Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Obama rekomandon një ndarje pa dëme mes BE-së dhe Britanisë së Madhe dhe thekson se edhe pa Londrën, BE-ja mbetet partneri më i rëndësishëm i SHBA-së.
Samiti në Varshavë filloi me një takim mes presidentit amerikan Barak Obama dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian. Kjo në fakt do të kishte qenë rutinë, por vrasja e pesë policëve në Dallas hodhi hijen e saj mbi takimin SHBA-BE. Barack Obama, i cili kishte telefonuar më parë me kryetarin e bashkisë së Dallasit, doli së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian para kamerave në Varshavë. “Ky është një akt tinëzar dhe i neveritshëm dhe nuk ka asnjë vend më të vogël për justifikim,” tha presidenti amerikan. Donald Tusk, Presidenti i Këshillit Evropian dhe Jean-Claude Juncker, President i Komisionit Evropian, i shprehën ngushëllimet presidentit të SHBA-së dhe popullit amerikan për viktimat e atentatit në Dallas.
Brexit-i në fokus të bisedimeve
Ndër temat e bisedimeve mes BEsë dhe SHBA-së ishte edhe Brexit-i. Presidenti amerikan Obama shprehu keqardhjen për këtë hap dhe kërkoi që bisedimet të zhvillohen tani në mënyrë të tillë që të mos krijohen dëme. Ai tha se integrimi evropian nuk duhet të vuajë prej Brexit-it dhe se Britania e Madhe duhet të krijojë tani një raport të ri me BE-në.
“Evropa e integruar është një nga arritjet më të mëdha të kohës sonë”, tha Obama. “SHBA ka një interes të fortë për një Evropë të bashkuar.” Kjo është kështu prej më shumë se 70 vjetësh dhe do të mbetet kështu edhe pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, tha Obama duke shtuar “Bashkimi Evropian mbetet një partner i domosdoshëm në skenën botërore me sfida të shumta.”
Brexit-i duhet të mbetet një rast i vetëm
Donald Tusk, Presidenti i Këshillit të BE-së dhe ish-kryeministër i Polonisë, paralajmëroi me këmbëngulje kundër ksenofobisë, nacionalizmit dhe sloganeve anti-demokratike në të dyja anët e Atlantikut, por edhe në vendlindjen e tij, Poloni.
Lidhja mes SHBA-ve dhe BE-së është e fortë dhe shumë e rëndësishme. “Kushdo që sulmon SHBA-në, sulmon edhe BE-në dhe anasjelltas,” tha Tusk. Ai paralajmëroi për pasojat gjeopolitike që mund të ketë Brexit-t. Edhe për këto folëm me mikun amerikan, tha Tusk-u dhe prandaj ai theksoi se do t’i dërgojë nga Varshava një sinjal të fortë botës : “Brexit-i është një ngjarje unikale dhe jo fillimi i një procesi. E them me zë të lartë dhe qartë, se nuk do të ketë vazhdim të kësaj historie.”/DW
Partia Demokratike prej disa ditësh akuzon kryeministrin Ram...
Një 27 vjeçar rumun është dënuar me 26 vite burg për vrasjen...
Mbledhja e djeshme e Komitetit të Sigurisë së Aviacionit Civ...
Kur qeveria “Berisha” në vitin 2011 miratoi në Parlament lig...
Një video e publikuar nga Nisma Thurje tregon ndotjen që i ë...
Ndodhi që ditëlindja e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama,...
Koreja e Veriut ka realizuar qëlluar sërish raketa balistike...
...
Fenomeni masiv i zvogëlimit të nxënësve në shkollat fillore ...
Në çdonjërin prej tre samiteve të fundit të NATO-s, Maqedoni...
Vajza e Ali Ahmetit, Uskana sonte është bërë nuse. Këtë gëzi...
Sa të rrepta janë dënimet për krimet seksuale në vende të nd...
Policia në Dallas thotë se të paktën një person i armatosur ...
Terroristët e Shtetit Islamik vranë të paktën 35 persona dhe...
Përmirësimi i teknologjisë së informacionit në makina po nxi...
Disa dhjetëra ekspertë të njohur e quajtën të papranueshëm f...
Tanimë është bërë e ditur agjenda e zëvendëssekretares së Sh...
Janë publikuar notat e provimeve me zgjedhje të Maturës Shte...
Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima është fotografuar mbrë...
Takova një mik me plot vite mbi shpinë e thinja mbi kokë. Sa...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...