LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paratë e inceneratorëve, Carlo Bollino dhe Belind Këlliçi

17 Mars 2023, 12:29, Editorial CNA
Paratë e inceneratorëve, Carlo Bollino dhe Belind Këlliçi
Foto ilustruese

Deputeti i PD-së dhe kandidati i Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, dje gjatë seancës parlamentare ka publikuar disa dokumente në lidhje me pagesat e kryera nga kompania e inceneratorit të Tiranës për llogari të Carlo Bollinos, botuesit të disa mediave.

Paratë e inceneratorëve, Carlo Bollino dhe Belind Këlliçi

Paratë e inceneratorëve, Carlo Bollino dhe Belind Këlliçi

Paratë e inceneratorëve, Carlo Bollino dhe Belind Këlliçi

Paratë e inceneratorëve, Carlo Bollino dhe Belind Këlliçi

Bollino njihet për lidhjet e tij të forta me qeverinë. CNA shpesh e ka denoncuar. Opozita e ka mbajtur në grykë të topit edhe në lidhje me skandale të tjera. Ne si media i kemi qëndruar përballë.

Diferenca e denoncimit të bërë për mediat dhe atij të Belind Këlliçit.

Por ku qëndron diferenca e denoncimit të bërë për mediat me atë që bëri dje Belind Këlliçi në lidhje me Carlo Bollinon.

Së pari, CNA.al i ka nxjerrë pagesat e inceneratorit të Tiranës për të gjitha mediat që ka pasur në dispozicion, përfshi dhe ato që kanë qenë me pak lekë.

Për të paktën atë periudhë që ne kishim informacion. Në atë kohë edhe gazetari Elvi Fundo në disa dalje të tij nxori dokumente autentike që tregonin se inceneratorët kishin paguar miliona euro për propagandë në media.

Së dyti, problemi qëndron te fakti që ne nuk kishim inceneratorë apo kishim inceneratorë që nuk punonin siç është rasti i Elbasanin, ndërsa mediat thoshin se sa të mirë janë inceneratorët. Ky ishte problemi.

Së treti, kishte aferë korruptive. Ka një ministër pas prangave, një sekretar të Përgjithshëm dhe shumë zyrtarë, ndërkohë mediat merrnin para nga inceneratorët dhe bënin propagandë. Në kohën kur ne nxorëm dokumentet, Carlo Bollino reagoi, me të drejtë, dhe tha se thjesht dhe vetëm kishte shitur reklamat.

Por çdo media mund të shesë reklama, por inceneratorët nuk janë një produkt që e reklamon një kompani prodhuese.

Inceneratorët, sipas kryeministrit, të Elbasanit dhe Fierit, ishin investime të qeverisë, ndërsa Tirana, qe një formulë tjetër, që qeveria thjesht dhe vetëm paguante evadimin e mbetjeve dhe përpunimin e tyre. Një investim 100% privat, sipas kryeministrit.

Të tria ishin monopole. Megjithëse lidheshin me njëra-tjetrën nëpërmjet Klodian Zotos, Stela Gugalles, Mirel Mërtirit e të tjera. Megjithëse të tria ishin firmosur nga Lefter Koka, në lojë kishte qenë Alqi Bllako e të tjerë. U propagandua pa ndalim nga të gjitha mediat kombëtare, përfshi këtu edhe mediat e opozitës: puna e inceneratorëve.

Paratë e inceneratorëve, Carlo Bollino dhe Belind Këlliçi
Foto ilustruese

Kompanitë e inceneratorëve paguajnë mediat dhe mediat i përdorin këto para për fushatë.

Risia që ka bërë dje Belind Këlliçi ishte një e-mail që thoshte është shtuar fatura për shkak të fushatës.

Kjo është çështja e re e denoncimit të bërë nga Belindi. Faturat janë nxjerrë, janë publikuar. SPAK-u ka një pjesë të tyre, për të mos thënë të gjitha, pasi i kanë tërhequr nga tatimet faturat dhe shpenzimet e kryera dhe ajo që Belind Këlliçi tha dje për herë të parë ishte se ishin paguar para për fushatë.

Pra, korrupsion nga institucionet e qeverisë dhe strukturat e saj me kompanitë e inceneratorëve. Kompanitë e inceneratorëve paguajnë mediat dhe mediat i përdorin këto para për fushatë.

Për fushatën e qeverisë, për fushatën e Partisë Socialiste, se nuk ka për kë t’i përdorë tjetër. Nuk do t’i përdornin për inceneratorët.

Sipas shpenzimeve ka dhe fatura të tjera, sipas ekspertëve, të cilët thonë se ka shumë shpenzime të dyshimta si, dhjetëra apo qindra mjete të marra përpara fushatës elektorale të faturuara pak më parë ndërkohë që nuk dihet pse inceneratorit të Tiranës i duheshin gjithë ato mjete të marra nga kompani që ofrojnë makina me qira e kështu me radhë.

Carlo Bollino ka reaguar edhe herën e parë kur CNA nxori dokumentet, edhe sot ndaj Belindit, duke e quajtur sulm ndaj medias, por ka pranuar pagesën e inceneratorëve dhe e quan reklamë.

Ka një pyetje publike, edhe për Carlo Bollinon, edhe për “Top Channel”, edhe për “Fax News”, edhe për “News 24”, për çdo media që ka marrë para nga inceneratorët.

Këto para janë marrë dhe është bërë propagandë.

A duhet t’u kërkoni një ndjesë shqiptarëve?

A duhet të paktën të dilni publikisht dhe të thoni që inceneratorët ishin një aferë? Sepse paratë që ka marrë çdo media janë paratë e taksave të shqiptarëve të varfër. Inceneratori i Tiranës merr 10 milionë dollarë në vit nga grandi i pakushtëzuar i qeverisë. Ky është thelbi i gjithçkaje. Janë dhënë para nga një aferë korruptive që është nën akuzë në SPAK për mediat, që të bëjnë propaganda pro kësaj afere korruptive.

Paratë e inceneratorëve, Carlo Bollino dhe Belind Këlliçi

Para nga qeveria për inceneratorë, inceneratorë para medias.

Për çfarë i jepnin inceneratorët para medias? Dhe këtu nuk është vetëm rasti i Carlos.

Disa media kanë kontratë për të heshtur siç është rasti i Irfan Hysenbelliut. Të tjerë kanë bërë ortakëri me miliona euro siç është rasti i “Top Channel”, që i ka vënë dhe ekranin në dispozicion për propagandë dhe ka shantazhuar, sulmuar dhe akuzuar prokurorët e SPAK-ut për interesat e inceneratorëve.

Është më e rëndë akoma se sa propaganda, që ndoshta është paguar nga inceneratorët pro qeverisë, sepse kuptohet do t’iu bënte qokën ministrave, të cilët kishin firmosur apo atyre zyrtarëve që kishin hallin e propagandës pro partisë socialiste.

Ajo që ka bërë Carlo nuk është pak, por është më pak nga të gjitha.

Carlo dihet se është një zë zyrtar i Partisë Socialiste, një media e kontrolluar me komandë nga Endri Fuga dhe këtij të fundit, Endri Fugës, që sot është në selinë e PS-së, jo më zyrtar i qeverisë, por i duhet bërë një pyetje.

A ka ai “sms” me Mirel Mërtirin dhe njerëzit e inceneratorëve?

Prandaj është keqkuptuar e gjitha çka ka thënë Belind Këlliçi. Këtu s’po e marrim në mbrojtje, përkundrazi. Dokumentet kishin dalë dhe ridolën, por problemi është para për fushatë dhe para të konfirmuara nga Klodian Zoto.

Paratë e inceneratorëve, Carlo Bollino dhe Belind Këlliçi

Miliona euro propagandë dhe sulmet ndaj Prokurorëve

Shkojmë më tej, miliona euro për propagandë për të mbrojtur korrupsionin e qeverisë me inceneratorët nga paratë që u dhanë në të gjitha mediat, jo vetëm te Bollino.

Dhe më tej ortakërinë me inceneratorët me miliona e miliona euro për të sulmuar dhe akuzuar Prokurorët e SPAK-ut, gjoja duke sulmuar Arben Ahmetajm, ish-zëvendëskryeministrin.

A thua se po u digjet barku mediave pro qeverisë që ishin paguar me miliona euro nga inceneratorët për të sulmuar Arben Ahmetajn, jo absolutisht.

Thjesht dhe vetëm donin të ndryshonin drejtimin e hetimit. Hetimet që kishin bërë SPAK-u dhe Prokurorët t’i çonin në një drejtim tjetër.

Ishte Mirel Mërtiri që donte t’i urdhëronte prokurorët dhe të bënin çfarë donin ata, sepse po të shikosh në asnjë nga mediat që paguhej nga kompanitë e inceneratorëve nuk përmendet emri i Mirel Mërtirit, në asnjë rast, për asnjë arsye.

Paratë e inceneratorëve, Carlo Bollino dhe Belind Këlliçi

Edhe te Carlo Bollino, edhe te “Top Channel”, edhe te “News 24”. Shkojnë para dhe çdo gjë tashmë është e qartë. Shkojnë paratë e kompanisë së inceneratorëve për propagandë për qeverinë. Para nga kompanitë e inceneratorëve që merreshin nga taksat e shqiptarëve për PS-në.

Para nga një kompani monopoliste, siç janë inceneratorët për propagandë ndaj mediave për t’i mbrojtur se do të zbardhej një ditë e vërteta, të cilën nuk po e ndalin dot më. Se tani është SPAK-u në krye të hetimit.

Dhe së fundi dalin para për fushata politike dhe ajo që është më e dhimbshmja është se institucionet e drejtësisë sulmohen sepse një nga personat u mor i akuzuar dhe u quajt “truri” i inceneratorëve.

Carlo Bollino është hiç para gjëmave dhe bëmave të Top Channel 

Ky është thelbi i gjithçkaje. Carlo dihet se është i PS-së, mbështetës i zjarrtë i Rilindjes, e quan veten armikun e Sali Berishës, median më të madhe në vend, dhe ka marrë një grusht parash për të shpërblyer partinë që është në pushtet, e cila në këto 10 vite i ka dhënë thasë me miliona euro nëpërmjet organizatave të ndryshme e të tjera si këto, por kjo është zgjidhja e tij.

Carlo është hiç, para bëmave dhe gjëmave të “Top Channel”-it apo parave për të heshtur të Irfan Hysenbelliut./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga