Escobar: Dhuna nuk mund të jetë mjet për të marrë kontrollin e një partie politike
Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendro...
Ka disa ditë që disa media (berishane) zbardhën dokumentat që Partia Demokratike ka mbledhur në komisionin hetimor mbi aferën e inceneratorëve. ”Investigimi’ edhe një herë konsiston thjesht në kopjimin e materialit të furnizuar nga politika (ose nga policia ose nga prokuroria, sipas rasteve) dhe gazetarët punojnë thjesht si postierë. Në fakt gazetarët e vërtetë investigativë janë ata që zbulojnë dokumentat dhe prapapaskenat që as institucionet nuk i njohin ose i mohojnë. Megjithatë, në mungesë të aftësisë tjetër profesionale, bëjnë mirë këta botues ”të pavaruar” që shesin si zbulimet e tyre ”ekskluzive” materialet e servirura nga forca politike për interesa partiake.
Gjithësesi cështja është një tjetër. Këta botues ”investigativë”, si cdo moralist fallco, skandalizohen për gjëra krejt normale. Ata kanë filluar një fushatë denigruese jo vetëm kundër inceneratorëve, por edhe kundër një seri mediash që kanë bërë kontrata reklamash me kompaninë e inceneratorëve që me lekët e veta ka vendosur si strategji komunikimi të investojë në imazhin e vet. Një procedurë krejt normale dhe trasparente sic ndodh në gjithë botën demokratike. Eni, apo Texaco apo shumë kompani multinacionale edhe kur janë monopoliste, bëjnë fushatë reklamuese edhe nëse nuk kanë nevojë për të reklamuar asnjë produkt por thjesht imazhin, aktivitetin dhe logon e tyre. Reklama nuk bëhet vetëm për të shitur produkte. I vetmi problem do të ishte nëse reklama e inceneratorëve, do të bllokonte lajmet që kishin të bënin me hetimin e kësaj kompanie, por ?investigatorët? berishanë nuk dinë ose nuk duan ta bëjnë dallimin.
Po moralistët berishanë e kane moralin në rregull për të kritikuar të tjerët? Natyrisht që jo! Ata denoncojnë si ”skandal” të ardhura të arkëtuara zyrtarisht dhe ligjërisht nëpërmjet faturave tatimore dhe e konsiderojnë krim edhe reklamën, që është burim mbjetese për cdo media të ndershme në botë. Ndërkohë që skandali i vërtetë janë lekët e fshehura që kalojnë në arkat e tyre nga burime të panjohura dhe që nuk i deklarojnë. Pra paratë e pista që mbushin cantat. Kapo e medias berishane për shembull, e ka ndërtuar grupin e vet editorial pa deklaruar asnjë faturë blerje për mallra apo pajsie. Të ardhurat zyrtare që deklaron nuk justifikojnë as një cerek të shpenzimeve dhe investimeve që ka bërë. Shumica e punonjësve të tij janë të detyruar të deklarojnë vetëm një pjesë të vogël të rrogës së tyre, pasi pjesën tjetër e marrin me para në dorë, pra me lekë të pista: nga 119 punonjës që ky moralisti-kapo ka, 80 prej tyre (pra 67%) deklarojnë më pak se 35.000 lekë rrogë neto. Dhe nuk janë punetorë të thjeshtë: janë regjsorë, gazetarë, montazherë që në mediat e tjera dhe sipas cmimeve të tregut fitojnë tre apo katër herë më shumë. Janë shifra që tregojnë përtej cdo dyshimi që media e kapo-moralisit berishan bën evazion tatimor dhe pastron para.
Por ky nuk është i vetmi. Moralisti i dytë ”investigativ” që punon në mergim, ka një portal që realizon ”super investigime-gjoba” me 4 gazetarë të punësuar, që paguhen 29.000 lekë neto në muaj secili dhe 3 të tjerë që marrin nga 15.000 lekë secili!!! Ai për vete nuk deklaron asnjë rroga: por si jeton? Normale që edhe ky moralisti tjetër berishan punon me lekët në canta, në shkelje flagrante të ligjit. Dhe me ato lekë tani po projekton të bëjë edhe ai një televizion!!!
Një tjetër botues ”investigativ” e mban faqen web të maskuar mbrapa një shoqate, pa asnjë gazetar të punësuar. I vetmi që deklaron një rrogë është ai vete, si administrator, dhe paga mujore është 25.000 lekë neto: më pak se një pastruese part-time.
Natyrisht këta të tre nuk janë të vetëm, sepse shumica e këtyre gazetarëve moralistë berishanë punojnë si padronët e tyre që pretendojnë imunitet të plotë për cdo krim të tyrin, ndërkohë që mbajnë rolin e inkuizitorit për krimet (e supozuara) të gjithë të tjerëve. Lista është e gjatë. Botues dhe gazetarë që bëjnë ”investigime” dhe japin leksione morale cdo ditë nëpër portale apo ekrane televizive, në shumicën e rasteve janë pjesë e një sistemi gjigant pastrimi parash dhe evazioni tatimor.
Drejtoria e Tatimeve e ka faj kryesore pse deri sot s?ka bërë asnjë veprim për të ndëshkuar këtë fenomen kriminal e që krijon pabarazi dhe mungesë trasparence në tregu. Ministria e Financave ka premtuar që nga muaji mars një task force do të fillojë punën në këtë drejtim. Ne po presim, por emrat e këtyre zullumqarëve ndërkohë mund të gjenden kollaj në database e 680.000 rrogave që janë bërë publike nga dy punonjes-kriminelë të Tatimeve që gjykata para pak ditëve i liroi nga qelia duke i konsideruar si njerëz të ndershëm./ Shqiptarja.com
Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendro...
Ish-Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata ka kë...
Selia e Partisë Demokratike, duket se shumë shpejt do të kth...
Analisti Ylli Dylgjeri, ka bërë një paralelizëm me situatën ...
Gjykata ka liruar 34 të arrestuarit e protestës së datës 8 J...
Deputeti socialist Petro Koçi ka nisur sërish me denoncimet ...
Arbi Agalliu, deputeti i Lulzim Bashës nuk ndahet dot nga Ri...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zv/Ndihmës Sekretari...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim sërish e ka vënë theksin tek ...
Gjeneral brigade Ylli Pulaj mori sot, zyrtarisht detyrën e k...
Lulzim Basha, i cili është shkarkuar nga demokratët në refer...
Rrjeti fiks i ALBtelecom arrin më shumë se 100,000 linja në ...
Koncesioni i inceneratorëve, ndër më të akuzuarit në Shqip...
Teatri Kombëtar ka njoftuar se ka mbyllur dyert për shkak të...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është hapur thirrja e k...
Deutsche Welle: SHBA po planifikon të ngrejë një bazë për fo...
Analisti Mentor Kikia ka komentuar situatën në Partinë Demok...
Ish-deputeti Myslim Murrizi e ka konsideruar si ‘pisllëk të ...
Analisti Ylli Dylgjeri, ka reaguar pas detajeve të forta që ...
Gazetari Elvi Fundo, ka zbuluar detaje lidhur me atë që kons...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...