Kosova dhe Mali i Zi: Marrëveshja për demarkacionin të mos ndryshohet më
Me 25 gusht 2015 Kosova dhe Mali i Zi patën nënshkruar në Vj...
Policia njoftoi dje se ka ndaluar një bandë të madhe të trafikimit të drogës, me shtrirje ndërkombëtare. Aktiviteti i bandës përfshinte 4 vende të Ballkanit, por një pjesë e mirë e saj vepronte në Shqipëri. Duke ju referuar thjeshtë informacioneve të policisë dhe pa i hyrë analizës nëse alarmi i dhënë prej saj është i vërtetë apo i ekzagjeruar, ajo që të bën përshtypje është jo aktiviteti ilegal, por ai legal i të akuzuarve. Thënë ndryshe, aktiviteti i parë dhe kryesor i personave ka qenë trafiku i drogës, por paralel me të, ata kishin ngritur edhe një aktivitet legal, që sipas policisë investohej me paratë e drogës. Ata ishin kryesisht biznesmenë ndërtimi, të të gjitha formateve dhe zhvillues turizmi. Pra, nëse ndjekim llogjikën e policisë, paratë informale, formalizoheshin dhe prodhonin para të tjera të pastra përmes investimeve në ndërtim.
Ky nuk është rasti i parë që persona të ndalur nga policia, të akuzuar nga Prokuroria apo të dënuar nga gjykata shfaqen paralel me aktivitetin e tyre kriminal edhe si biznesmenë, kryesisht ndërtimi. Në fakt gjithë skema e zbardhur nga policia dhe prokuroria, nuk bën gjë tjetër veç përforcon bindjen se kontrolli i shtetit dhe hallkat e tjera të tij, kanë dështuar krejtësisht në këto 3 dekada e gjysëm. Për hir të një tradite zhvillimi të shpejtë, për hir të mungesës së kontrollit apo filozofisë politike të pas viteve ?90, disa nga sektorët kyç të ekonomisë u bënë lavatriçe të mëdha të pastrimit të parave të drogës dhe trafiqeve. Këto para trafiqesh prodhuan para të tjera, të cilat, të konsideruara tashmë të ligjshme, prodhuan biznesmenë ?të nderuar?, sponsor politikë dhe madje edhe politikanë të ardhshëm, duke përmbyllur një cikël të plotë të ekonomisë së kriminalizuar që çon drejt politikës së kriminalizuar.
Për t?u kthyer sërish tek rasti i djeshëm, shtypi ka publikuar një përgjim në të cilin njëri nga personazhet i thoshte nënës së partnerit të tij të arrestuar se kishte paguar 150 mijë euro për të transferuar Prokurorin që po merrej me çështjen. Duket e vështirë që kjo të jetë e vërtetë, por edhe nëse jo, mjafton ideja për të kuptuar se ky sistem ka nisur tani të funksionojë pikërisht kështu. Paratë e krimit i investon në ekonomi legale dhe pastaj paratë nga aktiviteti legal i përdor për të siguruar favore në shkelje të ligjit.
Shqipëria nuk është as vendi i parë dhe as i fundit që zbaton një skemë të tillë. Mafia Siciliane e viteve ?80 mori goditje fatale kur Gjenerali Dela Kieza filloi të hetonte burimin e pasurisë së tyre dhe burimin financiar të investimeve legale. Kjo mënyrë ka dhënë rezultat edhe në vende të tjera ku shteti nuk ka qenë i fuqishëm të kontrollojë që në fillim burimin e investimeve. Ndaj edhe Shqipëria duhet të fokusohet në këtë pistë. Pa hetuar burimin e investimeve dhe rrugën se si janë investuar këto para, lufta me krimin dhe kontrolli ligjor do të jenë gjysmakë. Krimi nuk luftohet vetëm me polici dhe prokurori. Krimi luftohet duke vënë në punë të gjitha institucionet. Duke bërë gjithsecili punën e tij. Edhe tatimet, edhe pastrimi i parave, edhe bankat, që në shumicën e rasteve janë lavatriçja nga pastrohen këto para ilegale. Vetëm atëherë beteja me krimin do jetë rezultative. Vetëm atëherë kriminelët do të ndihen të pasigurtë dhe shoqëria më e lehtësuar. Sepse një shoqëri që beson se zhvillohet me para droge dhe prostitucioni është që në bazë një shoqëri e pashpresë. Një shoqëri e kapur nga krimi!
Me 25 gusht 2015 Kosova dhe Mali i Zi patën nënshkruar në Vj...
Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e N...
Një 20 vjeçar është ekstraduar sot nga Frankfurti i Gjermani...
Aty ku e filloi Edi Rama me ngjala, atje po e fillon edhe Ko...
I nderuar Ambasadori Lu! Afersisht para nje viti ju shkruajt...
Gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj ka ngritur dyshimet ...
Nëse si fëmijë keni vrapuar pas xixëllonjave gjatë ditëve të...
Një nga tre vendimet e para të qeverisë Rama në shtatorin e ...
Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e 700 kg drogë në por...
Mbeturinat dhe inertet e hedhura në zonën e Fajancës në Korç...
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot (8 korrik) dënimin ...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar nga detyra gjyqta...
W. James Antle IIIA u habitët nga mënyra se si përfundoi het...
Këto pamje nuk janë të ndonjë kampi refugjat, nuk janë të nd...
Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga dhimbja dhe tronditja...
Kompania e telefonisë celulare Vodafone mësohet të ketë bër...
Traktati i Varshavës u krijua në maj të vitit 1955. Ishte kr...
Një gabim trashanik që mund ti kushtojë karrierën politike m...
Nga Bledi ManeNdryshe nga fotografia e vitit 2012 kesaj here...
Një aksident i rëndë në Modena të Italisë, i ka marrë jetën ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...