Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Me origjinë nga Puglia, Carlo Bollino ka shtrirë në Shqipëri tentakulat në sektorin ekonomik falë mbështetjes së qeverisë së majtë. Nga një hulumtim i Boldnews.al, italiani i shqiptarizuar zotëron 7 kompani, të hapura kryesisht në emrat e bashkëpunëtorëve të tij.
Kompania më e fundit është ajo e krijuar më 11 shkurt të 2016 dhe që mban emrin e Carlo Bollinos. Nuk dihet qëllimi i kësaj kompanie, por të dhënat e publikuara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit thuhet se fusha e veprimtarisë është konsulencë dhe asistencë në implementimin e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke ditur edhe marrëdhënien e afërt të Bollinos me qeverinë, kjo lë dyshime se italiani mund të përfitojë fonde publike duke dhënë asistencë për projektet që do të zbatohen në Shqipëri.
Një tjetër kompanie e krijuar në 2014, “Spazio Eventi” është në pronësi të Carlo Bollinos. Edhe pse nuk rezulton si aksioner në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, kompania është themeluar nga Lindita Dode e cila njihet si një bashkëpuntore e vjetër dhe financiere e Bollinos. Tjetër themelues po në këtë kompani është edhe italiani Francesco Milella, i cili gjithashtu ka një biznes tjetër në bashkëpronësi me vjehrrin e Carlo Bollinos. “Spazio Eventi” ka qënë në qëndër të akuzave për fondet publike të përfituara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Kulturës për restaurimin e Bunk’art. Gjithashtu kjo kompani ka realizuar disa aktivitete me taksat e qytetarëve në kuadër të fushatës kundër kancerit të gjirit.
“Media content” është një tjetër kompani e krijuar nga italiani kontrovers. Sipas të dhënave, kompania rezulton në emër të bashkëshortes së Bollinos, Alba Malltezit dhe ka si fushë veprimitarie krijimin e rrjeteve televizive analoge e digitale si dhe përgatitjen e programeve apo reklamave televizive.
Edhe “FFM Group” është në pronësi të Alba Malltezit ndërsa ka për ortakë edhe financieren e Carlo Bollinos. E krijuar në 2011, kjo kompani ofron auditime dhe konsulencë në fushën e medias. Një nga pikat kyçe të kësaj kompanie është edhe trajnimi i gazetarëve, operatorëve dhe fotografëve në mediat elektronike si dhe krijimin e website-ve. Deri tani nuk dihet kush gazetar apo operator ka dalë i trajnuar nga kjo kompani, por e sigurtë është që në mediat e Bollinos shfaqen pakënaqësi për vonesat në pagesa dhe mosrespektim të kodit të punës.
Edhe pse është ndarë jo mirë me Koço Kokëdhimën, Bollino vijon të ketë aksione tek televizioni i ish deputetit socialist. Referuar QKR, kompania “TV Ballkan” (aktualisht A1 Neës, ende s’ka nisur transmetimet) ka për aksioner me 35 % “Media Content” e cila ndodhet në pronësi të Alba Malltezit. Nuk dihet se përse Bollino mban peng aksionet në këtë televizion dhe a është e qëllimshme kjo për të bllokuar nisjen e transmetimeve për televizionin e ri.
Një mungesë transparence shihet edhe në kompanitë që përfaqësojnë mediat e Carlo Bollinos. “Report TV” nuk është regjistruar me emrin autentik në QKR, ashtu siç regjistrohen televizionet e tjera si Klan, Top Channel apo Ora News. Bollino ka përdorur emrin “Multiscreen” për të krijuar televizionin e tij ndërkohë që këtë kompani e ka përdorur në mënyrë të maskuar për të marrë edhe fonde publike për reklamat televizive. Maskimi shkon deri aty sa kompania është në emër të Lindita Dode, financieres dhe bashkëpuntores së Carlo Bollinos.
Edhe gazeta “Shqiptarja.com” publikisht dihet që është media e Carlo Bollinos. Por italiani puljez është kujdesur që të mos lërë emrin e tij por të bashkëshortes Alba Malltezi. Sipas QKR, ortakë në “Shqiptarja.com” është FFM Group, kompania në pronësi të Malltezit. Ndërsa administrator është Genc Kondi, një njeri shumë i afërt me Carlo Bollinon.
Më herët, Boldnews.al investigoi sesi vjehrri 73-vjeçar i Carlo Bollinos ishte aksioner në një lokal luksoz tek ish-blloku. Bëhet fjalë për restorantin “In Puglia” i cili përveç babait të Alba Malltezit, ka për aksioner edhe italianin Francesco Milella. Emri i këtij të fundit është lakuar edhe tek fondet e përfituara për restaurimin e Bunk’Art dhe realizimin e disa fushatave sensibilizuese për kancerin e gjirit.
Dyshimet për aktivitetin financiar të Carlo Bollinos janë të forta, pasi të gjitha kompanitë e tij kanë një adresë të përbashkët. Boldnews.al do të publikojë në vijim fakte të pakontestueshme për financimet e dyshimta nga kompani offshore për mediat e Carlo Bollinos./Boldnews
Materiale për të ndërtuar bomba, pushkë, municione dhe një d...
Policia e Tiranës ka identifikuar dhe zbuluar një bar – rest...
Një biznesmen shqiptar ka arritur të bëjë për vete një nga f...
Deputeti socialist Parid Cara është shprehur se kushtet e kr...
Kohën e tij e ndan në tri jetë. E para është piktura. Pastaj...
Gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri, me dh jetë...
Specialistët e Seksionit për Krimet kanë bërë të mundur kap...
Këto ditë Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka shpallur, në...
Policia Kufitare dhe Sektori për Narkotikët në Drejtorinë Ve...
Pishinat po konsiderohen si një domosdoshmëri edhe për hotel...
Obama rekomandon një ndarje pa dëme mes BE-së dhe Britanisë ...
Partia Demokratike prej disa ditësh akuzon kryeministrin Ram...
Një 27 vjeçar rumun është dënuar me 26 vite burg për vrasjen...
Mbledhja e djeshme e Komitetit të Sigurisë së Aviacionit Civ...
Kur qeveria “Berisha” në vitin 2011 miratoi në Parlament lig...
Një video e publikuar nga Nisma Thurje tregon ndotjen që i ë...
Ndodhi që ditëlindja e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama,...
Koreja e Veriut ka realizuar qëlluar sërish raketa balistike...
...
Fenomeni masiv i zvogëlimit të nxënësve në shkollat fillore ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...