Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Një gabim trashanik që mund ti kushtojë karrierën politike mund të konsiderohet ai që Edi Rama ka bërë në vitin 2012, kohë kur përmes financimeve të dyshimta ai ka disbursuar 80 mijë dollarë për të siguruar një foto me Presidentin e SHBA-së, Barack Obama.
Burime për Syri.net kanë bërë me dije se me kërkesë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe pas denoncimit të depozituar nga PD, Prokuroria e Përgjithshme pritet të marrë në pyetje vetë kryeministrin Edi Rama për të dhënë shpjegime për atë që në SHBA konsiderohet si një krim federal e që ka të bëjë me financimin e parave me burime të panjohura në një fushatë të federale, ashtu siç është edhe ajo për zgjedhjet presidenciale.
Edi Rama pritet të merret në pyetje si një njeri që ka dijeni për ngjarjen dhe duhet të dëshmojë se nga e kanë burimin 80 mijë dollarë që janë paguar për fushatën presidenciale të Barack Obamës dhe që më pas falë pagesës së kësaj shume, Edi Rama asokohe lideri i opozitës ka arritur të sigurojë një biletë për të marrë pjesë në takim ku ishte i pranishëm edhe Barack Obama, dhe një foto me të.
Ai që e ka zbardhur skemën e financimit të paligjshëm në fushatën presidenciale ka qenë shqiptaro-amerikani Bilal Shehu i cili pritet të dënohet me burg në New Jersey pasi ka pranuar se ka marrë pjesë në këtë krim federal.
Dëshmia e Bilal Shehut dhënë në SHBA, dhe identifikimi i Edi Ramës si (I huaji 2)
Pak kohë më parë Zëri i Amerikës publikoi edhe dëshminë e firmosur nga vetë Bilal Shehu në SHBA si bashkëpunëtor i drejtësisë ku besohet se ai ka pranuar praninë e paligjshme të një personi të emërtuar (I huaji 2) dhe që besohet se është pikërisht Edi Rama duke i identifikuar atë tangent edhe si burimin e huaj të 80 mijë dollarëve që janë derdhur në arkat e fushatës presidenciale të Obamës.
Ja pyetjet që iu drejtuan në seancën gjyqësore shtetasit Bilal Shehu me banim në Paramus të Nju Xhersit, i cili pranoi fajësinë se kishte ndihmuar për të fshehur kontribute të huaja gjatë fushatës presidenciale të vitit 2012 në SHBA.
I akuzuari iu përgjigj pozitivisht të gjitha pyetjeve:
1. Gjatë, ose rreth muajit tetor 2012, në Distriktin e Nju Xhersit dhe gjetkë, a keni ndihmuar dhe nxitur me dijeninë dhe dëshirën tuaj individë të tjerë, duke përfshirë Shtetasin e Huaj 1, shtetas i Greqisë dhe Shtetasin e Huaj 2, për të kontribuar me rreth 80 mijë dollarë nga Personi i Huaj 1 dhe Kompania e Huaj 1 për një komision të përbashkët për mbledhje fondesh (më poshtë ?Komisioni i Përbashkët për Mbledhje Fondesh?), i cili përfshinte komisionin e autorizuar të fushatës për Presidentin Obama?
2. Afërsisht gjatë muajit shtator 2012, a keni mësuar rreth një plani për të mundësuar Shtetasin e Huaj 2 që të merrte pjesë në një aktivitet fushate, që do të mbahej më 8 tetor 2012, në San Francisco të Kalifornisë (?Aktiviteti i San Franciscos për Mbledhje Fondesh?)?
3. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a mësuat gjithashtu se Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh do t?i jepeshin fonde prej rreth 80 mijë dollarë përpara 8 tetorit 2012, me qëllim që dy individë të merrnin pjesë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh në atë datë?
4. A mësuat gjithashtu se, për të hyrë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, një jo-shtetas që kërkon të marrë pjesë duhet të jetë i shoqëruar nga një shtetas amerikan?
5. A mësuat gjithashtu se, sipas ligjit amerikan, jo-shtetasi nuk mund të jetë burim i një kontributi prej rreth 80 mijë dollarësh, që do të thotë se e tërë shuma prej 80 mijë dollarësh duhet të dhurohet nga shtetasi amerikan, që shoqëron të ftuarin jo-shtetas?
6. A ratë dakord të merrnit pjesë bashkë me Shtetasin e Huaj 2 në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, për të mundësuar kështu hyrjen në Aktivitet të Shtetasit të Huaj 2 përmes statusit tuaj si shtetas amerikan?
7. A ratë dakord gjithashtu të shërbenit si kontribues i shumës prej 80 mijë dollarësh për Komisionit e Përbashkët për Mbledhje Fondesh, pra të pranonit fonde prej 80 mijë dollarësh nga një burim i huaj, të cilat do t?ia jepnit pastaj Komisionit të Përbashkët, duke bërë që të dukej sikur ky ishte kontribut i juaji personal?
8. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a i dhatë një tjetër individi në SHBA emrin, datëlindjen dhe informacionin tuaj personal si dhe atë të gruas suaj, me dijeninë se këto informacione do t?i jepeshin Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh, në pritje të pjesëmarrjes suaj në Aktivitetin e San Franciscos?
9. A i dhatë të njëjtit individ informacionin e llogarisë suaj bankare, duke e ditur se ky do të përdorej për transferimin e rreth 80 mijë dollarëve, nga një burim i huaj tek llogaria juaj personale, që ju kishit rënë dakord t?ia kalonit pastaj Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh?
10. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a morët një shumë prej rreth 80 mijë dollarësh, me transfertë elektronike, në llogarinë tuaj bankare në Nju Xhersi nga llogaria e Shtetasit të Huaj 1, duke e ditur se këto nuk ishin para që ju takonin dhe që ju do t?ia dorëzonit Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh?
11. Në ose rreth datës 29 shtator 2012, ndërsa ishit në Nju Xhersi, a i përdorët ju dhe gruaja juaj këto 80 mijë dollarë për të blerë dy çeqe bankare në emrin tuaj dhe të gruas suaj për 70 mijë dhe 10 mijë dollarë?
12. A ia dërguat ju më pas këto çeqe Komisionit për Mbledhje Fondesh për të siguruar hyrjen në Aktivitetin e San Franciscos për veten dhe për Shtetasin e Huaj 2?
13. Në fillim të tetorit 2012, a shkuat ju me avion në San Francisco, ku shoqëruat Shtetasin e Huaj 2 në vendin ku do të mbahej Aktiviteti për Mbledhje Fondesh?
14. A iu mohua Shtetasit të Huaj 2 hyrja në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, por iu lejua të bënte fotografi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara?
15. Duke vënë në jetë këtë skemë, a vepruat ju me dijeninë dhe me dëshirën tuaj?
16. A jeni fajtorë për akuzën e ngritur në Informacion?/Syri/
Nga Bledi ManeNdryshe nga fotografia e vitit 2012 kesaj here...
Një aksident i rëndë në Modena të Italisë, i ka marrë jetën ...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 2 vite burg për Ismail Mori...
Nga Benjamin WeiserIshte një prej të premteve mbrëma në muaj...
Një një tjetër video e makinës së grabitësve të Rinasit ësht...
Në vitin 2015, administrata tatimore, krahas 4 rasteve të ma...
Përgjatë kufirit jugor të Turqisë është duke u ngritur një m...
Një 27-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në fsha...
Gjatë kësaj jave, në një ekspeditë shkencore në brigjet e Ad...
Policia britanike ka bërë të mundur arrestimin e tre shqipta...
Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fa...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Ministri I Bre...
Pas një rënie afër zeros në muajt e parë të 2016, niveli i p...
Burime të besueshme nga organi i akuzës tregojnë se Prokuror...
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e krerëve të ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar se policia e...
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi konferencën me tem...
Pjesa dërmuese e botës së përparuar njihet për stilin jo të ...
Të jesh aktor tingëllon si gjë e madhe – një punë e famshme ...
Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurti (Gjerma...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...