Një lajm u shpërnda shpejt në media, ku thuhej se ishte arrestuar në Austri Stela Gugallja, pra ishte bërë ndalimi i saj pas kërkesës së SPAK apo nga Interpoli për shkak të akuzës që ka në lidhje me korrupsionin dhe masës së vendosur nga gjykata me “arrest me burg”.
Lajmi doli në “Fax News”, i cili pak më parë nxori një tjetër fake news apo një lajm të vjetëruar tashmë, ku thuhej se ishte proceduar një çështje në lidhje me hetimin ndaj Arben Ahmetajt, ish-zv.kryeministrit të Shqipërisë.
CNA.al i ka raportuar hetimet ndaj Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit dhe Nasip Naços kohë më parë, kur SPAK ka dërguar dosjen në gjykim për inceneratorin e Elbasanit.
Pra, në atë kohë SPAK bëri dhe një njoftim dhe ne e mësuam nga burime zyrtare se tre ministritë, si ministria e Energjetikës, ministria e Ekonomisë dhe e Drejtësisë ishin përfshirë në hetim në lidhje me dhënien me koncesion apo investim siç mund të quhet për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.
Rezultoi se lajmi ishte i vërtetë, u artikulua edhe publikisht, por asnjë media nuk e raportonte. Të gjithë e kishin mendjen te një padi që kishte bërë një gazetar, duke nxjerrë dhe disa fletë hotelesh të Klodian Zotos me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.
Askush nuk e kishte vëmendjen që në fakt SPAK po kryente hetime edhe për ish-ministrin e Ekonomisë, dhe të Drejtësisë, edhe atë të Energjetikës.
Sot doli një lajm për këtë çështje të vjetër, pra me këto hetime që SPAK po kryente dhe pastaj menjëherë u tha nga “Fax News” se ishte ndaluar në Vjenë, Stela Gugallja.
Në fakt, ishte më shumë një fake news nga “Fax News” sepse Stela Gugallja nuk ishte arrestuar në Vjenë.
CNA.al pyeti Interpolin dhe zyrtarisht Policinë e Shtetit, ku mori përgjigje se këta të fundit nuk ishin në dijeni të një ndalimi apo ekstradimi të mundshëm. Thjesht janë çuar dokumentat sipas ligjit por ende nuk ka një përgjigje nga pala austriake.
Më pas, ka qenë avokati i Stela Gugalljas, Klodian Skënderi, i cili ka theksuar se ka një proces në Vjenë në lidhje me ekstradimin, por Stela Gugallja është në gjendje të lirë dhe siç CNA.al ka raportuar, ajo ndodhet një Vjenë, ka kërkuar një strehim politik, problemet e saj me drejtësinë ajo i zgjidh vetë, por nuk është ndaluar për tu ekstraduar në Shqipëri. Ka një proces në gjykatë dhe nuk ka ndalim të Stela Gugalljas.
Lajmi duket qartazi nga është prodhuar dhe kush e ka prodhuar. Janë të njejtët dirigjentë, të cilët shkuan dhe kërcënuan SPAK-un, i bënë shantazh disa javë më parë. Janë të njejtët dirigjentë që kërkuan përjashtimin e prokurorëve nga hetimet për çështjen e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.
Janë të njejtët aktorë dhe skenaristë dhe ata që marrin media me qira, që paguajnë televizionet dhe po të shohim mediat që e raportuan lajmin janë mediat e paguara nga inceneratorët si “Fax News”, “Balkan Web”, gazeta “Panorama”, apo dhe “Report Tv” që CNA.al i ka denoncuar me kohë si media që merrnin para nga inceneratorët, për të cilat pretendojnë se janë reklama.
Në fakt, të marrësh para nga një kontratë monopoliste dhe një aferë, nuk është reklamë, por është pagesë për të mbyllur gojën dhe për të mos denoncuar korrupsionin, për më tepër akoma bëhet edhe propagandë gjoja në emër të antikorrupsionit, por mbështeten dhe reklamohen si fitore inceneratorët, pikërisht të ndërtuar nga një aferë korruptive.
Prandaj gjithçka është tepër e qartë. Një fake news i prodhuar fillimisht nga “Fax News” dhe marrë nga mediat e tjera në lidhje me Stela Gugalljan për ndalimin e saj, kur e vërteta nuk është e tillë, ka thjeshtë dhe vetëm një proces ekstradimi, nuk ka as ndalim.
Shtetasja Stela Gugallja, e akuzuar nga SPAK-u, është një qytetare e lirë, e cila shëtit si çdo austriake e lirë në Vjenë, aty ku ndodhet se bashku me fëmijët e saj, të cilët janë në një kolegj amerikan.
Kjo është e gjithë e vërteta e asaj që ka ndodhur sot me fake news-et e filluara nga “Fax News”, që tashmë duket se çështja shkon te një aspekt tjetër, është skandali McGonigal.
Duhet një skandal më i madh se ai i McGonigal që të mbyllet ajo çështje dhe të goditet protesta e nesërme apo e të shtunës e opozitës dhe ky është një shërbim që inceneratorët, apo grupi i tyre i paguar i gazetarëve i bën politikës dhe janë thjeshtë show dhe spektakle mediatike që nuk ndihmojnë dhe nuk i shërbejnë më askujt./ CNA.al
“Top Channel” ka publikuar dje një material në lidhje ...
Për 28 ditët e janarit, në Shqipëri kanë plasur një së...
Policia prej disa ditësh njofton se janë duke u hequr ...
Provat e reja për 21 janarin implikojnë edhe Lulzim Bashën...
Ngjarja e “21 Janarit” është një nga datat më tragjike...
Partia Demokratike po kalon një krizë të thellë, jo pë...
Është shtyrë për të shtatën herë, seanca e Apelit për depu...
Në një status Alibej më në fund foli. Dhe jo vetëm foli, p...
Në 21 tetor 2022, Taulant Balla njoftoi nismën ligjore...
Jorida Tabaku kishte ca ditë që nuk kishte shkruar gjë...
Ditën e hënë nis sesioni i ri Parlamentar. Mesa duket...
Në datën 11 janar pritet të zhvillohet seanca e radhës...
Dje, gazeta RD festoi 32-vjetorin e saj, një datë që q...
Pas shumë shtyrjesh, Gjykata ka njoftuar sërish një se...
Ndoshta ka ardhur koha që në Shqipëri, për herë të par...
Dikush mund ta ketë të vështirë për ta besuar, por ësh...
2022-shi, si vit politik prodhoi shumë ngjarje, por në...
Lajmi që prodhoi seanca e dështuar e zgjedhjes së Avok...
Mediat kanë përfituar miliona euro nga inceneratorët. Ata ...
Që prej 2 ditësh ka një luftë të re te grupi i PD-së s...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor i cili ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në zyrën ...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka r...
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshm...
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, dyshohet...
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sulmin ndaj "...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shtetet që e...
Një diplomat i lartë rus tha të mërkurën se Moska nuk do t...
Presidenti amerikan, Joe Biden i bëri thirrje kryemini...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...