Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pishinat po konsiderohen si një domosdoshmëri edhe për hotelet në vijën bregdetare të Shqipërisë, një alternativë komode e një sërë vilash dhe shtëpish private, që zgjedhin mes luksit dhe thjeshtësisë, por edhe si nevojë e bizneseve në rritje të Spa-ve dhe trendit sportiv të pishinave dimërore. Duke parë rritjen e aktivitetit të kompanive të pajisjes me pishina dhe të frekuentimit sipas resorteve dhe hoteleve, duket se pishinat janë një biznes i mirë?
Shqipëria ka një vijë bregdetare 362 km të gjatë, apo një të tretën e gjatësisë së vijës kufitare. Një bregdet që mbetet i lakmuar nga shumëkush, sidomos nga turistët nga Kosova e Maqedonia, që nuk e kanë në vendin e tyre. Por, kjo nuk ka penguar aspak biznesin e pishinave, që po rritet me shpejtësi vitet e fundit dhe po rezulton mjaft fitimprurës.
Aktorët e tregut pohojnë se pishina është një zgjedhje që nuk ndikohet nga bregdeti, pasi kategoria e njerëzve që e frekuentojnë atë, janë besnikë të saj. Drejtuesit e bizneseve të tilla pohojnë se frekuentimi është rritur, ndonëse janë hapur shumë syresh, madje edhe pranë bregdetit. Për këtë arsye, shumë biznese, sidomos ato të mëdha në formë resortesh, kanë diversifikuar format e argëtimit për të ruajtur klientelën dhe për të rritur konsumin. Ata pohojnë se si pjesë e këtij qëllimi janë përpjekur që t?i japin rëndësi më të madhe pishinave dimërore, edhe si formë sporti fizik të dashur, kryesisht nga të rinjtë, por të shtojnë edhe atraktivitetin e pishinave verore, që të nxisin frekuentimin.
Biznes i mirë
Menaxherja e resortit National Sport Park, znj. Manu Nezha, tregon për ?Monitor? se frekuentimi në dy pishinat e resortit ka nisur mirë dhe pavarësisht luhatjeve të kohës, njerëzit në kryeqytet kanë qenë shumë të interesuar që të pushojnë pranë tyre. Sipas saj, pritshmëritë janë më të larta në qershor, për rritje të frekuentimit, duke qenë se përkon me mbarimin e shkollave. Megjithatë, në fundjavë numri i vizitave është më i lartë.
Znj. Nezha shton se klientët përgjithësisht janë besnikë dhe të zgjedhur, që prej fillimit të aktivitetit të resortit. Ajo përmendi diversifikimin e resortit në aktivitete të ndryshme si pjesë e qëllimeve të këtij biznesi,por pishinat mbeten një ndër atraksionet më të mëdha të frekuentuesve në resorte të tilla.
?Mund të them që është biznes fitimprurës të pasurit e një pishine. Investon dhe duhet shumë punë për mirëmbajtjen, por rezultatet më pas përkthehen në kërkesa?,- pohon znj. Nezha.
Ndërsa menaxheri i resortit Palma Nova, tregon se aktiviteti prej shumë vitesh në treg ndikon në perceptimin e klientëve, duke punuar për vendosjen e një emri të mirë dhe standardi, të kthehet investimi me rritje të vazhdueshme të kërkesës. Ai pohoi se resortet me pishina janë biznese të mira, duke pasur në konsideratë edhe konkurrencën.
Menaxherja e Panto Resort tregon se në javën e fundit të majit hapën sezonin, për të cilin pohuan se vihej re trendi i frekuentimit. Mes klientëve besnikë, kishte edhe prurje të reja. E pyetur nëse konsiderohet pishina një biznes i mirë, ajo pohon se duke qenë se e ushtron aktivitetin prej disa vitesh, ka evidentuar se ka qenë në rritje si biznes.
?Duke u bazuar në përvojën e viteve të mëparshme, ne presim që gjatë verës, me rritjen e temperaturave, të rritet numri i frekuentuesve. Për ne, ka qenë në trend rritës, ndaj themi se pishina përbën një biznes të mirë. Mendoj se nuk ka lidhje me detin, janë gjëra krejtësisht të ndryshme. Sipas përvojës sonë, ekziston një grup frekuentuesish për secilën zgjedhje, detin apo pishinën, dhe kjo i bën të ndryshme. Mendoj se do të ketë gjithnjë klientë për pishinat. Po të punosh mirë, ata bëhen besnikë dhe është biznes i mirë, sezonal, por i mirë.?- pohon drejtuesja e Panto Resort.
Tendenca
Çmimi
Aktorët kryesorë të tregut pohojnë se shpenzimet për t?u argëtuar në një pishinë në periferi të qytetit janë më të ulëta sa në pishinat në bregdet. Çmimi mesatar është 500 lekë dhe kanë nisur të bëhen më atraktive me shërbimet e produktet shtesë që mund të gjeni në brendësi të komplekseve. Këto mund të jenë kokteje, ambiente lojërash për fëmijë, restorante etj., që janë një arsye më shumë për familjarët e për grupet e miqve që duan të kalojnë një ditë pushimi së bashku. Megjithatë, bizneset pohojnë se konsumi i shqiptarëve ka rënë disi, krahasuar me vite më parë.
Eventet
Ambiente me sipërfaqe të bollshme, tendencë e cila ka nisur që prej 5 viteve, me pishina të mëdha në një kopsht po të madh, kanë hyrë në tregun e periferive të qyteteve, jo vetëm për frekuentim pishine për çlodhje. Shpesh ato zgjidhen si ambiente për mbylljen e një cikli studimesh ose të festave të ndryshme: duke nisur nga aktivitete sportive, festa ditëlindjesh dhe përvjetorë të ndryshëm etj. Bizneset pohojnë se rezervimet e ambienteve me pishina parapëlqehen shumë. Ky trend ka ardhur në rritje duke zgjeruar aktivitetin e tyre.
Shtëpitë private
Përveç hoteleve në periferi të kryeqytetit, si dhe atyre pranë bregdetit, edhe shtëpitë private-vila po shohin një tendencë të re, të ndërtimit të pishinave. Drejtuesi i Tirana Pools, Lulzim Berati, tregon për ?Monitor? se ndërtohen rreth 15 të tilla në vit. Z. Berati pohon se janë kryesisht investime të vogla, por nuk mungojnë as ato luksoze që kapin shifra deri në 25 mijë euro.
Mirëmbajtja, kosto e domosdoshme e konsiderueshme
Përfaqësuesit e bizneseve shpjegojnë se mirëmbajtja është A-ja e funksionimit të aktivitetit të tyre, të krijimit të klientelës besnike dhe të ofrimit të shërbimeve më të mira. Ata pohojnë se kjo është një ?kosto e domosdoshme e konsiderueshme?, që e bëjnë në mënyrë ciklike: ditore dhe javore, po ashtu kanë edhe një mirëmbajtje vjetore, për të cilën kujdesen përpara hapjes së sezonit veror.
Ing. Berati, specialist i fushës, tregon se mirëmbajtja përfshin hallka dhe aparatura të ndryshme. Ato janë zhvilluar me përparimin e teknologjisë dhe janë trende që implementohen kudo në botë, edhe në Shqipëri. Sipas tij, ka dy forma mirëmbajtje: manuale, kostoja e së cilës varet nga volumi i ujit të pishinës dhe ajo automatike dixhitale, që përbën një investim fillestar prej 3500 eurosh ose më shumë.
?Në formën manuale, mirëmbajtësi hedh 1 kg klor/100m³ ujë, që kushton 400 lekë dhe aplikohet në fund të ditës. Hidhet ph(-) për të ulur fortësinë që jep klori, edhe për këtë normativja është 1 kg klor/100m³ ujë, kushton 200 lekë. Hidhet një lëng kundër algave që i jep ngjyrë blu pishinës, 1l/100 m³ ujë një herë në javë, kushton 400 lekë. I hidhet edhe kristalizuesi, 1l/100 m³ ujë një herë në javë, kushton 400 lekë. Në bazë të volumit të pishinës që një biznes ka, del kostoja.
Lloji i mirëmbajtjes tjetër është vendosja e një impianti dozues dixhital, që i kryen të gjitha këto funksione automatikisht, që kushton rreth 3500 euro. Pishinat kryesore e kanë të implementuar këtë të fundit.?- tregon z. Berati.
Çmimi i një pishine
Pishinat, nga ana komerciale janë 3 lloje:
1. Të lira, që përfshijnë një hapësirë me panele çeliku të plastifikuara, quhen edhe të shpejta, sepse ndërtohen shpejt, maksimumi një javë dhe kushtojnë 10 mijë euro për një pishinë 8x4m. Përgjithësisht kërkohen nga familjarë, pra vilat e vogla.
2. Pishinat e mesme, janë ato tradicionalet me beton dhe pllaka, një e tillë 10×5 kushton 18-20 mijë euro. Këto janë pishina të implementuara kryesisht nga hotele të vogla.
3. Pishinat luksoze, kanë në përbërje jakuzzi etj., i kalojnë 25 mijë euro.
?Të tria janë të aplikuara në Shqipëri, por më shumë këto luksozet, në resortet në periferi të kryeqytetit, si dhe në bregdet?,- tregon drejtuesi i Tirana Pool.
Pishinat dimërore dhe Spa-të
Vitet e fundit vihet re rritja e frekuentimit të pishinave dimërore, trend i cili pritet të fuqizohet në vijim.
?Duke qenë se vera është e shkurtër, pjesa tjetër e vitit do të marrë më tepër vëmendje, jo vetëm për argëtim në pishina dimërore, por edhe për çështje shëndetësore, sportive etj.?, ? tregon z. Berati.
Ndërsa drejtuesja e Panto Resort tregon se pishina dimërore ka qenë një ndër investimet më të mira, duke qenë se ka pasur shumë kërkesa dimrin e shkuar. Ajo pohon se është vizituar kryesisht nga të rinjtë, të nxitur nga ideja e ?mbajtjes së trupit në formë? dhe që i ka shpallur ?konkurrencë? palestrave.
Nga Stela Resort pohojnë se një pjesë e vizituesve të pishinës dimërore janë edhe moshat e mëdha, që kanë nevojë mjekësore që të ushtrohen në formën e notit dhe kjo i bën pishinat konkurruese dhe i largon nga ideja fillestare e biznesit sezonal.
Një tjetër sektor që ka rritur aktivitetin është biznesi i Spa-ve, për të cilin kërkohet ndërtimi i qendrave të mëdha, ku ka pishinë të brendshme, jakuzzi, sauna etj. dhe që sipas ndërtuesve, implementojnë format më bashkëkohore dhe shpeshherë, luksoze të pishinave./Monitor
Obama rekomandon një ndarje pa dëme mes BE-së dhe Britanisë ...
Partia Demokratike prej disa ditësh akuzon kryeministrin Ram...
Një 27 vjeçar rumun është dënuar me 26 vite burg për vrasjen...
Mbledhja e djeshme e Komitetit të Sigurisë së Aviacionit Civ...
Kur qeveria “Berisha” në vitin 2011 miratoi në Parlament lig...
Një video e publikuar nga Nisma Thurje tregon ndotjen që i ë...
Ndodhi që ditëlindja e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama,...
Koreja e Veriut ka realizuar qëlluar sërish raketa balistike...
...
Fenomeni masiv i zvogëlimit të nxënësve në shkollat fillore ...
Në çdonjërin prej tre samiteve të fundit të NATO-s, Maqedoni...
Vajza e Ali Ahmetit, Uskana sonte është bërë nuse. Këtë gëzi...
Sa të rrepta janë dënimet për krimet seksuale në vende të nd...
Policia në Dallas thotë se të paktën një person i armatosur ...
Terroristët e Shtetit Islamik vranë të paktën 35 persona dhe...
Përmirësimi i teknologjisë së informacionit në makina po nxi...
Disa dhjetëra ekspertë të njohur e quajtën të papranueshëm f...
Tanimë është bërë e ditur agjenda e zëvendëssekretares së Sh...
Janë publikuar notat e provimeve me zgjedhje të Maturës Shte...
Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima është fotografuar mbrë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...