bardhi e cilësoi si çështje të mbyllur do...
Lajmi politik i këtyre tri ditëve të fundit është gjyqi pë...
Sot për herë të parë, shqiptarët u njohën me një shkresë q...
Po ta vësh re, ata që sot kanë vulën janë totalisht njerëz...
Sali Berisha fatkeqësisht ka një të përbashkët me një ...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Të tjera detaje janë zbardhur nga grabitja me amrë që ...
Pasditen e sotme, në Malin e Dajtit, duke eksploruar n...
Mbrëmjen e sotme, tre persona të armatosur me kallashn...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me grabitj...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Korporata e Kosovës për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit i akzuar si i dyshua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e përdori ...
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që d...
Artistja e njohur shqiptare, Mira Konçi do të rikthehe...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...