web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si u kundërshtua ligji i plehrave në vitin 2011 nga Balla, Tahiri dhe Braçe/ Shalsi ndër më kritikët

9 Korrik 2016, 06:38, Aktualitet CNA

Kur qeveria ?Berisha? në vitin 2011 miratoi në Parlament ligjin që lejonte importin e plehrave në vendin tonë, PS e kundërshtoi ashpër atë duke thënë se me ligjin në fjalë Shqipëria do të kthehej në një kosh gjigant plehrash për të gjithë Evropën. Konkretisht, deputetë me peshë në grupin e PS-së si Taulant Balla, Saimir Tahiri dhe Erion Braçe, të cilët në atë kohë akuzonin PD-në se po e bënte këtë ligj për të favorizuar mafien e plehrave. Ndërkohë edhe Eduard Shalsi, personi që ka iniciuar në Kuvend pak ditë më parë të njëjtin ligj, në atë kohë deklaronte se importi i mbetjeve do të ishte skandali më i madh për vendin tonë, pasi nuk ekzistonin kushtet për diçka të tillë. Gjithsesi, 5 vite më pas, edhe pse vendi ndodhet pak a shumë në të njëjtat kushte teknike dhe logjistike, PS në qeveri ka ndërruar mendje duke rikthyer ligjin që lejon importin e mbetjeve në drejtim të Shqipërisë. ?12 vende të BE-së nuk e pranojnë importin e plehrave. Ky projektligj është i porositur nga interesa mafioze nga vende të tjera që duan të ndërtojnë në Shqipëri impiante të përpunimit dhe të groposjes së plehrave të tyre. Në planet e parashikuara për vitin 2011 janë tetë ndërmarrje të mëdha për ndërtimin e vend-përpunimit të plehrave në qytetet shqiptare. Në listë si vend-përpunimi plehrash janë qytetet e Vlorës, Elbasanit, Beratit e Gjirokastrës me vlerë totale prej 15 miliardë eurosh. Ndërkohë Maliqi, Vlora sërish dhe Shkodra do kenë impiante për trajtimin e plehrave?, theksonte Taulant Balla në atë kohë. Ndërkohë Saimir Tahiri, aktualisht ministër i Brendshëm, akuzonte Genc Rulin, ish-ministër i METE, se ligji ishte sjellë në Kuvend për të shpërblyer njerëz të afërt pranë tij, raporton e përditshmja Sot. ?Aktualisht në Shqipëri industria e përpunimit është një risi e viteve të fundit, por disa shoqëri kanë marrë lejet për të ndërtuar impiante të riciklimit me pjesëmarrjen e ortakëve dhe të familjarëve të ish-ministrit të METE, Genc Ruli si edhe aksionerëve të një shoqërie italiane që duhet të ndërtojë një impiant përpunimi të mbetjeve. Kjo është qeveria më e paaftë më kriminale në lidhje me mjedisin, ju mbani rekord. Krimi dhe mafia imponojnë interesat e qeverisë suaj. Sot e kësaj dite kalojnë mbetje në Shqipëri, drogë e çfarëdolloj gjëje. Anija ?Korabi? me mbetje toksike ka ardhur në Shqipëri. Pse i thoni shqiptarëve: hapni dyert të marrim plehrat e Evropës? Ju doni të fitoni nga importi i plehrave. Shkoni pyetini shqiptarët. Bëni një referendum?, theksonte Tahiri. Ndërsa për Erjon Braçen Shqipëria nuk menaxhonte dot plehrat e veta e jo më të importonte të tjera. ?Ne jemi një vend i mbuluar nga plehrat. Plehrat janë kudo. Plehrat janë kthyer në standard jetese në këtë vend. Secili prej 1.5 milionë shqiptarëve që jetojnë këtu si prindër nuk ua ka borxh jetën mes plehrash të fëmijëve të tij?, theksonte Braçe.

Kundërshtitë e Shalsit

Eduard Shalsi, i cili ka rikthyer ligjin për importimin e mbetjeve në Kuvend pak ditë më parë, si për ironi të fatit në vitin 2011 ishte një nga kundërshtarët më të flaktë të tij. Shalsi argumentonte se vendi nuk ka kushtet minimale të sigurisë në lidhje me çfarë do të importohet dhe se nuk menaxhon dot mbetjet e veta, e jo më të Evropës, por duket se ka ndërruar shumë shpejt mendim. ?Si mund të lejosh importin e plehrave kur nuk ke provuar fillimisht dhe para se gjithash se di të menaxhosh mbetjet që ti si vend prodhon? U ezauruan plehrat e Shqipërisë që po kërkojmë të sjellim të tjera nga jashtë? Shqipëria nuk ka të inventarizuar akoma popullsinë dhe jo më, të ketë mundësinë të monitorojë dhe të inventarizojë importet e mbetjeve. Qëllimi i këtij ligji është biznesi me plehrat e çdo cepi të Evropës duke i depozituar, duke i djegur apo duke i ricikluar këtu?, theksonte Shalsi.





Lajmet e fundit nga