LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një lajm për ish-grupin "AliBasha" dhe arsyet e dështimit të zgjedhjes së Avokatit të Popullit

24 Dhjetor 2022, 18:46, Editorial CNA
Një lajm për ish-grupin "AliBasha" dhe arsyet e
Foto ilustruese

Lajmi që prodhoi seanca e dështuar e zgjedhjes së Avokatit të Popullit ishte ndarja e Gazit nga Enkelejdi.

Enkelejdi që nga dita që u caktua si zëvendës i Lulit i bëri të shpeshta deklarimet që do largohej nga kryesimi i grupit nëse nuk ia dëgjonin tekën e radhës. Interesante është që, këtë kërcënim të shpeshtë, ai që dukej se e merrte më seriozisht nga të gjithë, ishte Gazi.

Gazi pas çdo kërcënimi që e dëgjonte (ose e perceptonte siç di ai), qetësonte të gjithë të tjerët në emër të unitetit të grupit. Arrinte të qetësonte edhe Joridën që prej kohësh është në konflikt të hapur me "kryetarin" e grupit dhe nga inati shkon ha darka në Lalëz me Bashën.

Publiku në këtë rast duhet të jetë i qartë që Jorida nuk është drekuesja e vetme në tavolinat e Bashës. Vizitorë të rregullt të zyrës së Bashës ishin Enkelejdi dhe Gazi, (veç e veç sigurisht).

Një lajm për ish-grupin "AliBasha" dhe arsyet e
Foto ilustruese

Por takimet me ta Basha nuk i bënte publike "se ashtu është një muhabet".

Kjo ishte gjendja e grupit të vulës kur nisën procedurat e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Kështu e gjeti grupin e vulës hapja e procesit të ftesave për kandidime për Avokatin e Popullit. Në mbyllje të atij procesi lista ishte e gjatë dhe përbëhej nga 21 emra kandidatësh.

CNA.al ka informacione të bindshme që flasin për të paktën 3 kandidatura që kishin marrë paraprakisht mbështetje për kandidimin nga grupi i vulës (pra nga shumica e deputetëve të atij grupi) si dhe nga PS.

Fakti që disa nga kandidatët ishin kujdesur që të siguronin paraprakisht mbështetjen nga njëra anë nga grupi që frekuentonte ende zyrën e Bashës (dhe jo veç ata), dhe nga ana tjetër edhe të mbështetjes nga PS, thjesht dëshmon se sa të qartë ishin kandidatët për mënyrën se si mund të funksiononte zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit është sa proces ligjor aq edhe politik.

Kandidati duhet të ketë mbështetjen e mazhorancës dhe opozitës, nëse mazhoranca nuk i ka votat për ta vendosur e vetme. Procesi është ligjor sepse ligji parashikon kritere dhe procedura për verifikime kriteresh në Komisionin e Ligjeve, por ështe edhe politik, sepse votat që duhen për vendimmarrjen e diktojnë atë. As ligji e as tradita nuk dëshmojnë asnjëherë që për Avokat të Popullit nga mazhoranca e radhës, të jetë votuar symbyllur emri i dalë nga opozita e radhës. Opozita e radhës nuk ka ndodhur që të ketë sfiduar mazhorancën me kandidatin që i ka servirur, sepse kandidati nuk ka qenë asnjëherë i destinuar të serviret i pjekur në furrë.

Ndaj është folur gjithmonë për procese të pjekura dhe kandidatët nuk janë konsideruar si konsum publik apo si gjellë e djegur.

Ligji parashikon që procesi i mbledhjes së firmave mbështetëse nga deputetët e Kuvendit të bëhet pasi Komisioni i Ligjeve të shqyrtojë dhe vendosë mbi kriteret e kandidaturave. Ky verifikim nuk është opsion! Është detyrim ligjor! 

Asnjëherë në të kaluarën, procesi politik nuk ka ndërhyrë në prishjen e kritereve të të përzgjedhurve. Edhe në rastin e negociatave të Bashës me Ramën kandidati i pranuar respektoi strikt kriteret ligjore. Erinda Ballanca është juriste.

Një lajm për ish-grupin "AliBasha" dhe arsyet e
Erinda Ballanca

Nuk ishte as gazetare e as me arsimim që vetëm ndonjë injoranti mund t’i tingëllojnë si arsim juridik. Ndaj mënyra sesi startoi procedura në Kuvend në fakt ishte paralajmërimi i një procesi që do të rrënohej dita ditës.

Komisioni i Ligjeve i Kuvendit nuk rezulton të jetë mbledhur për të verifikuar plotësimin e kritereve ligjore të kandidatëve. Kandidatët nuk u njoftuan kurrë për ndonjë vendimmarrje të tillë. Ndërkohë, pa u njoftuar nëse ishin kualifikuar ose jo nga Komisioni i Ligjeve, u orientuan që të mblidhnin nënshkrimet mbështetëse! Në ditën e seancës së fundit parlamentare të sesionit të kaluar, 5 kandidatët kishin sigururar mbështetjen me nënshkrime nga gjithë opozitat në Kuvend.

Vetëm 5 kandidatë kishin arritur që me lobim personal, me angazhim të grupit të Bashës, me angazhim të grupit të Berishës ose atij të grupimit të Monika Kryemadhit, të merrnin paraprakisht mbështetjen. U dallua qartë që kandidatët për analogji kishin ndjekur kriterin e numrit limit 28, që ligji parashikon si numër minimum mbështetje nga deputetët e Kuvendit.

Por ai numër limit mbeshtetësish për vijimin e kandidimit parashikohet të sigurohet vetëm pasi kandidaturat të jenë seleksionuar nga Komisioni i Ligjeve dhe për ato nënshkrime kandidatët sipas ligjit u drejtohet 140 deputetëve jo 65 prej tyre.

Procesi i nxitur nga drejtuesit e Kuvendit nuk ishte ligjor, sepse nuk zhvillohej ende sipas ligjit. E megjithatë kjo nuk e ndaloi pwr shembull Altin Goxhajn që edhe t’i depozitonte firmat!

Nga ana tjetër Ligji nuk parashikon afate as për kohëzgjatjen e sigurimit të mbështetjes e as për depozitimin e firmave mbështetëse, por vetëm për hapat që duhen ndjekur. Kuvendi nuk kishte marrë masa për miratimin e ndonjë kalendari për asnjë çështje. Kalendari i ishte lënë në dorë pjekurisë apo durimit të drejtuesve të Kuvendit.

Sesioni parlamentar u mbyll me 5 kandidatë që firmat mund t’i konsideronin vetëm si mbeshtetje nga deputetë që i përkisnin opozitës.

Kështu kaloi vapa dhe sesioni i ri parlamentar u nis me një porosi të përcjellë Shërbimeve të Kuvendit, që të njoftonin kandidatët të cilët kishin firma mbështetëse, që ti depozitonin ato në Kuvend.

Pas këtij njoftimi u pa rezultati i haresë së verës dhe efekti i diellit të fortë. Grupi i PD- së së vulës kishte fryrë mbështetjen edhe për 7 kandidatë të tjerë! Dhe midis shtesave ishin edhe 3 kandidatë që nuk plotësonin kriteret ligjore. Materiali i përgatitur nga Shërbimet e Kuvendit kishte "vetëzgjedhur" që të mos jepte vlerësimin teknik mbi plotësimin e kritereve nga kandiaturat. Rastësi!

Me çeljen e sesionit të ri në javën e parë të Shtatorit, protokolli i Kuvendit u bombardua me lista kandidatësh që depozitonin nënshkrimet mbështetëse!

Një lajm për ish-grupin "AliBasha" dhe arsyet e
Foto ilustruese

Procesi ishte futur tashmë në rrugë pa krye dhe për këtë grupi AliBasha kishte dhënë kontribut aktiv duke hapur me vullnet të lirë por të palogjikshëm një gropë të madhe, e cila nisi të fuste ujë ngado. E meqë nga java e parë e Shtatorit deri në javën e fundit të Dhjetorit uji u la të flinte, nisi të qelbej erë.

Ajo që duhet të konsiderohej si negociatë politike, në gropën ku ishin futur ca nga budallallëku e ca nga ndihma e pakursyer e drejtuesve të Kuvendit, u zëvendësua me grricje, teka, inate, skema të vogla dhe intriga parashkollorësh. 3 ditë nga data e seancës për votimin e Avokatit të Popullit, përfaqësues të zëshëm të mazhorancës përhapën versionin e një pazari midis Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Ballës për shkëmbimin e mbështetjes në votim mes Gjomarkajt dhe Dvoranit.

Një lajm për ish-grupin "AliBasha" dhe arsyet e

Nuk dihet se pse disa eksponentë të Kuvendit infiltruan edhe në media këtë version, i cili në fakt jo vetëm dukej, por ishte i pabesueshëm.

Por të ndodhur mes batakut që mbushën vetë, Gaz Bardhi dhe Jori Tabaku gjetën një zgjidhje që u pranua paraprakisht (ose u orientua) nga Lant Balla. Nisën lobingun për të bindur deputetët e grupit të vet që të tërhiqeshin nga firmat mbështetëse për gjithë kandidatët e tjerë me përjashtim të Ledio Brahos. Megjithëse grupi parlamentar socialist nuk kishte dhëne dakordësi për kandidaturën e megjithëse gjatë 3 muajve nuk kishin munguar deklarata të përfaqësuesve të zëshëm të mazhorancës që deklaronin refuzimin.

Gaz Bardhi u lejua që të përdorë protokollin e Kuvendit si paradhomë e PD- së së Vulës dhe pas kësaj numërimi i votave ishte thjesht formalitet. Por ka një analizë që nuk duhet anashkaluar me këtë rast, pasi me marrveshjen e vet të vockël, Gaz Bardhi dhe Lant Balla kanë stisur një zakon parlamentar të rrezikshëm.

Aplikimi i këtij zakoni, mund të fusë ne kolaps ose në pazar korruptiv çdo proces parlamentar për të cilin ligji dikton mbledhjen paraprakisht të 28 firmave mbështetjeje nga deputetët e Kuvendit.

Zakoni i ri, i shpikur nga Gaz Bardhi dhe Lant Balla, përveçse çertifikoi një version hermafrodit të mbledhjes se firmave mbështetëse pa çertifikim kriteresh si dhe zëvendësimin e negociatave politike me pazare parapolitike, mund të rrëzojë çdo proces parlamentar të ardhshëm.

Një lajm për ish-grupin "AliBasha" dhe arsyet e

Procedura standarte ligjore dhe në ndonjë rast edhe Kushtetuese, e sigurimit të 28 nëshkrimeve mbështetëse nga deputetët e Kuvendit synon seleksionimin e kandidaturave dhe jo pazarin me dhe mbi to pas depozitimit të nënshkrimeve.

Depozitimi i kandidaturave që sigurojnë 28 firma mbeshtetëse dhe momenti i rregjistrimit të tyre në Kuvend nuk bëhet që kandidatët pas asaj date të fillojnë lobingun për t'u hequr firmat rivalëve. Ai është moment procedurial, i cili njofton nisjen e një faze të re të procesit Parlamentar,  atë të lobingut për votat e deputetëve për seancën e vendimmarrjes.

Me shpikjen Balla-Bardhi, në të ardhmen kandidatët mund të pakësohen, zëvendësohen, shtohen gjatë gjithë kohës që pason që nga depozitimi i firmave e deri në momentin kur homologët e ardhshëm të Bardhit dhe Ballës të vendosin të thonë stop. Përzgjedhja e atij momenti që askush nuk e përcakton dot që sot, sepse as Bardhi as Balla nuk na e treguan, do të bëhet rast pas rasti në vartësi të rrethanave që vështirë se kanë lidhje me politikën. Sipas formulës së çiftit Balla-Bardhi këto rrëshkitje, pakësime, shtesa mund të ndodhin edhe pa fund. Edhe nëse do vendoset një time-limit, shpikja proceduriale nuk shpëton gjë. Thjesht njofton lojtarët sa kohë kanë në dispozicion për të zgjatur apo prishur procesin.

Me shpikjen Balla-Bardhi, mund të ndodhë që një kandidat, i cili pasi ka depozitiar 28 firma mbështetëse arrin të sigurojë dukshëm votat që i duhen për t'u emëruar, të skualifikohet nga gara thjesht sepse për ca motive të padukshme, i tërhiqet nga firma njëri nga mbështetësit e hershëm.

Nuk po marrim rastin kur mbështetësi vdes në aksident, pasi ky opsion mund të ngjallë ide të rrezikshme si opsione zgjidhjeje, por për shembull mund të merret ai rasti fatlum kur firmëtarit i ofrohet punë në ndonjë televizion.

Balla-Bardhi me rastin e gjetjes juridike, arritën gjithsesi ti ofrojnë popullit një listë prej 12 deputetësh të cilët treguan që ndërrojnë mendje kollaj. Ndaj këta 12 duhen minimalisht të vlerësohen si të pabesueshëm në rastet kur fati do i rivërë sërish përballë ndonjë sprove të si kjo e fimave mbështetëse e vitit 2022 për Avokatin e Popullit.

Sipas peshës specifike në grup por edhe dëmit që mund të shkaktojnë në raste të ngjashme, po i rreshtojmë:

1. Gazmend Bardhi

2. Jorida Tabaku

3. Dashnor Sula

4. Saimir Korreshi

5. Ferdinand Xhaferri

6. Arbi Agalliu

7. Orjola Pampuri

8. Merita Bakiu

9. Bledion Nallbati

10. Zheni Gjergji

11. Andia Ulliri

12. Flutura Açka

Këta janë deputetët që pas 4 muajsh u gdhinë të bërë pishman dhe deklaruan se kishin hedhur gabimisht nënshkrimet mbështetëse për 11 kandidatë dhe se në fakt e kishin pasur seriozisht vetëm për të 12-in!Personat janë ende deputetë të Kuvendit!

Do jenë sërish edhe nëse Drejtuesit e Kuvendit do të rihapin garën për Avokatin e Popullit dhe kandidatëve të rinj do u duhet t'u drejtohen për nëshkrimet mbështetëse, nëse do guxojnë ti marrin seriozisht pas kësaj.

Një gjë është lehtësisht e parashikueshme.

Në procesin e ri Lant Ballës do i duhet të negociojë me Sali Berishën meqë grupi deputetëve të tij nuk ju bind karagjozllëkut të Gazit Bardhit dhe shijoi zhgarravitjen e grupit pas tij.

Pas gjithë kësaj ajo që mbeti ishte një kandidat i grupit Basha, i cili u servir i djegur për shkak se ai u nxorr si sfidë ndaj maxhorancës.Ajo që mbeti ishte edhe dëmi kolateral mbi votimin e Ardian Dvoranit nga maxhoranca. Për shkak të kalkulimeve parapolitike, apo përhapjes së një thashethemi të çuditshëm, vetë maxhoranca dëmtoi jo vetëm grupimin politik të cilit i përkisnin përhapësit e thashethemit, por edhe dërrmoi imazhin e kandidatit.

Një lajm për ish-grupin "AliBasha" dhe arsyet e
Ardian Dvorani

Lajmi i fundit është vlerësimi që Sali Berisha i bëri kandidaturës së mbështetur nga Alibeaj dhe nëngrupi i PD-së së vulës. Në fjalorin e Berishës kjo përkthehet si ftesë vetëm për ata. Grupi i Gazit si nën-grup i PD-së së vulës duhet të japë prova të tjera. Tërrheqja nga nënshkrimet nuk mjafton si provë./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga