
Në 21 tetor 2022, Taulant Balla njoftoi nismën ligjore që do bënte të mundur ndalimin e spiunëve, që të jenë drejtues forcash politike dhe deputetë.
Pas 4 muajsh nuk ka asnjë zhvillim që të dëshmojë që mazhoranca e kishte serizosht. Edhe ndryshimet e famshme të ligjit të dosjeve për gjasme zhbllokimin e procesit të riverifikimit të personave të pajisur më herët me vërtetime pastërtie nga komisione të dikurshme, nuk po vihen në zbatim nga mazhoranca.
Autoriteti i Dosjeve ka vërtetuar me shkresën dërguar redaksisë, se Dosjet nuk janë hapur. Autoriteti në përgjigje të kërkesës së bërë nga ne, na ka shpjeguar ligjin për të na sqaruar se pse nuk e hap dot dosjen për Ilir Metaj dhe 6 zyrtarë të lartë dhe persona publikë me impakt në opinion.



Argumentet ligjore të Autoritetit janë të qarta. Ligji nuk e lejon Autoritetin të hapë dosjet. Dhe për këtë nuk ka faj Autoriteti. Thjesht normativa ligjore pas ndryshimeve të reklamuara si revolucioni i dosjeve, në fakt nuk ka bërë asnjë ndryshim.
Autoriteti i Dosjeve deklaron se dosjet hapen vetëm me kërkesë të personit ose me kërkesë të institucioneve si Kuvendi në rastet kur ligji parashikon verifikim për personin që kandidon apo emërohet në poste për të cilat ligji kërkon verifikimin.
Por jo për raste të tjera. Pra asgjë nuk ka ndryshuar! Këto që deklaron Autoriteti, ishin edhe përpara "revolucionit" të dosjeve.
Autoriteti i Dosjeve sqaron në përgjigjen e vet se për zyrtarin Ilir Meta ka vetëm një kërkesë për verifikim të bërë nga Kuvendi. Ajo kërkesë i takon vitit 2017! Asaj kërkese Autoriteti i është përgjigjur me shpjegimin (sipas ligjit) që zyrtari Ilir Meta ështe subjekt i pajisur me certifikatë pastërtie nga komisione të së kaluarës. Ndaj Autoriteti nuk kishte kompetencë të rihapte kontrollin. Autoriteti edhe në 2017 është përgjigjur sipas ligjit!
Praktikisht, nëse furtuna e ngritur në korrik e lidhur me zyrtarin I.M. nuk ishte tallje me parlamentin dhe jo vetëm, sot moszbatimi i ndryshineve të ligjit, nga mazhoranca mund lexohet thjeshtë si lënie e rrugës së lirë për atë që u quajt "spiuni Ilir Metaj", që mos i nënshtrohet riverifikimit tashmë zyrtarisht dhe jo pas e-mail-eve anonime.
Nga ana tjetër bllokimi nga mazhoranca i shqyrtimit të nismave për përjashtim nga lista politikanësh të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, i jep rrugë të lirë regjistrimeve të atij që u quajt "spiuni Ilir Metaj", në gjykatë e KQZ, si kryetar partie si dhe i jep dorë të lirë për caktimin kandidatëve për kryetarë e këshilltarë bashkiakë.
Shqiptarët nuk shohin dot të vërtetën pas dosjes së deklaruar si "dosja e spiunit I.M. sa kohë askush në Kuvend, nuk kërkon hapjen e dosjes. As Balla, as Enkelejdi, as Luli, askush nuk ka më as kuriozitet që të testojë në praktikë amendamentet e votuara me aq bujë.
Sa kohë askush nuk hapka dot atë dosje, dhe sa kohë nisma për "despiunizimin" fle diku në poturet e mazhorancës, as Gjykata nuk e ç’regjistron dhe KQZ e njeh Ilir Metajn si Kryetar Partie. Kuvendi edhe pas 4 muajve nuk vijon me shqyrtimin e ndryshimeve të reklamuara me bujë nga Balla. Amendimet e njoftuara si nisma që ndalonin spiunët të jenë drejtues partiakë e përfaqësues politikë, nuk janë në program të Kuvendit.
Në muajin shtator 2022, Taulant Balla në prani të kamerave dorëzoi ose bëri sikur dorëzoi në komision projektligjin që ndalon personat “non grata” dhe ish-funksionarët komunistë të diktaturës, të jenë drejtues partie politike, deputetë e drejtues pushteti.
Ato nisma nuk dihet ku kanë humbur dhe Kuvendi nuk ka tentuar deri sot t'i votojë.
Edhe kalendari i sesionit të ri parlamentar, për 3-mujorin janar-mars 2023, nuk ka të përfshirë ndonjë projektligji për ndalimin e zgjedhjes deputet dhe angazhimi si drejtues partiak, i personave “non grata” e ish-funksionarëve komunistë të periudhës deri në vitin 1991.
Ndërkohë, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaron se qenkësh PD që po vonon nismën për të larguar spiunët nga politika!

“14 maji po afron dhe do të ishte e papranueshme që në listat e kandidatëve të ishte edhe bashkëpunëtori I.M. apo me iniciale të tjera, apo në 2025-n anëtar i Kuvendit të Shqipërisë.
Ne këtë gjë duhet ta pengojmë sa më shpejt. Janë ndërhyrje ligjore që kërkojnë 3/5. Dhe më bën përshtypje se këtë gjë e pengon Partia Demokratike. Ose nuk ka shfaqur gatishmërinë e duhur për të kontribuar për miratimin e këtij ligji”, tha Balla.
Si e ka penguar PD-ja Taulant Ballën të kërkojë rihapjen e verifikimit për atë që e quan "spiuni I.M."?

Autoriteti i Dosjeve deklaron se nuk ka asnjë kërkesë të këtij lloji as nga Balla as nga ndonjë përfaqësues i Kuvendit për personin I.M. Për çfarë gatishmërie të duhur të opozitës flet Balla kur "sqaron" se po u pengoka nga PD-ja? Nëse nisma nuk është futur fare në procedurë shqyrtimi, si pret ta shohë pa gatishmërinë apo ku e pa mungesën e gatishmërisë së PD-së?
Si po e pengoka PD-ja, zotin Balla që të kërkojë rihapjen e dosjes për personin I.M.? Ku po e kërkon lejen për ta bërë këtë?/ CNA.al
Jorida Tabaku kishte ca ditë që nuk kishte shkruar gjë...
Ditën e hënë nis sesioni i ri Parlamentar. Mesa duket...
Në datën 11 janar pritet të zhvillohet seanca e radhës...
Dje, gazeta RD festoi 32-vjetorin e saj, një datë që q...
Pas shumë shtyrjesh, Gjykata ka njoftuar sërish një se...
Ndoshta ka ardhur koha që në Shqipëri, për herë të par...
Dikush mund ta ketë të vështirë për ta besuar, por ësh...
2022-shi, si vit politik prodhoi shumë ngjarje, por në...
Lajmi që prodhoi seanca e dështuar e zgjedhjes së Avok...
Mediat kanë përfituar miliona euro nga inceneratorët. Ata ...
Që prej 2 ditësh ka një luftë të re te grupi i PD-së s...
Opozita është një nga shtyllat kryesore të demokracisë...
Në dy javët e fundit, pati një “debat”, midis kryeministri...
Afera e inceneratorëve është një skandal korruptiv, i një ...
Inceneratorët, afera më e madhe korruptive në këto 30 vite...
Sot Gent Ibrahimi u "përzgjodh" nga Presidenca dhe u e...
Dje Partia Demokratike zhvilloi Primaret. Më të nxehtat is...
Primaret janë një risi në PD. Kreu në detyrë, Sali Ber...
Opozita shqiptare ka marrë një pozicion në mbështetje të I...
IKMT sot në mëngjes ka vijuar një aksion të filluar në...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...